Back

PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT,

 VENDIM 

Nr.497, datë 29.6.2011 
PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE  MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR DREJTORINË E  PËRGJITHSHME TË RRUGËVE, TË MJEDISEVE DHE SIPËRFAQES 2716 M2 , NGA  TRUALLI FUNKSIONAL I PRONËS NR.98, ME EMËRTIM “REPARTI USHTARAK  NR.5011”, BRAR, TIRANË, TË MJEDISEVE DHE TË SIPËRFAQES 12150 M2 , NGA  TRUALLI FUNKSIONAL I PRONËS NR.109, ME EMËRTIM “RIPARIM ARTILERIE”  SHA, BRAR, TIRANË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË  18.7.2003 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË  INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË  NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15 të ligjit nr.8743, datë  22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”,  të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të  Mbrojtjes dhe Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave 
 
VENDOSI: 
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga  Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Punëve  Publike dhe Transportit, për Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, të mjediseve dhe sipërfaqes 2716  (dy mijë e shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë) m 2 , nga trualli funksional i pronës nr.98, me emërtim  “Reparti ushtarak nr.5011” Brar, Tiranë, të mjediseve dhe të sipërfaqes 12150 (dymbëdhjetë mijë e  njëqind e pesëdhjetë) m 2 , nga trualli funksional i pronës nr.109, me emërtim “Riparim artilerie”,  sh.a. Brar, Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas planvendosjes që i  bashkëlidhet këtij vendimi, për ta përdorur për nevoja urbanistike, ndërtimin e rrugës publike “Ura  e Brarit-Hyrje tunel Qafë Murrizë”.  
2. Mjediset dhe sipërfaqja 2716 (dy mijë e shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë) m 2 , nga trualli  funksional i pronës nr.98, me emërtim “Reparti ushtarak nr.5011” në Brar, Tiranë, si dhe mjediset  dhe sipërfaqja 12 150 (dymbëdhjetë mijë e njëqind e pesëdhjetë) m 2, nga trualli funksional i pronës  nr.109, me emërtim “Riparim artilerie” sh.a. Brar, Tiranë, sipas planvendosjes bashkëlidhur këtij 
vendimi, të hiqen nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet  vendimit nr.515, datë 18.7.2003 të Këshillit të Ministrave. 
3. Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve u  ndalohet të ndryshojnë destinacionin e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, ta tjetërsojnë ose t’ua  japin në përdorim të tretëve. 
4. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, para  fillimit të punimeve, të ndërtojnë portën hyrëse, kullat dhe murin rrethues në kufijtë e rinj të pronës,  të kryejnë spostimin e rrjeteve inxhinierike që  preken gjatë punimeve, si dhe të rehabilitojnë  infrastrukturën e sipërfaqeve të pronave që prek gjurma e rrugës, sipas parametrave dhe kushteve 
teknike. 
5. Ngarkohen Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Punëve Publike dhe Transportit dhe  Kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore  të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij  vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 
KRYEMINISTRI 
Sali Berisha

Data postimit :29/08/2011
Ikub# :1108290131
Tags:
Lexuar :485 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:08/17/2011
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:06/29/2011
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:06/29/2011
Numri i fletores zyrtare:114
Data e fletores zyrtare:08/17/2011
Faqja e fletores zyrtare:4494
Numri i ligjit:497

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al