Back

Si te llogarisni piket per universitetin?

Përkatësisht ato janë; provimi i Matematikës, ai i Letërsisë, lëndët me zgjedhje dhe mesatarja e katër viteve të shkollës. Të gjithë komponentët kanë të njëjtën peshë, e cila arrin në 20%.

Hapi i radhës do të jetë plotësimi i formularit A2. Por, nga sa është vendosur, ai do të nisë të plotësohet vetëm pas datës 22 korrik. Specialistët e MASH këshillojnë maturantët të bëjnë kujdes. Përpara se të zgjedhin 10 degët e preferuara të shkollave  të larta, ata duhet të llogarisin më parë sesa pikë grumbullojnë. Gazeta publikon shembullin me anë të të cilit ata do ta kenë më të lehtë të dinë se në cilin fakultet mund të konkurrojnë. Pasi të mësojnë sa pikë kanë, nxënësit duhet të konsultohen me tabelën e pikëve të fituesve të fundit. Ajo tregon sesa ka qenë pragu për t’u pranuar në secilën degë. Duke u bazuar mbi të, maturantët do të krijojnë një ide të përafërt se ku kanë më shumë shanse për të fituar. Formula e llogaritjes së pikëve, të cilën duhet ta përdorë çdo maturant, është: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (në varësi të rezultatit që del). Sipas kësaj formule, M = mesatarja e katër viteve të gjimnazit, D1 = provim i detyruar i Letërsisë, D2 = provim i detyruar i Matematikës, T1 = provimi me zgjedhje 1, T2 = provimi me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkollës së kryer dhe k2 = koeficienti, sipas provimeve me zgjedhje. Pasi të kenë bërë llogaritjen e pikëve, maturantët mund të gjejnë në sajtin e Ministrisë së Arsimit një tabelë, e cila tregon pikët e fituesit të fundit në degën përkatëse. Në këtë mënyrë, ata do të kenë një ide se ku kanë më shumë shanse për të fituar dhe do ta kenë më të lehtë me preferencat

Renditja e degëve

Sipas MASH, preferenca më e lartë është preferenca 1. Mbi bazën e preferencave të shpallura dhe renditjes së tyre do të shpallen fituesit për secilin program studimi. Kontrollohet fillimisht preferenca 1, nëse maturanti është fitues, shpallet për regjistrim në universitetin përkatës. Nëse nuk është fitues në Preferencën 1, kontrollohet preferenca 2 e kështu me radhë deri në Preferencën 10. Maturanti shpallet fitues në Preferencën më të lartë ku ka grumbulluar pikët e nevojshme. Fitues ai është vetëm në një program studimi, në atë të preferencës më të lartë në grupin e preferencave ku ka grumbulluar pikët e mjaftueshme. E thënë me fjalë të tjera, edhe sikur të ketë pikët e mjaftueshme dhe renditje të kënaqshme për preferenca të tjera, të cilat i ka renditur më poshtë, fitues do të shpallet në preferencës që është më lart të tjerave, në të cilat plotëson pikët e mjaftueshme.

Procesi i llogaritjeve është plotësisht transparent. Për çdo program studimi do të shpallet lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve të fituara. Në këtë listë evidentohen edhe fituesit. Një kandidat në listën e një dege mund ta shohë veten në fillimet e listës, por nuk është fitues në këtë program studimi. Kjo për arsye se ky program studimi është preferencë e ulët e tij, p.sh., e pesta. Ai e sheh veten fitues në preferencën e tij më të lartë, p.sh. në Preferencën 2. Pasi të keni vendosur renditjen e programeve të studimit sipas preferencave, nga 1 në 10, vetëm atëherë mund të jeni gati për të plotësuar preferencat dhe renditjen e tyre te Formulari A2.

30 korrik

është afati i fundit i dorëzimit të formularit A2 në shkolla. Plotësimi i tij do të nisë në të gjithë vendin në datën 22 korrik, pas shpalljes së rezultateve të lëndëve me zgjedhje.

48 mije

maturantë kanë dhënë lëndët me zgjedhje . Ata do të hyjnë në garë për t’u pranuar në shkollat e larta publike. Me marrjen e notave brenda kësaj jave, mbetet për t’u plotësuar vetëm formulari A2

Parimi i meritës se kandidatëve

Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore dhe për programe studimi të caktuara Arte, Sporte, Arkitekturë etj., degët me konkurs edhe në bazë të plotësimit të kritereve të veçanta të propozuara nga IALP-të dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të grupit të preferencave fituese, midis 10 ose më pak preferencave të zgjedhur prej tyre.

Shembull për përllogaritjen e pikëve

Erjona aplikon në Universitetin e Tiranës për të vazhduar studimet në degën e mjekësisë.

Ajo ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme të profilizuar, profili natyror dhe ka një notë mesatare nga shkolla e mesme 8.34.

Në dy provimet e detyruara ajo ka këto rezultate:

• Në Letërsi 8.72

• Në Matematikë 9.15

Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje ato që përfshihen në bllokun natyror dhe ka si rezultate:

• Në Fizikë 9.23

• Në Biologji-Kimi 9.52

Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se shkolla e mesme e përgjithshme e profilit natyror ka koeficientin 1.4

Po ashtu Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se parapëlqen bllokun natyror, pra zbaton koeficientin 1.3 për këtë bllok.

Atëherë kryhen këto llogaritje:

Shumëzojmë:

• 8.34 (nota mesatare e shkollës së mesme) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) = 11.676

Shumëzojmë:

• 8.72 (nota në gjuhë-letërsi) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =12.208

Shumëzojmë:

• 9.15 (nota në matematikë) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) = 12.81

Shumëzojmë:

• 9.23 (nota në fizikë) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të preferuar) = 11.999

Shumëzojmë:

• 9.52 (nota në biologji-kimi) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të preferuar)  =12.376

Secili prej rezultateve shumëzohet me 100:

11.676 x 100 = 1167.6

12.208 x 100 = 1220.8

12.810 x 100 = 1281.0

11.999 x 100 = 1199.9

12.376 x 100 = 1237.6

Rezultatet mblidhen

1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 6106.9

Erjona ka grumbulluar 6106.9 pikë

Formula dhe shembulli i specialistëve për të ndihmuar maturantët


Data postimit :12/07/2011
Ikub# :1107120089
Tags: MATURA SHTETERORE PIKET UNIVERSITETI
Lexuar :8,829 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al