Back

MBI KËRKESAT TEKNIKE DHE STANDARDET E OPERIMIT TË OFIÇINËS (QENDRËS TEKNIKE) SË AUTORIZUAR TË TAHOGRAFIT


UDHËZIM
Nr.8, datë 29.4.2011
MBI KËRKESAT TEKNIKE DHE STANDARDET E OPERIMIT TË OFIÇINËS (QENDRËS  TEKNIKE) SË AUTORIZUAR TË TAHOGRAFIT


Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës, nenit 177 të ligjit nr.8378, datë  22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.10 211, datë  23.12.2009 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr.9, datë 11.12.2009 të Këshillit  Ministrave “Për mënyrën e funksionimit dhe burimet e financimit të sistemit të tahografit digjital në  Shqipëri””, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1054, datë 22.12.2010 “Për miratimin e  rregullores mbi pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor”, Ministri i Punëve Publike dhe  Transportit


UDHËZON: KAPITULLI I
Neni 1
Qëllimi dhe shtrirja e udhëzimit
a) Marrëveshja europiane “Për punën e ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin  ndërkombëtar rrugor AETR”, ligji nr.9514, datë 18.4.2006 dhe/ose rregullorja e Këshillit (EEC)  nr.3821/85 mbi pajisjen regjistruese në transportin rrugor, kërkojnë nga shtetet anëtare miratimin e  ofiçinave, të cilat instalojnë, inspektojnë dhe riparojnë pajisjen regjistruese, e njohur si tahograf. 
b) Në legjislacionin shqiptar, vendimi i Këshillit të Ministrave nr.1054, datë 22.12.2010  ngarkon MPPT-në për nxjerrjen e këtij udhëzimi për kërkesat teknike, të cilat duhet të plotësohen  dhe standardet e operimit të ofiçinës së autorizuar të tahografit.
c) Kërkesat e vendosura në këtë udhëzim përcaktojnë kushtet e miratimit të ofiçinave të  tahografit, që duhet të plotësohen gjatë gjithë kohës nga ofiçinat dhe stafet e tyre, kur drejtojnë  operacionet e punës në tahograf. Udhëzimi dhe manualet duhet të mbahen në përdorim nga stafi i  ofiçinave të miratuara gjatë punës, për të qenë në dijeni me kërkesat që duhet të plotësohen prej tyre  dhe, që në rast të kundërt, janë subjekt i veprimeve disiplinore në përputhje me këtë udhëzim.
Neni 2
Përkufizime
a) “Autoriteti kompetent” nënkupton autoritetin që lëshon autorizimin për miratimin e  ofiçinës.
b) “Aktivizimi” nënkupton procesin ku pajisja regjistruese bëhet plotësisht në gjendje pune  dhe kryen të gjitha funksionet, përfshirë edhe funksionet e sigurisë.   Aktivizimi i pajisjes regjistruese kërkon përdorimin e kartës së ofiçinës dhe futjen e kodit  PIN të saj. 
c) “Fletë regjistrimi” nënkupton një shirit ose disk të përcaktuar për të pranuar dhe ruajtur  të dhëna të regjistruara, për t’u vendosur në pajisjen e regjistrimit analog, dhe në të cilën mekanizmi  i shënimit të këtij të fundit përshkruan një regjistrim të vazhdueshëm të informacionit që duhet  regjistruar.
d) “Heqja” nënkupton heqjen e tahografit nga një mjet për qëllime të riparimit ose  zëvendësimit.
e) “Instalimi” nënkupton montimin e pajisjes regjistruese (ose të një prej komponentëve të  saj) në mjet. 2712
f) “Inspektimi” nënkupton inspektimin që kryhet në sistemin e tahografit, për të siguruar  pajisjen e rregullt dhe funksionimin e sistemit dhe për të siguruar kalibrimin korrekt të saj, vulosjen  dhe vendosjen e një pllake kalibrimi në përputhje me rregulloren 3821/85.
g) “Kalibrimi” në tahografët analogë: nënkupton vendosjen e parametrave operues të  tahografit brenda tolerancave të specifikuara në apendiksin 1 të aneksit të AETR-së; në tahografët  digjitalë: nënkupton përditësimin ose konfirmimin e parametrave të mjetit që mbahen në memorien e  pajisjes regjistruese. Parametrat e mjetit përfshijnë identifikimin e mjetit (NIM, NRM dhe vendin e
regjistrimit) dhe karakteristikat e mjetit (w, k, l, vlera e shpejtësisë së lejuar, vlera aktuale e  odometrit, koha aktuale UTC).
h) “Kontrollet/inspektimet” kryerja e operacioneve të caktuara që sigurojnë funksionet, siç  duhet të pajisjes regjistruese dhe aranzhimet korresponduese të saj me karakteristikat e mjetit. 
i) “Karta e ofiçinës” nënkupton një kartë tahografi digjital e lëshuar për prodhuesin e  pajisjes së regjistrimit, teknikun, prodhuesin e mjetit ose qendrat teknike për tahografin, të miratuara  nga autoriteti kompetent;   Karta e ofiçinës identifikon mbajtësin e kartës dhe lejon testimin, kalibrimin dhe/ose  transferimin nga pajisja e regjistrimit.
