Back

PËR KALIMIN E ISH-OBJEKTEVE TË USHTRISË, ISH-DEPO KAZERMIMI DHE ISH-NDËRMARRJA E NDËRTIMEVE USHTARAKE

VENDIM
Nr.349, datë 4.5.2011
PËR KALIMIN E ISH-OBJEKTEVE TË USHTRISË, ISH-DEPO KAZERMIMI DHE   ISH-NDËRMARRJA E NDËRTIMEVE USHTARAKE, TIRANË, NGA MINISTRIA E  MBROJTJES NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE  DHE TRANSPORTIT, PËR PRIVATIZIM NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE

 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11 e 13 të ligjit nr.8743, datë  22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9321, datë 25.11.2004  “Për privatizimin e banesave dhe objekteve, të kthyera në banesa me fondet e shoqërive dhe  ndërmarrjeve shtetërore”, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin  e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar”, me propozimin e Ministrit të Brendshëm dhe të  Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:
1. Kalimin e ish-objekteve të ushtrisë (ish-depo kazermimi nr.11, 14, 16, 17, 9, 12, 10, si  dhe të ish-objekteve të Ndërmarrjes së Ndërtimeve Ushtarake nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11),  blloku nr.4, zona kadastrale 8120, Tiranë, nga Ministria e Mbrojtjes në përgjegjësi administrimi të  Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, sipas formularit dhe
planimetrive bashkëlidhur, me qëllim privatizimin në favor të banorëve të pastrehë, të cilët banojnë  në këtë godinë, sipas listës bashkëlidhur.
2. Pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet Enti  Kombëtar i Banesave të lidhë kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, të përfshirë në listën  sipas pikës 1 të këtij vendimi, sipas kushteve të privatizimit, të përcaktuara me udhëzim të veçantë të  Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.
3. Ngarkohen Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Punëve Publike dhe  Transportit, Enti Kombëtar i Banesave dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës  së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha


Data postimit :16/06/2011
Ikub# :1106160101
Tags:
Lexuar :606 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:05/04/2011
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:05/04/2011
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:05/04/2011
Numri i fletores zyrtare:74
Data e fletores zyrtare:06/12/2011
Fushat e veprimit te aktit:Privatizim
Faqja e fletores zyrtare:2993
Numri i ligjit:349

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al