Back

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURËS DHE TË MËNYRËS SË DHËNIES ME QIRA, ENFITEOZË APO KONTRATA TË TJERA TË PASURISË SHTETËRORE

 VENDIM 

Nr.529, datë 8.6.2011 
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURËS DHE TË MËNYRËS SË  DHËNIES ME QIRA, ENFITEOZË APO KONTRATA TË TJERA TË PASURISË  SHTETËRORE 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5 të ligjit nr.9967, datë 24.7.2008 “Për 
miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008 të Këshillit të Ministrave “Për 
privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të 
ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve  kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre 
ndërmarrjeve”, dhe të neneve 784 e 801 të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës 
së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, 
Këshilli i Ministrave 
VENDOSI: 
I. PASURITË SHTETËRORE QË JEPEN ME QIRA OSE ENFITEOZË, KRITERET E 
KONKURRIMIT, E DREJTA, KOMPETENCAT DHE AFATET 
1. Pasuritë shtetërore u jepen të tretëve, me qira ose enfiteozë, nëpërmjet procedurës së 
konkurrimit.  
2. Pasuritë, që jepen me qira, sipas përcaktimit në pikën 1 të këtij vendimi, janë: ndërtesat, 
trualli i lirë, trualli i lirë funksional (jo nën ndërtesë), makineritë e pajisjet, linjat e prodhimit. 
Pasuritë, që jepen me enfiteozë sipas përcaktimit në pikën 1 të këtij vendimi, janë vetëm 
pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, shoqërive tregtare  me kapital 100 për qind 
shtetëror dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore.  
3. Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të pasurisë shtetërore janë, si më poshtë vijon: 
- niveli i investimit;       
- niveli i punësimit;       
- oferta e detyrimit mujor.       
Institucionet qendrore dhe vendore mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë. 
4. Kriteret e konkurrimit për dhënien me enfiteozë të pasurisë shtetërore janë, si më poshtë 
vijon: 
- niveli i investimit në pasuri të paluajtshme për përmirësimin e pronës, i cili të jetë mbi 200 
për qind të vlerës së shpallur për konkurrim;   
- qëllimi dhe niveli i investimit në tërësi në objekt; 
- niveli i punësimit;  
- oferta e detyrimit mujor.  
Institucionet qendrore dhe vendore mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë. 
5. Përjashtohen nga konkurrimi: 
a) dhënia me qira e sipërfaqeve deri në 200 (dyqind) m
2
, të cilat jepen me afat deri në 1 
(një) vit; 
b) makineritë e pajisjet e shkëputura, me afat deri në 1 (një) vit;  
c) dhënia me qira e pasurive të ndërmarrjeve e të shoqërive shtetërore, subjekteve të pajisura 
me leje të shfrytëzimit të pasurive natyrore minerare, të peshkimit, të ujërave e të veprimtarive të 
tjera, të ngjashme, kur këto pasuri i jepen subjektit në ndihmë të zhvillimit të veprimtarisë, për të 
cilën është licencuar; 
ç) subjekti i licencuar, i cili, në rastet kur me ligj janë miratuar marrëveshje minerare të 
shfrytëzimit, ka të drejtën e lidhjes së kontratës së huapërdorjes për sipërfaqen e ndërtimit të 
fabrikave (sipërfaqe kjo e konfirmuar nga biznesplani i paraqitur për marrjen e lejes së shfrytëzimit), 
me të drejtë përsëritjeje deri në përfundim të periudhës së licencimit; 4357 
d) zgjatja e marrëdhënieve kontraktore deri në  10 (dhjetë) vjet për kontratat e lidhura pa 
konkurrim, kur subjektet qiramarrëse në objektin e marrë me qira zhvillojnë veprimtari prodhuese, 
shërbime ose veprimtari me interes publik dhe kanë përmbushur kushtet e kontratës. Në rast se për 
këto objekte ka vendime të KKKP-së ose ZRKPP-së për ish-pronarët e truallit, do të zbatohen 
dispozitat e ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.  
 dh) dhënia me qira e objekteve shtetërore, për institucionet shtetërore, shoqëritë tregtare 
apo ish-ndërmarrjet, kur do të përdoren për nevoja dhe veprimtari të mëtejshme shtetërore.  