j) “Koeficienti karakteristik i mjetit” nënkupton karakteristikën numerike që jep vlerën e  sinjalit në dalje, të lëshuar nga pjesa e mjetit që e lidh atë me pajisjen regjistruese (boshti në dalje të  kutisë së shpejtësisë), kur mjeti përshkon një distancë prej një kilometër të matur në kushte normale  të testit standard. Koeficienti karakteristik shprehet në impulse për kilometër (w = ... imp/km), ose
në rrotullime për kilometër (w = … rrot/km).
k) “Konstantja e pajisjes regjistruese” nënkupton karakteristikën numerike që jep vlerën e  sinjaleve të futura, të kërkuara për të treguar  dhe regjistruar një distancë të përshkruar për një  kilometër, kjo konstante duhet të shprehet në impulse për kilometër (k = ... imp/km) ose në  rrotullime për kilometër (k = … rrot/km).
l) “Kontrollori i cilësisë” nënkupton personin e punësuar në qendrën teknike ose të  kontraktuar prej saj për të kryer kontrollet që lidhen me procedurat e menaxhimit, implementimit të  një sistemi të përshtatshëm kontrolli cilësie brenda qendrës, dhe që ka minimumin e trajnimit të  nivelit të teknikëve të emëruar.
m) “Njësia e mjetit (NJM)” nënkupton pajisjen  e regjistrimit me përjashtim të sensorit të  lëvizjes dhe kabllon që lidh sensorin e lëvizjes. Njësia e mjetit mund ose të jetë një njësi unike ose e  përbërë nga disa njësi në mjet, me kusht që ajo të përputhet me kërkesat e sigurisë sipas apendiksit  1B të aneksit të marrëveshjes AETR.
n) “Ofiçina e tahografit” (më poshtë referuar edhe si “qendra teknike”) nënkupton: një  person, entitet ose organizatë e miratuar, e cila drejton instalimin, aktivizimin, inspektimin,  kontrollet, kalibrimin dhe plumbosjen e pajisjes së regjistrimit, fiksimet e pllakave kalibruese dhe  lëshimin e certifikatës në përputhje me kërkesat e rregullores 3821/85 EEC dhe/ose AETR e
kërkesat e legjislacionit të Shqipërisë.
o) “Operacione teknike” nënkupton të gjitha veprimtaritë që kërkohen të kryhen nga qendra  teknike e miratuar, për qëllime të instalimit, aktivizimit, inspektimit, kontrollit, kalibrimit, vulosjes,  riparimit, heqjes dhe transferimit të të dhënave të tahografit së bashku me regjistrimin e  veprimtarive të tilla dhe lëshimin e dokumentacionit të kërkuar, pllakave dhe certifikatave.
p) “Pajisje regjistrimi” (më poshtë referuar edhe si “tahograf”) nënkupton: pajisjen e destinuar për instalimin në mjetet rrugore për të treguar, regjistruar dhe magazinuar (ruajtur)  automatikisht dhe gjysmautomatikisht detaje të lëvizjes së këtyre mjeteve dhe disa nga periudhat e  punës së drejtuesve të tyre; në përputhje me kërkesat e vendosura në apendiksin 1 (analog) dhe 1B  (digjital) të aneksit të marrëveshjes AETR. Pajisja regjistruese nënkupton gjithë sistemin (njësinë e  mjetit, kokën e tahografit dhe sensorin e lëvizjes). 2713
q) “Perimetri efektiv i gomave në rrota” nënkupton mesataren e distancës së përshkruar nga  secila prej rrotave që vë në lëvizje mjetin në  rrugë gjatë një rrotullimi të plotë. Masa e këtyre
distancave do të bëhet sipas kushteve të testit standard dhe është e shprehur në formën “l = ...  mm”. Prodhuesit e mjeteve mund të zëvendësojnë masat e këtyre distancave me një llogaritje  teorike, e cila merr në llogaritje shpërndarjen  e peshës në akse, mjetin e pangarkuar në kushte
normale operimi.
r) “Riparimi” nënkupton çdo riparim të një komponenti kryesor të pajisjes regjistruese, që
kërkon ndërprerjen e fuqisë së instaluar, ose stakimin nga komponentët e tjerë të pajisjes
regjistruese, ose hapjen e saj.
Neni 3
Papajtueshmëritë e qendrave teknike
Titullari i qendrës teknike, ortakët ose drejtuesit dhe personeli i tij nuk duhet të marrin pjesë
në operacionet e transportit rrugor.
Neni 4
Subjektet të cilat mund të autorizohen si qendra teknike
Kërkesa për autorizim si qendër teknike e miratuar përbëhet nga formulari i plotësuar i
aplikimit, sipas aneksit 6 dhe dokumentet shoqëruese përkatëse sipas këtij udhëzimi.
Aplikimi bëhet për një miratim të ri, për një klasë shtesë të tahografëve (analog ose digjital)
ose për rinovim të autorizimit.
Subjektet e mëposhtme mund të aplikojnë për miratim si qendër teknike:
a) Person fizik - aplikimi duhet të paraqitet në emrin e tij dhe firmoset nga vetë ky person.
b) Person juridik - aplikimi bëhet në emër të personit juridik dhe duhet të firmoset nga
personi i autorizuar (titullari, administratori, pronari) që drejton aktivitetin e ofiçinës së pajisjes
regjistruese.
