Back

Universitetet, ja pikët per degët me konkurs

Univ-pikekonkursUniversitetet kanë nisur testimin specifik të maturantëve për degët me konkurs pranimi, që është një ndër kriteret për t’u shpallur fitues në këto programe studimi. Ditën e djeshme, gjashtë universitete që ofrojnë të tilla programe studimi, ku fituesit përcaktohen edhe mbi bazën e rezultateve të testimit special, që janë ai i Arteve, i Sporteve, Politeknik, i Shkodrës, i Elbasanit, i Durrësit kanë zhvilluar ditën e parë të konkurseve që do të mbyllen më 31 gusht, me përjashtim të fakulteteve të Universitetit të Arteve, në të cilin, konkurset do të përfundojnë në datën 2 shtator. Sakaq, sipas rregullores së miratuar nga MASH për zhvillimin e konkurseve të pranimit, rezultatet e konkurseve do të dërgohen në MASH dhe në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP), në letër dhe CD, brenda 3 ditëve nga përfundimi i tyre. Kjo do të thotë se rezultatet e konkurseve do të jenë gati në datën 3 shtator për Universitetin e Sporteve, Politeknikun, Universitetin e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit, ndërsa për Universitetin e Arteve, ato do të dalin më 5 shtator. Gjithsesi, para daljes së këtyre rezultateve, MASH ka përcaktuar pikët që do t’u duhen maturantëve për t’u shpallur fitues në degët e studimit me konkurs pranimi. Në udhëzimin e saj “Për zhvillimin e konkurseve të pranimit, tarifën e regjistrimit për konkurrim në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë, viti akademik 2011-2012”, MASH ka përcaktuar pikët minimale dhe maksimale të konkurseve, për të gjitha programet e studimit. Ndërkohë që në të njëjtin udhëzim është përcaktuar edhe pesha që do të zërë përqindja e Maturës dhe konkurseve, në formulën llogaritëse të pikëve për fituesit e universiteteve. Kështu, për dy degët me konkurs të Universitetit Politeknik të Tiranës, Arkitekt dhe Urbanist, kjo e fundit do të ofrohet për herë të parë gjatë vitit të ri akademik, Matura do të zërë 40% të pikëve totale, ndërsa konkursi 60%. Pikët maksimale që duhet të marrë një maturantë në konkursin për Arkitekt dhe Urbanist janë 65. Për degën Edukim Fizik e Sporte në Universitetin e Elbasanit dhe të Shkodrës, përqindja e Maturës dhe e konkursit do të jetë 50 me 50, dhe pikët maksimale të konkursit 70. Po kaq do të jenë pikët e konkursit edhe për degën Pikturë-Grafikë pranë Universitetit të Shkodrës, ndërsa raporti Maturë-konkurs do të jetë 40% për të parën dhe 60% për të dytin. Për tri degët e Universitetit të Durrësit, Menaxhim i Bankave, Menaxhim Hoteleri-Turizëm, Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, pesha e pikëve të Maturës do të jetë shumë herë më e lartë krahasuar me programet e tjera, çka do të thotë se për të fituar në to, do të vlejnë më shumë notat e provimeve, sesa pikët e testit special. Kështu, për këto tri degë, Matura do të zërë 80% të pikëve totale dhe konkursi 20%, ndërkohë që pragu minimal i pikëve të konkursit do të jetë 40 dhe ai maksimal 100. Për Universitetin e Arteve, përqindja e Maturës me konkurset është vlerësuar njëlloj për të gjitha degët, dhe raporti i pikëve është 70 me 30. Po i njëjtë është edhe vlerësimi i testit special për programet e Arteve, pasi për çdo degë, pikët minimale të konkursit do të jenë 60 dhe ato maksimale 240. Së fundi, për dy degët e Universitetit të Sporteve, Shkenca të lëvizjes dhe Fushat e veprimtarisë fizike të shëndetit dhe rekreacionit, Matura do të ketë vlerë të barabartë me konkursin në llogaritjen e pikëve, pra 50% me 50%, ndërsa testi special do të ketë 70 pikë në total.
 


Data postimit :30/08/2011
Ikub# :1108300105
Tags: MASH MATURANT STUDIMI UNIVERSITETI
Lexuar :5,468 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:Mapo

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al