6. Të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë dhe të përcaktimit të afateve të dhënies me qira 
e kanë: 
a) ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror, që jep me qira, për një afat deri në 1 (një) 
vit, objektet me sipërfaqe deri në 200 (dyqind) m
2
 (ku të jetë përfshirë dhe sipërfaqja funksionale); 
objektet voluminoze, si depozita, sillose etj., me vëllim deri në 300 (treqind) m
3
, makineri, pajisje, 
linja teknologjike, të shkëputura, që janë të instaluara brenda këtyre sipërfaqeve. Ndërmarrjet, 
shoqëritë apo institucionet shtetërore mund të japin këto objekte me qira, me afat mbi 1 (një vit), por 
jo më shumë se 5 (pesë) vjet, vetëm me miratim të organit të varësisë administrative. Ndërmarrjet, 
shoqëritë apo institucionet shtetërore nuk mund të japin me qira vetëm truall të lirë me sipërfaqe deri 
në 200 (dyqind) m
2
b) organi, që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore të 
ndërmarrjes, shoqërisë apo institucionit shtetëror, i cili jep me qira, deri në 20 (njëzet) vjet, 
sipërfaqe mbi 200 (dyqind) m
2
, si dhe linjat teknologjike apo objektet voluminoze, si depozita e 
sillose me volum mbi 300 (treqind) m
3
, të instaluara brenda këtyre sipërfaqeve. Afati i lidhjes së 
kontratës për sipërfaqet 200 (dyqind) - 500 (pesëqind) m
2
 është deri në 10 (dhjetë) vjet, ndërsa për 
sipërfaqet mbi 500 (pesëqind) m
2
 është deri në 20 (njëzet) vjet. 
7. Të drejtën e lidhjes së kontratës së enfiteozës për pasuritë shtetërore, me afat deri në 20 
(njëzet) vjet e ka ministria përgjegjëse për ekonominë ose organi i qeverisjes vendore, që ushtron të 
drejtën e përfaqësuesit të pronarit mbi pronën.  
8. Pasuritë në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare jepen me qira prej saj, me 
afat deri në një vit, pa kufizim për sipërfaqen e tyre, sipas tarifave të përcaktuara në tabelën 
bashkëlidhur këtij vendimi. Mbi këtë afat, kontrata lidhet nga përfaqësuesi i pronarit të pronës 
shtetërore, duke aplikuar tarifat e përcaktuara në këtë vendim. 
9. Pasuritë në administrim të Autoritetit Portual Durrës jepen me qira ose enfiteozë prej tij, 
në përputhje me ligjin nr.9130, datë 8.9.2003 “Për Autoritetin Portual”, sipas procedurave të këtij 
vendimi.  
10. Monumentet e kulturës jepen me qira ose enfiteozë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, 
Rinisë dhe Sporteve, në përputhje me ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të 
ndryshuar, sipas udhëzimit të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.  
11. Të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë me subjektet e pajisura me leje të shfrytëzimit 
të pasurive natyrore minerare, të peshkimit, të  ujërave e të veprimtarive të tjera, të ngjashme, 
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ia autorizon, në emër dhe për llogari të saj, rast 
pas rasti, institucionit që mbulon veprimtarinë përkatëse, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurës 
Administrative.  
II. PROCEDURAT E DHËNIES ME QIRA OSE ENFITEOZË TË PASURISË 
SHTETËRORE 
1. Ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror, që ka në administrim objektin që do të 
jepet me qira ose enfiteozë, për të gjitha rastet, përgatit dokumentacionin, si më poshtë vijon: 
a) propozimin e ndërmarrjes, shoqërisë apo institucionit shtetëror për dhënien me qira ose 
enfiteozë të objektit, i cili përmban edhe propozimin për veprimtarinë që  mund të ushtrohet në 
objekt.  
b) vendimin e organit drejtues të ndërmarrjes, shoqërisë apo institucionit (Këshilli 
mbikëqyrës, këshilli drejtues, bordi drejtues etj.); 
c) miratimin e organit të varësisë administrative; 4358 
ç) genplanin e objektit në 6 (gjashtë) kopje origjinale, ku të jenë shënuar sipërfaqja e truallit, 
gjithsej, sipërfaqja e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqja e truallit të lirë funksional (jo nën ndërtesë), 
të konfirmuar nga drejtori i ndërmarrjes, shoqërisë apo institucionit shtetëror dhe nga organi i 
prefekturës, në territorin e së cilës ndodhet pasuria; 
d) tarifën dysheme të detyrimit mujor për sipërfaqet nën objekt, sipas përcaktimeve të bëra 
në këtë vendim dhe, duke pasur parasysh edhe gjendjen fizike të objektit; 
 dh) vlerën e qirasë mujore për linjat teknologjike, galeritë minerare, depozitat, që janë të 
instaluara në objektin që jepet me qira ose enfiteozë, të llogaritur, sipas përcaktimeve të bëra në këtë 
vendim; 
e) konfirmimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pronësinë shtet të 
objektit dhe truallit, si dhe nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për vendimet që 
mund të ketë dhënë për njohje ose kthim prone. Në rastet kur pasuria, që jepet me qira ose 
enfiteozë, është në administrim të shoqërive tregtare shtetërore, nuk është e nevojshme të kërkohet 
konfirmimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe nga Agjencia e Kthimit e 
Kompensimit të Pronave. 
2. Në rastet e propozimit për dhënien me  enfiteozë të objektit, përveç dokumentacionit të 
mësipërm, duhet të specifikohet edhe vlera kontabël e objektit, sipas llogarive financiare në fund të 
vitit paraardhës. 