Neni 5
Kushtet për miratimin e qendrave teknike
1. Subjektet sipas nenit 4 të këtij udhëzimi autorizohen si qendra teknike kur plotësojnë dy
kushtet bazë si më poshtë:
a) kompetenca dhe pajisjet teknike;
b) përshtatshmëria e aplikantit.
Vlerësimi i kompetencës teknike mund të arrihet më së miri duke siguruar që ofiçina të jetë
me pajisje të miratuara për të lejuar kryerjen e detyrave të kërkuara që lidhen me tahografin. Ofiçina
me anë të ambienteve dhe pajisjeve të saj që ka në dispozicion, të jetë e aftë të kryejë të gjitha
operacionet teknike, referuar në këtë udhëzim, dhe të sigurojë se teknikët që kryejnë operacionet
teknike kanë përfunduar me sukses trajnimin përkatës.
Përshtatshmëria e aplikantit lidhet me vlerësimin nga autoriteti kompetent nëse aplikanti dhe
çdo teknik i ofiçinës plotëson standardet e besueshmërisë, reputacionit dhe ndershmërisë, si dhe
vlerësimin e eksperiencës dhe aftësisë së teknikëve për kryerjen e operacioneve teknike dhe detyrave
të kërkuara në tahograf.
Qendrat teknike duhet të jenë të vendosura në vende lehtësisht të lejuara ku lëvizja e mjeteve
nuk do të krijojë probleme lokale trafiku.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të  Transportit Rrugor harton  manualin teknik për
kryerjen e operacioneve në pajisjen regjistruese, në përputhje me AETR/rregulloren 3821/85, dhe i
detyruar për përdorim nga qendrat teknike të miratuara.  2714
Neni 6
Autorizimi i qendrave teknike
1. Autorizimi për miratimin e ofiçinës së tahografit lëshohet nga Ministria sipas kapitullit III
(3.1) të rregullores mbi pajisjen e regjistrimit në transportin rrugor, miratuar me vendimin e
Këshillit të Ministrave nr.1054, datë 22.12.2010.  Autorizimi duhet të përmbajë të dhënat sipas
aneksit 7 të këtij udhëzimi. 
2. Autorizimi i qendrave teknike specifikohet për tahografët analogë ose digjitalë të secilit
prodhues, në vijim të plotësimit të detyrimeve të vendosura në këtë udhëzim dhe plotësimit të
kërkesave teknike të vendosura në aneksin 1. Formulari i aplikimit për miratimin e një qendre
teknike jepet në aneksin 5.
Autorizimi jepet me afat 1 (një) vit.
3. Titullari i qendrës teknike siguron certifikatat e trajnimit për drejtuesin teknikë dhe
teknikët e emëruar, si në aplikimin fillestar dhe në rinovimet pasuese. Këto certifikata janë të
vlefshme me afat një vit. 
Neni 7
Procedura e miratimit të qendrave teknike
1. Kërkesa dhe dokumentacioni i aplikantëve për t’u pajisur me autorizimin e qendrës
teknike, dorëzohen me rrugë postare në ministri. Pas kësaj qendra teknike e propozuar do t’i
nënshtrohet një inspektimi.
2. Ministria në bashkëpunim me inspektorët e caktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e
Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) për këtë qëllim, do të kontaktojnë me aplikantin pas
aplikimit për kryerjen e inspektimit.
3. Inspektorët diskutojnë elementet që nuk  plotësohen dhe japin opsionet për pranimin e
ndryshimeve. Propozimet e nevojshme për t’u korrigjuar pas aplikimit fillestar jepen me shkrim.
4. Autorizimi lëshohet vetëm kur:
- kushtet e miratimit janë plotësuar; 
- të paktën një nga teknikët e emëruar ka reputacion të mirë, kompetencë të mjaftueshme për
kryerjen e detyrave, ka plotësuar trajnimin përkatës dhe përfshihet në listën e teknikëve të emëruar.
5. Autoriteti kompetent i lëshimit të autorizimit duhet të mbajë të evidentuar me shkrim
procedurën e miratimit të secilit subjekt. Nëse aplikanti nuk paraqitet brenda 6 muajve nga aplikimi
fillestar për përfundimin e procedurës së miratimit atëherë aplikimi do të refuzohet. Njoftimi i këtij
refuzimi dërgohet me shkrim.
6. Rinovimi i miratimit
Rinovimi i autorizimit është i kushtëzuar në operimin e kënaqshëm të qendrës dhe vazhdimit
në përputhje me kushtet e miratimit, përfshirë tarifën vjetore përkatëse.
Neni 8
Shenja e veçantë dhe regjistri për qendrat teknike të miratuara
1. Ofiçina e autorizuar e tahografit vendos një shenjë të veçantë mbi vulë, siç është
specifikuar në pikën I të aneksit 2.
DPSHTRR-ja mban një regjistër për shenjat e veçanta të vulave dhe për të dhënat
elektronike të sigurisë të përdorura, si dhe për kartat e memories të lëshuara. 
