Posto

  • PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1619, DATË 2.7.2008 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE


    Data e hyrjes ne fuqi: 08/12/2011


    Propozuar nga: Këshilli i Ministrave


    Data e miratimit: 08/11/2011


    Statusi i ligjit: I ndryshuar


    Data e ligjit: 08/11/2011


    Numri i fletores zyrtare: 112


    Data e fletores zyrtare: 08/12/2011


    Faqja e fletores zyrtare: 4429


    Numri i ligjit: 553



     VENDIM 

    Nr.553, datë 11.8.2011 
    PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1619, DATË 2.7.2008   TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE, GRUPIMIN  E NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE PËR EFEKT PAGE DHE CAKTIMIN E KUFIJVE  TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË ORGANEVE TË QEVERISJES VENDORE” 
     
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 4 të ligjit nr.10 405, datë  24.3.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të ligjit nr.8549, datë  11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, dhe të neneve 24, 32 e 54 të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000  “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit  të Brendshëm dhe Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave 
     
    VENDOSI: 
    1. Në vendimin nr.1619, datë 2.7.2008 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:  
    a) Shkronjat “a” deri në “e” të pikës 1 të vendimit, ndryshohen si më poshtë vijon:  
    “a. Për Bashkinë e Tiranës: 
    - Kryetari             138 750 - 173 400 lekë; 
    - Nënkryetari      130 000 - 138 750 lekë.  
    b) Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100 000  banorë: 
    - Kryetari              92 000 - 138 750 lekë; 
    - Nënkryetari       60 000 - 92 000 lekë. 
    c) Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001 - 100 000 banorë: 
    - Kryetari               60 000 - 115 000 lekë; 
    - Nënkryetari        49 000 -  90 000 lekë. 
    ç) Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 -  50 000 banorë: 
    - Kryetari                51 000 -  90 000 lekë; 
    - Nënkryetari         41 000 -  77 000 lekë. 
    d) Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 - 20 000 banorë: 
    - Kryetari               41 000 -   77 000 lekë; 
    - Nënkryetari        28 000 -   68 000 lekë. 
    dh) Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë: 
    - Kryetari              37 000 - 54 000 lekë; 
    - Nënkryetari       27 000 - 42 000 lekë.”. 
    b) Lidhja nr.1 “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë të Bashkisë së Tiranës”,  që përmendet në pikën 2, të zëvendësohet me  lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim që i  bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.  
    c) Lidhja nr.2 “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë në bashkitë e tjera,  njësitë bashkiake të Tiranës dhe për nëpunësit e komunave”, që përmendet në pikën 3, të  zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është  pjesë përbërëse e tij.  
    ç) Lidhja nr.3 “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë të këshillit të qarkut”, që  përmendet në pikën 4, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim që i bashkëlidhet  këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
    d) Lidhja nr.7, që përmendet në pikën 5, zëvendësohet me lidhjen numër nr.6, “Vlera e  pagës së grupit për grupet e diplomave të arsimit universitar”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe  është pjesë përbërëse e tij. 
    dh) Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:  
    “7. Shtesa për kualifikim (kolona  4 e lidhjeve nr.1 dhe nr. 3) është 0.”.  
    e) Lidhja nr.5 “Struktura dhe kufijtë e pagave për punonjësit e policisë të bashkive e të  komunave”, që përmendet në pikën 13, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim  që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
    ë) Në pikën 18, vlera “… 31000 lekë në muaj”, bëhet “…32000 lekë në muaj”.  
    f) Në pikën 19, vlera “… nga 19 000 deri në 31 000 lekë në muaj”,  bëhet “… nga 20 000  deri në 32 000 lekë në muaj.”.   
    2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2011, do të  përballohen nga të ardhurat e veta të njësive të qeverisjes vendore për këtë vit.  
     
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga 
    data 15 korrik 2011. 
    KRYEMINISTRI 
    Sali Berisha


    Share:



    Postuar nga: khoxha

    Data: 25/08/2011

    ikub#: 1108250118

    Shfleto artikuj te tjere per:

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al