3. Për objektet e përcaktuara në shkronjën “a” të pikës 6 të kapitullit I të këtij vendimi, 
ndërmarrja, shoqëria a institucioni shtetëror,  pas përgatitjes së dokumentacionit, lidh kontratën e 
qirasë.  
4. Për objektet e përcaktuara në shkronjën “b” të pikës 6 të kapitullit I të këtij vendimi, pas 
përgatitjes së dokumentacionit, drejtuesi i ndërmarrjes, shoqërisë apo institucionit shtetëror, që ka në 
administrim objektin që do të jepet me qira ose enfiteozë, e përcjell atë në organin që ushtron të 
drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore, i cili, me urdhër të titullarit të tij, vazhdon 
procedurat për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurisë shtetërore.  
5. Në urdhrin e titullarit të institucionit për dhënien me qira ose enfiteozë me konkurrim të 
pasurisë shtetërore përcaktohen: 
a) të dhënat e objektit: emërtimi, sipërfaqja, qëllimi i përdorimit, vlera dysheme e detyrimit 
mujor të llogaritur sipas tarifave të këtij vendimi, afati; 
b) veprimtaria që mund të ushtrohet në objekt;  
c) pikët vlerësuese për elementet e konkurrimit, të përcaktuara sipas pikave 3 ose 4 të 
kapitullit I të këtij vendimi, të cilat caktohen, rast pas rasti, nga titullari i institucionit; 
ç) vendi, data dhe ora për paraqitjen e dokumenteve;  
d) përbërja e komisionit të shqyrtimit të ofertave të konkurrentëve, me tre veta, një kryetar e 
dy anëtarë; 
dh) dokumentacioni, që do të paraqitet në procedurën e konkurrimit nga konkurrentët. 
6. Njoftimi për publikim për dhënien me qira ose enfiteozë të objektit shpallet 2 (dy) herë në 
Buletinin e Njoftimeve Publike dhe përmban: të dhënat për objektin, kategorizimin e veprimtarisë që 
do të ushtrohet në objekt, afatin e dhënies me qira ose enfiteozë, pikët vlerësuese për elementet e 
konkurrimit, dokumentacionin që do të paraqesin konkurrentët, si dhe vendin, datën dhe orën e 
paraqitjes së dokumentacionit. Data e konkurrimit të jetë jo më parë se 7 (shtatë) ditë kalendarike 
nga data e botimit të fundit. 
7. Dokumentacioni për marrjen me qira, që paraqesin konkurrentët, i dorëzohet komisionit 
dhe përmban:  
a) kërkesën e subjektit për marrjen me qira të objektit;  
b) planbiznesin, ku të jepet me hollësi vënia në funksionim e objektit dhe të përshkruhen 
qartë plani i punësimit, plani i investimeve, si dhe treguesit që do të realizohen; 
c) ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë; 
ç) certifikatën e regjistrimit dhe certifikatën historike të regjistrimit të subjektit në QKR; 
d) NUIS-in dhe vërtetimin nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe 
sigurimet shoqërore; 4359 
 dh) vërtetime nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka 
procese gjyqësore në lidhje me veprimtarinë; 
e) sigurim oferte në vlerën e qirasë së një muaji, të shpallur në njoftimin për konkurrim. 
Ky dokumentacion duhet të plotësohet edhe në rastet, kur objekti jepet me qira pa 
konkurrim. 
8. Dokumentacioni për marrjen me enfiteozë, që paraqesin konkurrentët, i dorëzohet 
komisionit dhe përmban:  
a) kërkesën e subjektit për marrjen me enfiteozë të objektit;  
b) planbiznesin, ku të jepen hollësi për përmirësimin e pronës;  
c) përshkrimin e projektideve të investimit, nivelin e investimeve të parashikuara në pasuri 
të paluajtshme dhe në objektin në tërësi, shoqëruar me projekte, skica dhe çdo dokumentacion tjetër 
paraprak, si dhe burimin e financimit të projektit; 
ç) ofertën për vlerën e detyrimit mujor; 
d) CV-në e subjektit, ku të tregohet përvoja në  fushën e veprimtarisë ekonomike, që do të 
ushtrohet në objektin, i cili jepet me enfiteozë, të shoqëruar me dokumentacion vërtetues; 
dh) dokumentacionin ligjor të subjektit konkurrues si: vendimi i gjykatës, statuti, akti i 
themelimit, certifikatë e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit në QKR etj.;  
e) dokumentacionin fiskal: certifikatën tatimore, NUIS-in; 
ë) vërtetimin nga dega e tatimeve, që subjekti ka shlyer ose nuk ka detyrime tatimore; 
f) vërtetimin nga dega e doganës se ka zhvilluar eksport apo ka lidhur kontrata eksportuese 
efektive, në rastet kur subjektet kryejnë veprimtari eksportuese; 
g) sigurim oferte në vlerën e qirasë së një muaji, të shpallur në njoftimin për konkurrim. 
