Back

PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT “MASTER PROFESIONAL” NË “EDUKIM” E “FINANCË-KONTABILITET”

 URDHËR 

Nr.310, datë 4.7.2011 
PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT “MASTER PROFESIONAL” NË  “EDUKIM” E “FINANCË-KONTABILITET” DHE FILLIMIN E VEPRIMTARISË AKADEMIKE  PËR KËTO PROGRAME, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE 
“UNIVERSITETI “KRISTAL””, TIRANË 
 
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së  Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.9741, datë  21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe vendimin e Këshillit të  Ministrave nr.761, datë 6.12.2005 “Për dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare jopublike  “Universiteti “Kristal””,  
 
URDHËROJ: 
1. Hapjen pranë Fakultetit të Administrimit të Biznesit të shkollës së lartë universitare jopublike,  “Universiteti “Kristal””, Tiranë, dhe fillimin e veprimtarisë akademike për programin e ri të studimit të ciklit  të dytë, që realizohet me 90 kredite, me kohëzgjatje normale 1.5 vite akademike, në formën e studimit me  kohë të plotë dhe në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Master  Profesional” në “Financë- kontabilitet”.  
2. Ky program studimi hapet në bazë të vendimit nr.154, datë 18.2.2011 të Këshillit të Akreditimit të  Arsimit të Lartë, bashkëlidhur këtij urdhri.  
3. Hapjen pranë Fakultetit të Shkencave Politike të shkollës së lartë universitare jopublike  “Universiteti “Kristal””, Tiranë, dhe fillimin e veprimtarisë akademike për programin e ri të studimit të ciklit  të dytë, që realizohet me 90 kredite, me kohëzgjatje normale 1.5 vite akademike, në formën e studimit me  kohë të plotë dhe në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në “Edukim”. 
4. Ky program studimi hapet në bazë të vendimit nr.171, datë 15.4.2011 të Këshillit të Akreditimit të  Arsimit të Lartë, bashkëlidhur këtij urdhri.  
5. Shkolla e lartë universitare jopublike “Universiteti “Kristal””, Tiranë, duhet t’i nënshtrohet  procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.  
6. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion  dhe për zbatimin e këtij urdhri.  
7. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit 
 
Jopublik dhe shkolla e lartë universitare jopublike “Universiteti “Kristal””, Tiranë.  
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.  
MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS 
Myqerem Tafaj

Data postimit :26/08/2011
Ikub# :1108260118
Tags: MASTER
Lexuar :1,243 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:07/04/2011
Propozuar nga:Ministri i Arsimit dhe Shkencës
Data e miratimit:07/04/2011
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:07/04/2011
Numri i fletores zyrtare:113
Data e fletores zyrtare:08/15/2011
Fushat e veprimit te aktit:Arsimi pasuniversitar
Faqja e fletores zyrtare:4477
Numri i ligjit:310

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al