2. Përveç shenjës së mësipërme, çdo qendër teknike duhet, gjithashtu, të këtë të ekspozuar
në hyrje të saj në një vend të dukshëm në pjesën e jashtme të ndërtesës jo më lart se 4.5 m nga toka
shenjën e klasës së miratimit për tahograf analog dhe/ose digjital sipas modelit të pikës II të aneksit
2. 2715
3. DPSHTRR-ja krijon dhe mban një regjistër të qendrave teknike të autorizuara. Ky
regjistër përfshin informacionin e mëposhtëm:
a) Emrin ose emrin e kompanisë së qendrës teknike;
b) Shenjën e veçantë të identifikimit të qendrës teknike;
c) Emrin e drejtuesit teknik ose të teknikëve të emëruar;
d) Vendndodhjen e qendrës teknike (adresa e plotë);
e) Telefon, fax dhe e-mail.
4. Çdo gjashtë muaj, DPSHTRR-ja do të komunikojë me drejtoritë e MPPT-së, kompetente
në fushën e transportit, çdo ndryshim që ndodh në regjistrin e përmendur më lart. 
5. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i dërgon Ministrisë së
Punëve Publike dhe Transportit dhe  organeve homologe të shteteve të tjera, listën e teknikëve të
emëruar, kartat e lëshuara, një kopje të shenjës së vulave, si dhe një informacion për sa u përket të
dhënave të sigurisë elektronike të përdorur. 
Neni 9
Kushtet standarde për një qendër teknike të miratuar
1. Godina e qendrës teknike duhet të përfshijë, minimalisht:
a) një rrugë parkimi për të paktën dy mjete tregtare prej 15 m të gjatë dhe 2.6 m të gjerë;
b) një rrugë pa pengesa nga zona e hyrjes te vendi i parkimit dhe te zona e testit.
2. Qendra teknike duhet të ketë një ambient të caktuar për kryerjen e operacioneve teknike.
Brenda këtij ambienti duhet të ketë një vend të  rrethuar me hyrje ekskluzivisht për personelin e
qendrës teknike.
Ky vend me hyrje ekskluzive duhet të jetë i pajisur me:
a) Një kasafortë ose dhomë me mbyllje të sigurt, ku pajisja kalibruese, materiali i vulosjes,
kartat e memories dhe pllakat do të ruhen kur nuk përdoren.
b) Një kasafortë me mbyllje të sigurt për arkivimin e të gjitha dokumenteve që lidhen me
aktivitetin, personelin dhe pajisjet, si dhe për formularët që do të përdoren për operacionet teknike.
3. Qendra teknike duhet të krijojë një procedurë dokumentacioni për rregullat e hyrjes dhe
daljes në vendin e rrethuar dhe përdorimin e çelësave të kasafortave.
4. Qendra teknike duhet të ketë ose të jetë në gjendje të ketë sistemet për transmetimin e
informacionit në kryerjen e operacioneve teknike sipas legjislacionit.
5. Qendra teknike duhet të ketë informacionin e mëposhtëm në dispozicion për konsultim me
përdoruesit:
a) Një kopje të dokumentit të autorizimit të miratimit;
b) Emrin e menaxherit dhe teknikut/ëve të emëruar, të autorizuar për operacionet teknike;
c) Një kopje të certifikatave aktuale të trajnimit;
d) Përbërjen e shenjës identifikuese përkatëse;
e) Orët e punës;
f) Çmimet e tarifave që aplikohen.
6. Qendra teknike duhet të jetë e paanshme në lidhje me kushtet sipas të cilave kryhen
operacionet teknike.
7. Qendra teknike duhet të sigurojë shërbimin e operacioneve teknike për tahografët
digjitalë, për të cilin ajo është autorizuar nga autoriteti kompetent.
8. Qendra teknike duhet të garantojë konfidencialitetin e personelit në lidhje me çdo
informacion të fituar gjatë operacioneve teknike në pajisjen regjistruese.
9. Qendra teknike duhet të ketë të paktën dy anëtarë të stafit të disponueshëm; një drejtues
teknik dhe një teknik të emëruar. Qendra teknike do t’i komunikojë DPSHTRR-së emrat e këtyre
personave të pajisur me certifikatën e kualifikimit dhe trajnimit të tyre. Qendra teknike do të
komunikojë, gjithashtu, çdo ndryshim që lidhet me ta. 2716
10. Qendrat teknike duhet të vendosin procedura në manualet e tyre të cilësisë për
vlerësimin e zbatimit korrekt nga personeli i tyre i të gjitha funksioneve të kërkuara për operacionet
teknike, përfshirë ndalimin nga puna të personave të paaftë për kryerjen e kësaj pune ose kush
zbaton funksionet jo korrekt.
11. DPSHTRR-ja njofton qendrën teknike mbi  zhvillimin dhe rifreskimin e trajnimeve të
drejtuesit teknik dhe teknikut të emëruar një herë në vit. 
Neni 10
Përgjegjësitë dhe regjistrat e qendrës teknike
1. Drejtuesi teknik i ofiçinës ka gjithë përgjegjësinë që materialet dhe instrumentet për
vulosjen, kartat e memories, të nevojshme për kryerjen e operacioneve teknike, mbahen në kasafortë
të siguruar mirë.