9. Komisioni i dhënies me qira ose enfiteozë të pasurisë shtetërore kryen këto detyra: 
a) Merr në dorëzim zarfet e mbyllura të konkurrentëve pjesëmarrës dhe i hap në prani të 
tyre, i lexon dhe u bën të njohur të dhënat kryesore të dokumenteve dhe të treguesve konkurrues, 
për çdo ofertë të paraqitur. Kur dokumentacioni i paraqitur nuk është i plotë, konkurrenti 
skualifikohet, në prani të tij.  
b) Harton procesverbalin e zhvillimit të  konkurrimit, ku përshkruan pjesëmarrësit, 
konkurrentët e skualifikuar dhe shkakun, konkurrentët e kualifikuar dhe listën e dokumenteve të 
paraqitura prej tyre.  
c) Brenda 10 (dhjetë) ditëve bën shqyrtimin e ofertave të paraqitura dhe vlerëson me pikë 
çdo element konkurrimi, sipas përcaktimit të bërë në urdhrin e titullarit. Subjektit, që paraqet vlerën 
më të lartë të propozuar, i jepen pikët maksimale të çdo elementi konkurrimi, ndërsa subjekteve të 
tjera pikët u llogariten në përpjesëtim të drejtë me vlerën më të lartë, të propozuar. 
 Në përfundim, konkurruesit renditen në bazë të shumës së pikëve të përfituara.  
 ç) I paraqet, brenda afatit të përcaktuar në shkronjën “c” të kësaj pike, titullarit të organit, 
që ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë ose enfiteozës, informacion për zhvillimin e 
konkurrimit, së bashku me procesverbalin e zhvillimit të konkurrimit dhe listën e konkurruesve, të 
renditur sipas pikëve të fituara. 
10. Titullari i organit, që ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë ose enfiteozës, vendos 
për subjektin fitues në konkurrim. Kur në konkurrim marrin pjesë më shumë se një konkurrues, 
njoftimi për shpalljen e fituesit vendoset në këndin e njoftimeve të institucionit përkatës. 
11. Subjektet konkurruese, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga shpallja e subjektit fitues, kanë 
të drejtën e ankimimit te titullari i institucionit, i cili brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, i kthen 
përgjigje me shkrim ankuesit. 
12. Pas përfundimit të procedurave të mësipërme, fillojnë procedurat për hartimin dhe 
lidhjen e kontratës së qirasë ose enfiteozës. 
13. Fituesit, që refuzon lidhjen e kontratës, i konfiskohet sigurimi i ofertës në vlerën e një 
detyrimi mujor dhe procedurat e lidhjes se kontratës vazhdojnë me subjektin e klasifikuar në vend të 
dytë.  
14. Para nënshkrimit të kontratës së qirasë ose enfiteozës, qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi 
është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, e cila është e barabartë me vlerën e tre 4360 
muajve të pagesës së qirasë ose enfiteozës. Garancia ngurtësohet deri në fund të kontratës dhe i 
kthehet qiramarrësit ose enfiteozëmarrësit me përfundimin e kontratës.  
III. TARIFAT DHE VLERA DYSHEME PËR PASURITË SHTETËRORE QË JEPEN ME 
QIRA OSE ENFITEOZË 
1. Për pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë, vlera dysheme e detyrimit mujor 
përcaktohet si shumë e vlerës së qirasë mujore për të gjitha objektet, që jepen me qira ose enfiteozë, 
të llogaritura, si më poshtë vijon:  
a) Për ndërtesat (quhen të tilla sipas përcaktimeve në aktet ligjore e nënligjore në fuqi në 
fushën e planifikimit të territorit), tarifat dysheme të qirasë mujore janë:  
- Brenda unazës së vjetër të bashkisë së Tiranës, jo më pak se 300 (treqind) lekë/m
2
 në 
muaj, jashtë unazës e brenda vijave kufizuese të bashkisë së Tiranës, jo më pak se 200 (dyqind) 
lekë/m
2
 në muaj; 
- Jashtë vijës kufizuese të bashkisë së Tiranës, jo më pak se 20 (njëzet) lekë/m
2
 në muaj; 
- Brenda vijave kufizuese të bashkive: Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, 
Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, jo më pak se 150 
(njëqind e pesëdhjetë) lekë/m
2
 në muaj; 
- Jashtë vijave kufizuese të këtyre bashkive, jo më pak se 100 (njëqind) lekë/m
2
 në muaj; 
- Brenda vijave kufizuese të bashkive: Bilisht, Ersekë, Ballsh, Peqin, Tepelenë, Dibër, 
Pukë, Kukës, Përmet, Delvinë, Bulqizë, Gramsh, Has, Kuçovë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, 
Rrëshen, Skrapar, Tropojë, Ura Vajgurore, Manëz, Sukth, Shijak, Fushë-Krujë, Cërrik, Patos, 
Roskovec, Divjakë, Libohovë, Maliq, Shëngjin, Vau i Dejës, Kamë, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, 
Selenicë, Orikum, Konispol, si dhe të bashkive të tjera, që do të shpallen të tilla me akte ligjore, jo 
më pak se 100 (njëqind) lekë/m
2
 në muaj; 
- Jashtë vijave kufizuese të bashkive të sipërpërmendura, jo më pak se 50 (pesëdhjetë) 
lekë/m
2
 në muaj. 
