Back

Si të shmangim shtrëngimet në muskuj?

Ndodh që shtrëngimi i fortë të zgjojë njerëzit nga gjumi më i thellë. Tek shumica ky probleme paraqitet nga mosha 45 deri 50 vjet dhe është dyfishë më i shpeshtë tek femrat. Është dëshmuar se deficiti i magnezit shpesh është shkaktar i paraqitjes së shtrëngimeve

Shtrëngimet e dhimbshme të muskujve nëpër këmbë shpesh na befasojnë gjatë natës. Ndodh që shtrëngimi i fortë të zgjojë njerëzit nga gjumi më i thellë. Tek shumica ky probleme paraqitet nga mosha 45 deri 50 vjet dhe është dyfishë më i shpeshtë tek femrat. Është dëshmuar se deficiti i magnezit shpesh është shkaktar i paraqitjes së shtrëngimeve. Magnezi rregullon prodhimin e energjisë nëpër qeliza, ndërrimin e materive dhe punën e më shumë se 300 enzimave, mbron zemrën dhe enët e gjakut, ul nivelin e yndyrave në gjak dhe parandalon bashkimin e trombociteve të kuqe të gjakut. Nervave dhe muskujve po ashtu është i nevojshme pasi që rregullon transmetimin e impulseve dhe parandalon problemet e caktuara.

Ushqimi është shumë i rëndësishëm

Kushtojini vëmendjen e veçantë tek ushqimi. Magnezi është i nevojshëm çdo ditë të merret nëpërmjet ushqimit. Ushqimet me plot sheqer, yndyra dhe me miell të bardhë dhe ushqimet e gatshme përmbajnë shumë pak magnez, ndërsa kafja, koka-kolla dhe alkooli parandalojnë absorbimin e tij. Pjesa më e madhe e magnezit merret nëpërmjet ushqimeve me prejardhje bimore, siç janë perimet dhe drithërat. Produktet si bademi, kikirikë dhe arrat po ashtu përmbajnë sasinë e madhe të magnezit. Edhe me rastin e zierjes së perimeve në ujë humbet sasi e madhe e magnezit, ndërsa me ngrirjen e ushqimeve humbet rreth 40 për qind. “Ushqimet e rafinuara, alkooli, kafja, fosfatet nga pijet e gazuara dhe sheqeri i rafinuar ndikojnë keq në efektshmërinë e magnezit në organizëm. Konsumimi i tepërt i alkoolit ndikon po ashtu në nivelin e magnezit në organizëm pasi që alkooli stimulon sekretimin e tij nëpërmjet veshkave”, pohojnë ekspertët, duke shtuar se edhe gjatë kohës së aktiviteteve fizike dhe në saunë me anë të djersitjes largohet sasi e madhe e magnezit.

Kush është i rrezikuar

Sportistët aktiv sidomos kanë nevojë për sasi më të madhe të magnezit. Po ashtu edhe rreth 30 për qind e shtatzënave vuajnë nga shtrëngimet në muskuj, kështu që rekomandohet marrja e rregullt e magnezit që nga fillimi i shtatzënisë. Pasi që nuk kemi gjithmonë mundësi që nëpërmjet ushqimit të marrim sasinë e nevojshme, është e preferueshme përdorimi i preparateve të magnezit të cilët ndihmojnë shumë shpejt. Në konsultim me mjekun mund të merrni edhe preparatet e magnezit në formë të tabletave, në pluhur etj. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e tabletave “Biolektra Magnezijum 240 forte” pasi që treten pa problem dhe janë shumë të përdorshme. Këto tableta me shijen e limonit të freskët treten në ujë, duke mundësuar thithjen e menjëhershme si dhe marrjen e lëngjeve shtesë.
 


Data postimit :13/07/2011
Ikub# :1107130075
Tags: MUSKUJ
Lexuar :1,703 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al