2. Çdo humbje ose vjedhje e ndonjë prej materialeve, instrumenteve ose kartave të
përmendura në paragrafin e mësipërm, duhet menjëherë t’i komunikohet autoritetit kompetent dhe
DPSHTRR-së. Në rastet e vjedhjes i raportohet edhe organeve të ngarkuara me ligj.
3. Qendra teknike do të mbajë një regjistër të të gjitha humbjeve dhe vjedhjeve, arkivimin e
komunikimeve ose raporteve që kanë lidhje me to, si dhe çdo komunikimi të marrë që i përket kësaj.
4. Qendra teknike duhet të garantojë transferimin periodik të të dhënave në kompjuter,
krijimin e një kopjoje dhe ruajtjen e regjistrimeve të magazinuara në memorien e kartave të qendrës,
pa humbjen e ndonjë informacioni. Këto të dhëna duhet të ruhen në QT, së bashku me rezultatet e
testeve (certifikatat e testit) për të paktën tre vjet.
5. Autorizimi i miratimit mund të anulohet dhe me kërkesë të vetë ofiçinës së pajisjes
regjistruese. Kërkesa për anulim i drejtohet autoritetit të lëshimit të autorizimit dy muaj para
ndërprerjes së veprimtarisë.
Dokumentacioni në vijim duhet menjëherë të kthehet tek autoriteti i lëshimit të autorizimit
dhe DPSHTRR-ja:
a) Gjithë dokumentacioni dhe të dhënat lidhur  me instalimin, kalibrimin, vulosjen dhe
transferimin gjatë tre vjetëve të fundit;
b) Pllakat e kalibrimit të papërdorura;
c) Kopjet e certifikatave, përfshirë testet;
d) Lista e teknikëve të emëruar;
e) Kartat e ofiçinës;
f) Certifikatat e mostransferimit të papërdorura.
Regjistrat
6. Qendra teknike duhet të krijojë dhe të mbajë regjistrin e operacioneve teknike, siç është
përcaktuar në pikën III të aneksit 2 të këtij udhëzimi, i cili të regjistrojë të gjitha instalimet,
kalibrimet, inspektimet periodike, riparimet e vogla dhe çdo pllakë të lëshuar të tahografit. 
Regjistri mund të mbahet edhe në format elektronik dhe ruhet deri në tre vjet.
7. Për tahografët digjitalë duhet të ketë një sistem elektronike për kapjen e të dhënave nga
puna e kryer, duke përdorur kartat e ofiçinës  për ruajtjen dhe magazinimin e të dhënave të
transferuara nga njësia e mjetit dhe të regjistrojë:
a) elementet e plota të çdo mjeti dhe tahografi të përfshirë në operacionet teknike. Këto të
dhëna (përfshirë elementet e kartave të ofiçinave të përdorura), mund të jenë elektronikisht të
transferuara dhe magazinuara direkt nga kartat e ofiçinës në përfundimin e çdo inspektimi/ kalibrimi
të kryer nga teknikët e emëruar për të cilët kartat janë lëshuar;
b) elementet e të gjitha heqjeve të tahografëve;
c) elementet e të gjitha të dhënave të transferuara në kohën e heqjes së tahografit. 2717
Kopjet e të dhënave të transferuara në procesin e riparimit ose heqjes së tahografit duhet të
ruhen për një vit. 
8. Një regjistër i të gjitha certifikatave të mostransferimit të lëshuara, duhet të mbahet nga
qendra teknike e miratuar.
Certifikatat e mostransferimit të papërdorura, të prishura, të pavlefshme ose të dëmtuara,
duhet të ruhen për qëllime auditimi për një periudhë 2-vjeçare.
9. Një regjistër i të dhënave të shkatërruara duhet të mbahet në qendër për një periudhë të
paktën dy vjet. Ky regjistër duhet të përmbajë elementet e të dhënave dhe të personit që ka bërë
shkatërrimin, siç përcaktohet në pikën 3 të nenit 23 të këtij udhëzimi.
10. Të gjitha raportet e inspektimit dhe testet  e pajisjeve të qendrës nga organet përkatëse
duhet të ruhen në kushte të mira për jo më pak se 6 vjet.
11. Qendra teknike duhet të zbatojë tarifat e miratuara për kryerjen e operacioneve teknike.
Neni 11
Siguria e vulave, pllakave, kartave etj.
1. Plotësimi i kërkesave të sigurisë së pajisjeve të vulosjes, vulave, kartave të ofiçinës,
pllakës së instalimit, të dhënave të transferuara dhe certifikatave është shumë e rëndësishme.
Është përgjegjësi e drejtuesit teknik të ofiçinës të mbikëqyrë sigurinë e kartave të ofiçinës
për tahografët digjitalë të lëshuara për teknikët e emëruar të punësuar në qendër.
2. Në rastin e humbjes, vjedhjes ose shpërdorimeve të dukshme të pajisjes së vulosjes,
vulave, kartave të ofiçinës dhe/ose PIN, pllakat instaluese, të dhënat e transferuara ose certifikatat,
qendrat teknike, duhet menjëherë të njoftojnë DPSHTRR-në, si dhe organet përkatëse të policisë.