- Ndërtesat, që do të përdoren për zyra, zyra doganore, dyqane “Duty Free” dhe agjenci 
shërbimi në aeroporte e dogana, jo më pak se 2500 (dy mijë e pesëqind) lekë/ m
2
 në muaj,  
- Ndërtesat, që do të përdoren për zyra, agjenci shërbimi në porte, jo më pak se 1000 (një 
mijë) lekë/m
2
 në muaj.  
 b) Për truallin funksional, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 (njëzet) për qind e tarifës 
dysheme të detyrimit mujor të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë (objektit) përfshihet në 
tarifën e qirasë së ndërtesës. 
 c) Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë mujore është 100 (njëqind) lekë/m
2
 ç) Për pasuritë e ndërmarrjeve, shoqërive a institucioneve shtetërore me karakter kombëtar 
(kulturor, historik, muzeal, arkeologjik), të shpallura të tilla me akte ligjore, tarifa dysheme e 
detyrimit mujor e përcaktuar më sipër shumëzohet me 2 (dy).  
2. Kur ndërtesa është me dy ose më shumë kate, për efekt të llogaritjes së qirasë mujore do 
të merret parasysh sipërfaqja e çdo kati.  
3. Për përcaktimin e vlerës së detyrimit  mujor të qirasë, për pasuritë e luajtshme 
(makineritë, pajisjet, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet në galeritë minerare etj.), që jepen me 
qira, ndërmarrja përcakton vlerën e qirasë vjetore, që është sa 1/10 e VAM-it (vlerës aktuale 
minimale), të llogaritur si diferencë e vlerës fillestare të kontabilizuar minus amortizimin në vite, 
mbështetur në vendimin nr.401, datë 23.10.1989 të Këshillit të Ministrave (pjesa për investime), 
shumëzuar me indeksin e çmimeve të muajit përkatës, të publikuar nga INSTAT-i.  
4. Për objektet voluminoze si: rezervuarët, depozitat dhe silloset, që jepen me qira me 
qëllim tregtimi, brenda vijave kufizuese të qyteteve: Tiranë, Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, 
Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, tarifa 
dysheme e qirasë është 400 (katërqind) lekë/m
3
 në muaj, ndërsa jashtë vijave kufizuese të qyteteve të 
sipërpërmendura, si dhe në të gjitha zonat e tjera, tarifa e qirasë është 200 (dyqind) lekë/m
3
 në muaj. 
5. Për terrenet sportive, përcaktuar si të tilla me akte ligjore, tarifa dysheme e qirasë mujore 
është 50 (pesëdhjetë) lekë/m
2
 në muaj, brenda vijës së verdhë të qyteteve, dhe 30 (tridhjetë) lekë/m
2
në muaj, jashtë vijës së verdhë të qyteteve. 4361 
6. Për pasuritë në administrim të Drejtorisë  së Shërbimeve Qeveritare, tarifat minimale të 
detyrimit mujor të qirasë të jenë sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi. Drejtoria e 
Shërbimeve Qeveritare, për mjediset e Pallatit të Kongreseve, në raste të veçanta, aplikon tarifa të 
ndryshme me ato të parashikuara më lart, me miratim të Këshillit të Ministrave. 
IV. NXITJA E BIZNESIT 
1. Për objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, me sipërfaqe mbi 200 (dyqind) m
2
, vlera e 
detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, kur subjekti, që ka marrë me qira ose enfiteozë, vërteton se 
ka plotësuar kriteret e mëposhtme: 
a) Për punësimin mesatar vjetor, të vërtetuara nga institucionet shtetërore përkatëse: 
- kur punësohen 20 - 50 veta,   zbritja është 10 për qind; 
- kur punësohen 51 - 100 veta,   zbritja është 20 për qind; 
- kur punësohen 101 - 200 veta,  zbritja është 30 për qind; 
- kur punësohen mbi 201 veta,   zbritja është 40 për qind. 
b) Për investimet e kryera, të vërtetuara nga llogaritë financiare të certifikuara: 
- kur investohen 50 (pesëdhjetë) milionë lekë deri në 80 (tetëdhjetë) milionë lekë, zbritja 
është 10 për qind; 
- kur investohen 80 (tetëdhjetë) milionë lekë deri në 100 (njëqind) milionë lekë, zbritja është 
20 për qind; 
- kur investohen mbi 100 (njëqind) milionë lekë, zbritja është 30 për qind. 
Ulja e vlerës së detyrimit mujor aplikohet si shumë e të dyja kritereve të sipërpërmendura. 
2. Ulja e vlerës së detyrimit mujor zbatohet si shumë e të dyja kritereve edhe për kontratat 
në fuqi, të lidhura para daljes së këtij vendimi, për dhënien me qira dhe enfiteozë të pasurive 
shtetërore.  
