Back

Ja cilat jane ushqimet qe kane me shume hekur

Ne momentin kur kemi mungesa ne hekur dhe shfaqet anemia. Keto oligo-elemente u lejojne rruazave te kuqe te transportojne oksigjenin e nevojshme ne qelizat tona. Por a e dini vertet se ne cfare ushqimesh ndodhet?

1. Spinaqi eshte i pasur me hekur.

E gabuar. 100 gram spinaq permbajne vetem 3 mg hekur, cka do te thote se eshte shume pak. Sa per te treguar historine e vitin 1890, nje shkencetar amerikan beri autopsine e nje gjetheje spinaqi. Duke kopjuar te dhenat e tij, sekretari beri nje gabim ne presje. Dhe ne vend te shkruante 3m g, shkroi 30 mg.

2. Hekuri gjendet ne produktet me origjine shtazore.

E vertete. Ekzistojne dy lloje hekuri, njeri qe absorbohet me mire nga organizmi dhe tjetri qe thithet me ngadale ose thithet me veshtiresi. Hekuri gjendet te ushqime si melcia, peshku, ndersa produktet vegjetale permbajne hekur qe nuk perthithet kollaj nga organizmi.

3. Lengu i portokallit eshte i keshillueshem per hekurin.

E vertete, pasi portokallet permbajne vitamine C qe favorizon thithjen e hekurit nga organizmi. Po keshtu eshte i keshillueshem konsumimi i frutave dhe perimeve gjate vakteve, qe te shtojne predispoziten e trupit per te thithur ushqime qe permbajne hekur.

4. Te gjithe ne kemi nevojen per te njejten sasi hekuri.

E gabuar, pasi nevojat jane te lidhura me moshen, gjinine dhe periudhat e jetes se nje njeriu. Cdo dite nje burre duhet te marre 9 mg hekur, ndersa nje grua 16 mg. Ne rastin kur gruaja eshte shtatzene atehere ajo ka me shume nevoje per hekur deri ne 30 mg. Per nje femije nga 1-9 vjec, femija duhet te kete 7 apo 8 mg.

5. Hekuri eshte i pranishem me sasi te medha ne trup.

Kjo eshte gabuar, pasi femrat kane 2,5 grame ndersa burrat kane 4 grame. Megjithate, hekuri mbetet nje obligo-element i rendesishem per funksionimin e organizmit. Cdo dite trupi eliminon nje sasi te vogel hekuri nepermjet qelizave te vdekura, ndermjet djerses dhe urines. Prandaj ne duhet ta zevendesojme cdo dite hekurin e humbur.

euromedica

Data postimit :21/07/2011
Ikub# :1107210052
Tags: USHQIMI
Lexuar :22,693 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:Sekrete Bukurie

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al