Qendra duhet të dërgojë një raport të shkruar të plotë të rrethanave për drejtorinë rajonale të
DPSHTRR-së brenda ditës së punës. Raporti duhet të përfshijë emrin dhe rajonin e policisë ku është
raportuar.
3. Teknikët e emëruar kanë përgjegjësi individuale për çdo kartë të ofiçinës dhe kodin PIN
të lëshuar për ta dhe:
a) asnjëherë nuk duhet të tregojnë numrin PIN të tjerëve;
b) asnjëherë nuk duhet të lejojnë të tjerët të përdorin kartat e tyre ose kodin PIN;
c) të marrin përgjegjësi për gjithë aktivitetet e kryera me kartat e ofiçinës;
d) menjëherë të njoftojnë për humbjen, vjedhjen ose keqfunksionimin e kartës te drejtuesi i
qendrës teknike;
e) të njoftojnë drejtuesin e qendrës ose DPSHTRR-në nëse mendojnë se kartat e tyre janë
përdorur nga persona të tjerë.
4. Drejtuesi teknik i qendrës teknike ka përgjegjësi për të siguruar që teknikët e emëruar
plotësojnë kërkesat e tyre individuale dhe që aktivitetet dhe siguria e ofiçinës është plotësisht e
kënaqshme. 
5. Drejtuesi teknik i qendrës teknike duhet të sigurojë që:
a) çdo teknik i emëruar që kryen punën në  një tahograf digjital ka një kartë ofiçine të
vlefshme për punën e tij;
b) kartat e ofiçinës nuk duhet të dalin jashtë ndërtesës së qendrës teknike;
c) teknikët e emëruar asnjëherë nuk duhet të përdorin kartat e njëri-tjetrit. 2718
KAPITULLI II
Neni 12
Instrumentet dhe pajisjet testuese të QT-së
1. Në ofiçinat e autorizuara të tahografit vendosen pajisje testuese të miratuara e të
përshtatshme për kryerjen me efektivitet të instalimit, inspektimit, kalibrimit dhe heqjes të pajisjes së
regjistrimit.
2. Lista e pajisjeve kryesore që duhet të ketë një qendër teknike për tahografët analogë dhe
digjitalë jepet në aneksin 8 të këtij udhëzimi. Përshkrimi i detajuar i punës dhe operacioneve të tyre
hartohet nga DPSHTRR-ja. Instrumentet dhe pajisjet e ofiçinës duhet të jenë në përputhje me klasën
e tahografit, si dhe me proceset e operacioneve teknike në pajisjen e regjistrimit për të cilën është
marrë miratimi.
3. Instrumentet e testimit të tahografëve duhet të kontrollohen për të siguruar konformitetin
me standardet e këtyre pajisjeve. Kontrolli i këtyre instrumenteve kryhet çdo gjashtë muaj ose çdo
vit, sipas kërkesës së prodhuesit. Kontrolli bëhet në çdo kohë të muajit që ajo i përket.
4. Testi i konformitetit të instrumenteve të testimit mund të kryhet nga prodhuesi i pajisjes,
përfaqësuesit e autorizuar prej tyre ose institucionet e akredituara në Shqipëri për instrumentet
kalibruese të klasës së duhur. Personat që drejtojnë testin e konfirmimit nuk duhet të kenë lidhje
pronësie, punësimi ose familjare me pronarin/pronarët, drejtuesit e emëruar ose persona të tjerë që
drejtojnë ofiçinën e autorizuar të tahografit. 
5. Qendra teknike duhet të ketë burime të nevojshme dhe pajisje të afta për kryerjen e të
gjitha aktiviteteve të kërkuara në punën e tahografëve analogë ose/dhe digjitalë.
5.1 Qendra teknike duhet të garantojë që të gjitha pajisjet janë përdorur, mirëmbajtur dhe
magazinuar në mënyrë të tillë që garantojnë vazhdimin e përdorimit dhe janë në përputhje me
procedurat e vendosura në sistemin e kontrollit të cilësisë së tij.
5.2 Instrumentet e operacioneve teknike duhet të jenë të mbrojtura nga interferimet e
mundshme.
6. Kompjuterët ose pajisjet e tjera duhet të lejojnë përdorimin e programeve të prodhuesve
për tahografët digjitalë, përshtatshmëria e programeve duhet të jetë e garantuar, me qëllim që ato të
autorizohen. Kompjuteri duhet: 
a) të jetë i mbrojtur me fjalëkalim;
b) të ruajë (magazinojnë) të dhënat e transferuara;
c) të përgatitë pllakën e kalibrimit dhe certifikatat;
d) të krijojë regjistrin elektronik të të dhënave;
e) të transferojë të dhënat nga NJM, kur kërkohet.
7. Organet e përmendura në pikën 4 të këtij neni lëshojnë certifikatë për çdo pajisjeje së
cilës i është kryer testi i konfirmimit. Në certifikatë duhet të identifikohet qartë organi dhe emri i
inspektorit që ka drejtuar punën dhe, gjithashtu, duhet të tregohet saktësia aktuale e pajisjes.
8. Certifikatat e kalibrimit të instrumenteve dhe pajisjeve mbahen në ofiçinën e autorizuar të
tahografit dhe i paraqiten inspektorëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë sa herë kërkohet
prej tyre.