3. Ulja e vlerës së detyrimit mujor nga realizimi i investimeve vlen deri në përfundimin e 
afatit të kontratës së qirasë apo enfiteozës, ndërsa ulja e vlerës së detyrimit mujor nga niveli i 
punësimit mbrohet çdo vit, në funksion të vërtetimit vjetor të punësimit, të lëshuar nga institucionet 
shtetërore përkatëse.  
V. KONTRATA ME TARIFËN SIMBOLIKE 1 EURO KONTRATA  
1. Pasuritë shtetërore u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje ose enfiteoze me tarifë 1 
(një) euro kontrata, kur në këto pasuri shtetërore do të kryhen veprimtari prodhuese industriale në 
nivele investimi mbi 10 (dhjetë) milionë euro ose kur kemi të bëjmë me zgjidhjen e problemeve 
ekonomike e sociale në zona të veçanta. Kushtet dhe kriteret e konkurrimit për këto kontrata 
përcaktohen, rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave.  
2. Procedurat e konkurrimit për objektet, që jepen me qira ose enfiteozë me tarifë 1 euro 
kontrata, pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave, janë të njëjta me ato të përcaktuara në 
kapitullin II të këtij vendimi.  
3. Para nënshkrimit të kontratës së qirasë ose enfiteozës me tarifë 1 euro kontrata, 
qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, në 
vlerën 10 për qind të vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim. Garancia kthehet pas 
përfundimit të investimit.  
4. Në rast se subjekti, që ka lidhur një kontratë me tarifë 1 euro kontrata, nuk realizon 
kushtet e saj, kontrata kthehet në kontratë qiraje ose enfiteoze dhe vlera e detyrimit mujor 
rillogaritet, sipas tarifave të përcaktuara në kapitullin III të këtij vendimi, dhe ky subjekt penalizohet 
me gjobë, në masën e garancisë së depozituar, në çastin e lidhjes së kontratës.  
VI. MONITORIMI I KONTRATAVE 
1. Monitorimi i kontratave të qirasë dhe enfiteozës drejtohet nga organi që ka lidhur 
kontratën e qirasë ose të enfiteozës. Monitorimi bëhet nga njësitë monitoruese që janë institucionet 
shtetërore, shoqëritë tregtare dhe ish-ndërmarrjet shtetërore, që kanë në administrim objektet e 
dhëna me qira ose enfiteozë, si dhe nga degët e shoqërive publike pranë prefekturave.  
2. Njësitë monitoruese të kontratave të qirasë ose enfiteozës kryejnë këto detyra:  
a) Pas lidhjes se kontratës së qirasë ose enfiteozës, bëjnë dorëzimin me procesverbal, te 
qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi, të objektit të përshkruar në kontratë, sipas genplanit përkatës. Në 4362 
procesverbalin, që shoqërohet me pamje fotografike të momentit, përshkruhen qartë gjendja fizike e 
pronës dhe vlera kontabël e objektit që jepet me qira ose enfiteozë, sipas llogarive financiare në fund 
të vitit paraardhës.  
b) Kur mbaron afati i kontratës ose kur kontrata zgjidhet para afatit, marrin në dorëzim me 
procesverbal objektin që ka në administrim.  
c) Ndjekin në vijimësi respektimin e kushteve të kontratave të qirasë ose enfiteozës dhe, çdo 
6 (gjashtë) muaj, hartojnë akte rakordimi me subjektet qiramarrëse ose enfiteozëmarrëse.  
 ç) Dërgojnë në degën e shoqërive publike pranë prefekturës një kopje të kontratave të 
lidhura sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 6 të kapitullit I të këtij vendimi, shoqëruar me kopje 
të genplanit të objektit të dhënë me qira.  
d) Për çdo kontratë të lidhur, në fund të 6 - mujorit të parë, brenda datës 15 korrik dhe në 
fund të vitit, brenda datës 20 janar, dërgojnë  në degën e shoqërive publike pranë prefekturës 
përkatëse një raport të hollësishëm për ecurinë e tyre, të konfirmuar për arkëtimet dhe nga degët e 
thesarit të rrethit përkatës.  
dh) Për çdo ndryshim në dhëniet me qira dhe enfiteozë apo lirimin nga këto të drejta, hap 
pas hapi, njoftojnë për ndryshimet menjëherë degën e shoqërive publike pranë prefekturës përkatëse, 
të cilat bëjnë ndryshimet në regjistrin e krijuar. 
e) Për kontratat e lidhura sipas shkronjës “b”, të pikës 6 të kapitullit I të këtij vendimi, çdo 
tre muaj, dërgojnë në organin, që ka lidhur kontratën e qirasë ose enfiteozës, raportin përkatës për 
realizimin e derdhjes së detyrimeve të qirasë mujore dhe treguesve të tjerë të kontratës, shoqëruar 
me dokumentin e derdhjes dhe çdo dokumentacion tjetër të vlefshëm.  
3. Degët e shoqërive publike pranë prefekturave, për monitorimin e kontratave të qirasë dhe 
enfiteozës, kryejnë këto detyra: 
a) Pasi kanë marrë të dhënat nga njësitë monitoruese të kontratave të qirasë dhe enfiteozës, 
sipas pikës 2 të këtij kapitulli, krijojnë regjistrin për përdorim nga të tretët të pronës publike dhe të 
dhënat për të ardhurat nga përdorimi i pronës publike.  
b) Mbi bazën e të dhënave të regjistrit bëjnë përmbledhësen si prefekturë, brenda muajit 
korrik, për të dhënat e 6 - mujorit të parë, dhe brenda muajit janar të vitit pasardhës, për 
përmbledhësen vjetore, të cilat i dërgojnë në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.  
c) Për kontratat e qirasë të lidhura sipas shkronjës “a” të pikës 6 të kapitullit I të këtij 
vendimi, pasi kanë marrë të dhënat nga njësitë administratore, kanë të drejtë të ndërhyjnë në rastet 
kur vërehen parregullsi në hartimin e kontratës.  
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bën përmbledhësen në rang vendi dhe një 
kopje të saj e dërgon në Ministrinë e Financave, brenda muajit gusht, përmbledhësen 6-mujore, dhe 
brenda muajit shkurt, përmbledhësen vjetore.  
4. Çdo ndryshim i kushteve të kontratës, i kërkuar nga kontraktuesi, bëhet me miratimin e 
titullarit të institucionit që ka lidhur kontratën, për shkaqe të përligjura. 
5. Në rastet kur kontrata është lidhur me persona fizikë, të cilët nga ana e tyre kanë marrë 
përsipër kryerjen e një investimi në nivele që, në bazë të legjislacionit, duhet të ushtrojnë veprimtari 
si persona juridikë, organi, që ka lidhur kontratën, bën ndryshimin përkatës në kontratë.  
VII. SHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE 
1. Të ardhurat, që krijohen nga lidhja e kontratave, ku Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe 
Energjetikës ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore, ndahen, si më poshtë 
vijon: 
- 70 për qind, buxheti i shtetit;  
- 30 për qind, ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror, që ka në administrim objektin 
e dhënë me qira. 
2. Të ardhurat, që krijohen nga lidhja e kontratave, ku pushteti vendor ushtron të drejtën e 
përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore, përfitohen 100 për qind nga organi i pushtetit vendor, 
që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore. 
3. Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira ose enfiteozë e objekteve me karakter 
kombëtar (kulturor, historik, muzeal, arkeologjik) ndahen, si më poshtë vijon: 4363 
- 10 për qind, buxheti i shtetit; 
- 90 për qind, ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror, që ka në administrim objektin 
e dhënë me qira. 
4. Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira e pasurive të universiteteve dhe shkollave të 
larta, në mbështetje të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999 “Për arsimin e lartë në Republikën e 
Shqipërisë”, të ndryshuar, ndahen, si më poshtë vijon: 
- 10 për qind, buxheti i shtetit; 
- 90 për qind, institucioni. 
5. Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira ose enfiteozë e pasurive në administrim të 
Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Autoriteti Portual, Durrës, të përdoren prej tyre, për të 
mbuluar shpenzimet e veta. 
6. Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira ose enfiteozë e pasurive në administrim të 
shoqërive tregtare, të përdoren prej tyre, për të mbuluar shpenzimet e veta. 
VIII. VLEFSHMËRIA E KONTRATAVE 
1. Kontratat e qirasë ose të enfiteozës janë të vlefshme deri në përfundim të afatit të tyre. 
Kur ndërmarrja, shoqëria apo institucioni, që ka dhënë mjedise me qira ose enfiteozë, me sipërfaqe 
mbi 500 (pesëqind) m
2
, shitet para përfundimit të afatit të kontratës, në publikimin për shitjen e tyre 
njoftohet ekzistenca e kontratave të qirasë ose enfiteozës, të lidhura në këtë objekt, si dhe vlera e 
investimit të kryer nga subjekti, që ka marrë me  qira ose enfiteozë. Blerësi është i detyruar të 
respektojë kushtet e kontratës deri në përfundimin e afatit të saj. 
2. Në rastet kur në kontratë është parashikuar zgjidhja e saj kur objekti kalon në procedurë 
privatizimi, me miratimin e privatizimit të objektit, organi, që ka lidhur kontratën, bën zgjidhjen e 
saj.  
3. Për truallin dhënë në përdorim të tretëve në bazë të një kontrate qiraje ose enfiteoze, të 
njohur dhe të kthyer pronarit në zbatim të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe 
kompensimin e pronës”, të ndryshuar, kur ndërtesa në pronësi të pronarit shtet nuk përdoret për 
interes publik, shteti detyrohet t’i paguajë subjektit të shpronësuar qiranë e truallit të përfshirë në 
kontratën e qirasë apo enfiteozës, për të cilën ai është njohur pronar, sipas vlerës respektive, të 
përcaktuar në kontratën e lidhur.  