9. Procedurat e kalibrimit duhet të përcaktojnë proceset kalibruese, kushtet mjedisore,
frekuencën, kriteret e pranimit dhe veprimet korrigjuese që duhet të merren kur këto janë të
pamjaftueshme.
10. Gjendja e kalibruar e pajisjes duhet të tregohet në një pamje të qartë me anë të afishimit,
në të cilin duhet të shënohet data e kalibrimit dhe data e kalibrimit pasardhës.
11. Qendra teknike duhet të mbajë regjistra të të gjitha testeve të konformitetit dhe
kalibrimeve të kryera për pajisjet e ofiçinës. 2719
Neni 13
Kontrolli i cilësisë
1. Qendrat teknike të miratuara duhet të ushtrojnë menaxhimin efektiv të veprimtarisë nga
teknikët e emëruar. Drejtuesi teknik i ofiçinës është dhe personi i kontaktit me autoritetin kompetent
të lëshimit të autorizimit.
Qendra teknike e miratuar, gjithashtu, duhet si pjesë e procedurave të menaxhimit, të
implementojë një sistem të kontrollit të cilësisë brenda qendrës dhe të caktojë një kontrollor cilësie. 
Kontrollori i cilësisë duhet të jetë i pajisur  me certifikatën e trajnimit dhe mund të jetë
pronari, drejtuesi teknik i QT, një nga teknikët e emëruar me eksperiencë, ose një person tjetër i
tretë, i cili mund të kryejë punën e tij në më shumë se një QT.
2. Kontrollori i cilësisë duhet të bëjë rregullisht kontrollet e cilësisë që lidhen me kontrollin
mbi cilësinë e regjistrimeve; të cilësisë së punës së instrumenteve dhe pajisjet testuese çdo 3 muaj. 
Ai duhet të kryejë rregullisht kontrollin e:
a) kompletimit me korrektësi dhe rregullsi të regjistrit të operacioneve teknike të kryer nga
QT dhe evidentimin e konstatimeve të saj në lidhje me operacionet teknike në tahograf; 
b) plotësimit të dokumenteve dhe regjistrimeve me dorë ose elektronik;
c) regjistrimin e tahografëve digjitalë të hequr, si dhe magazinimin dhe regjistrimin e të
gjitha të dhënave të transferuara në mënyrë korrekte;
d) regjistrimit të të gjitha certifikatave të mostransferimit dhe certifikatave të papërdorura;
e) kontrollin e pajisjes kalibruese të QT në çdo 3 muaj, nëse pajisja është në gjendje pune
dhe ka kryer në vazhdimësi testet;
f) kryerjes së inspektimeve periodike.
3. Kontrollori i cilësisë duhet të bëjë rregullisht kontrollet e cilësisë që lidhen me cilësinë e
punës së teknikëve të emëruar,  i cili kryhet çdo 6 muaj për secilin teknik të emëruar të QT.
Kontrolli mund të kryhet duke vëzhguar punën që kryen një teknik i qendrës teknike, që lidhet si me
përdorimin e pajisjes testuese mbi konfirmimin e parametrave për të cilën pajisja regjistruese është
kalibruar, si dhe mbi plotësimin e dokumentacionit nga tekniku i emëruar. Modeli i dokumentit të
kontrollit jepet në aneksin 5.
4. Kontrollet e cilësisë regjistrohen sipas datës në të cilën janë kryer dhe një kopje e
kontrollit të kryer nga kontrollori i cilësisë i lihet QT.
5. Kur konstatohen gabime ose mangësi gjatë kryerjes së kontrolleve nga kontrollori i
cilësisë, duhet të përcaktohet një plan për korrigjimin e tyre dhe kontrollet duhet të kryhen më
shpesh derisa QT të plotësojë të gjitha kërkesat.
KAPITULLI III
Neni 14
Kriteret për teknikët e emëruar
1. Operacionet për kontrollin, riparimin, instalimin dhe kalibrimin e tahografit analog ose
digjital në një qendër teknike, duhet të drejtohen vetëm nën mbikëqyrjen e drejtuesit teknik dhe
teknikut të emëruar.
Teknikët duhet të kenë aftësi mekanike ose teknike me eksperiencën përkatëse për detyrat e
kërkuara dhe kalibrimin e tahografit të tipit për të cilin qendra teknike është miratuar, si dhe
trajnimin përkatës sipas këtij udhëzimi. 
2. Qendra teknike cakton si drejtues teknik të saj një nga teknikët e emëruar me përvojë dhe
i cili ka kryer kursin e trajnimit për drejtues teknik. 2720
Drejtuesi teknik duhet të ketë kualifikimin përkatës ose një eksperiencë të dokumentuar të 3
vjetëve në tahografët, si dhe nivel përdorimi të mjaftueshëm në kompjuter. 
Drejtuesi teknik është pika e kontaktit të qendrës teknike me autoritetin kompetent, si dhe
përgjegjës për operacionet teknike që kryhen në ofiçinë. 