Vlera e qirasë së truallit, që i kalon pronarit, do të jetë shuma e vlerës së qirasë së truallit të 
lirë funksional me vlerën e qirasë së truallit nën ndërtesë. Qiraja për m
2
 e truallit funksional do të 
jetë sipas tarifës së aplikuar në kontratë. Qiraja për m
2
 e truallit nën ndërtesë, e cila në kontratë 
përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës, do të llogaritet 20 për qind e tarifës së qirasë për 
ndërtesën, përcaktuar në kontratë.  
Kërkesa depozitohet pranë organit, që ka në administrim pronën shtetërore të dhenë me qira 
ose enfiteozë, i cili bën konfirmimin e vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të 
Pronave dhe të sipërfaqes korresponduese, nëpërmjet mbivendosjes së sipërfaqes së njohur dhe të 
kthyer, dhe asaj të dhënë në përdorim të tretëve, nëpërmjet kontratës. Me plotësimin e kësaj 
procedure, ky organ e dërgon praktikën tek organi që ka lidhur kontratën e qirasë ose enfiteozës, për 
lidhjen e marrëveshjes me pronarët për dhënien e qirasë së truallit.  
Kjo procedurë nuk zbatohet kur prona është pjesë e kapitalit të shoqërive tregtare.  
Kur investimi i kryer nga subjekti, që ka marrë me qira apo enfiteozë, është nën 150 
(njëqind e pesëdhjetë) për qind të vlerës së truallit, me kërkesë të pronarit të shpronësuar të tij, 
qiraja e truallit i kalon pronarit, sipas procedurave të mësipërme.  
4. Në kontratat e qirasë ose enfiteozës, të lidhura për objekte me sipërfaqe mbi 500 
(pesëqind) m
2
, në rastet kur shoqëria qiramarrëse ose enfiteozëmarrëse ka kryer investime në 
përputhje me planbiznesin dhe në masën mbi 150 për qind të vlerës së truallit, si dhe kur shoqëria ka 
respektuar kushtet e kontratës, subjekteve kontraktuese u lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë 
të objektit të kontratës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.  
Ministri përgjegjës për ekonominë urdhëron ngritjen e grupit për vlerësimin e investimeve të 
kryera, të përbëre nga një ekspert vlerësues i licencuar dhe një ekspert kontabël i autorizuar, të cilët 
hartojnë raportin për vlerësimin e investimeve të kryera nga shoqëria qiramarrëse ose 4364 
enfiteozëmarrëse për periudhën nga lidhja e kontratës deri në bilancin e vitit të fundit ushtrimor të 
miratuar. Në rastet kur objekti, para lidhjes së kontratës së qirasë ose enfiteozës, është përdorur me 
qira nga i njëjti subjekt, me të njëjtin qëllim,  por me kontrata me afat më të vogël, ekspertët 
vlerësues të investimeve, në hartimin e raportit përkatës përfshijnë edhe investimet e kryera nga ky 
subjekt gjatë asaj periudhe.  
Me marrjen e raportit të ekspertëve, drejtoria përgjegjëse për monitorimin e kontratave të 
qirasë ose enfiteozës bën krahasimin e vlerës së truallit, të përcaktuar sipas çmimit të konfirmuar 
nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me vlerën e investimeve të kryera në objekt, 
sipas raportit të ekspertëve, dhe i paraqet te ministri. Kur vlera e investimeve është mbi 150 për 
qind e vlerës së truallit, ministri miraton fillimin e  procedurave për privatizim të drejtpërdrejtë të 
objektit. 
Pagesa e ekspertëve për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit të investimeve të kryera 
nga qiramarrësit, në këto raste, do të jetë 100 000 (njëqind mijë) lekë për çdo ekspert dhe, në çdo 
rast, të urdhërohet nga ministri përgjegjës për ekonominë. 
5. Në rastet kur janë plotësuar kushtet për privatizim të drejtpërdrejtë, sipas përcaktimeve të 
bëra në pikën 4 dhe objektet e dhëna me qira ose enfiteozë janë pjesë të kapitalit të shoqërive 
shtetërore, para fillimit të procedurave të privatizimit bëhet zbritja e tyre nga kapitali i shoqërisë 
shtetërore.  
IX. TË PËRGJITHSHME 
1. Vendimi nr.1712, datë 24.12.2008 i Këshillit të Ministrave “Për dhënien me qira ose 
enfiteozë të pasurive shtetërore”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, shfuqizohen.  
2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministritë e linjës dhe 
institucionet qendrore dhe organet e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. 
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë  dhe Energjetikës të nxjerrë udhëzimin në 
zbatim të këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 
KRYEMINISTRI 
Sali Berisha

Data postimit :23/08/2011
Ikub# :1108230111
Tags:
Lexuar :3,261 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:06/08/2011
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:06/08/2011
Numri i fletores zyrtare:109
Data e fletores zyrtare:08/11/2011
Faqja e fletores zyrtare:4356
Numri i ligjit:529

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al