3. Kriteret për t’u bërë një teknik i emëruar
Një teknik i emëruar duhet: 
a) të jetë i caktuar si kandidat për teknik të emëruar nga qendra teknike, në të cilën ai është i
punësuar;
Në caktimin si teknik i emëruar, qendra teknike siguron që kandidati plotëson kushtet e
vendosura më poshtë, dhe do t’i krijojë atij lehtësitë e nevojshme për ushtrimin praktik në këtë
qendër.
b) të ketë një aftësi mekanike ose teknike me eksperiencën përkatëse për detyrat e kërkuara
për inspektimin dhe kalibrimin e tahografëve të tipit, për të cilin është e autorizuar qendra teknike;
c) të ketë reputacion të mirë, siç përcaktohet në pikën 3 të kapitullit II të vendimit të
Këshillit të Ministrave nr.325, datë 19.3.2008 “Për miratimin e rregullave për pranimin në
veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve, si dhe për njohjen e
dokumenteve zyrtare të caktuara për këta operatorë”, dhe në veçanti të mos ketë dënime për shkelje
që lidhen me skemën e tahografit, profesionin e mjeteve ose përfshirjen në akte pandershmërie,
dhune ose kërcënimi;
d) të zotërojë një certifikatë të kompetencës për secilën klasë të tahografit, analog dhe/ose
digjital në të cilin ata dëshirojnë të punojnë, të  kenë përfunduar me sukses një kurs trajnimi të
miratuar;
e) kur duhet të bëhet testi i gjurmës lineare të mjetit, tekniku i emëruar që kryen testin e
rrugës, e shoqëron vetë mjetin për qëllim të testit. QT-ja do të duhet të sigurojë personelin, i cili
mban kategorinë përkatëse të lejes së drejtimit dhe i cili është i aftë të drejtojë mjetin gjatë testeve
rrugore;
f) kandidatët për teknikë të emëruar, të propozuar nga qendra teknike, duhet të paktën të
kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional elektronik, elektrik ose mekanik, si dhe të kenë njohuri
të mjaftueshme kompjuterike.
4. Miratimi i teknikëve të emëruar në një qendër
Çdo qendër teknike që dëshiron të shtojë një person në listën e saj të teknikëve të emëruar,
duhet të paraqesë aplikimin pranë DPSHTRR-së. Aplikimi duhet të shoqërohet nga certifikata e
kompetencës që mbulon klasën e tahografit për të cilin kërkohet të punohet.
DPSHTRR-ja përgatit një listë të teknikëve të emëruar për secilën qendër teknike. 
Qendrat teknike duhet menjëherë të njoftojnë kur një teknik i emëruar pezullohet prej tyre
ose kur një teknik i ri do të punësohet.
Teknikët e emëruar duhet të sigurohen që emrat e tyre janë publikuar në listën e teknikëve të
emëruar për secilën qendër në të cilën ata kryejnë punën e tyre.
5. Teknikët e emëruar të dënuar për shkelje 
Për çdo teknik të emëruar që ka kryer një shkelje në lidhje me reputacionin e mirë që lidhet
me skemën e tahografit, profesionin e automjeteve ose përfshirjen në akte pandershmërie, dhune ose
kërcënimi, duhet të njoftohet menjëherë autoriteti kompetent.
Teknikët e emëruar që janë dënuar për shkelje do të vlerësohen për të vazhduar punën sipas
kritereve të përcaktuara mbi rehabilitimin (pika 4, kapitulli II i vendimit të Këshillit të Ministrave
nr.325, datë 19.3.2008).
6. Mbikëqyrja e personave të pakualifikuar nga teknikët e emëruar
Një person i pakualifikuar mund vetëm të kryejë inspektimin dhe kalibrimin e tahografit,
ndërsa trajnohet nën drejtimin direkt dhe të afërt të një tekniku të emëruar.
Tekniku i emëruar është përgjegjës për çdo punë të kryer prej tij në ofiçinë. Ai duhet të
konfirmojë që të gjitha aspektet e punës të kryera  prej kandidatëve janë korrekte, të verifikojë që 2721
rezultatet e testit janë të sakta, parametrat e tahografit janë vendosur me korrektësi dhe të konfirmojë
informacionin e regjistruar në pllakën e instalimit.
7. Regjistri i lëshimit të pllakave të tahografit duhet të firmoset vetëm nga tekniku i
emëruar, i cili mbikëqyr dhe verifikon punën e kryer.
Neni 15
Kompetenca e teknikëve të emëruar
1. Të gjithë teknikët e emëruar duhet të kenë certifikatë të vlefshme të kompetencës. Ata,
gjithashtu, gjatë karrierës së punës duhet të demonstrojnë në praktikë aftësitë e tyre.
2. Teknikët e emëruar duhet të përditësojnë njohuritë e tyre me praktikat e fundit dhe
standardet me anë:
a) të leximit dhe plotësimit me njoftimet përkatëse, udhëzimet e lëshuara nga Ministria,
DPSHTRR-ja, dhe informacionin teknik të ofruar nga qendra teknike;
b) të plotësimit me sukses të çdo ritrajnimi të kërkuar;
c) të plotësimit me sukses të trajnimit mbi përdorimin e çdo pajisjeje të re ose të modifikuar
të instaluar në qendrën teknike;
d) të shfrytëzimit të aftësive të tyre në kryerjen e instalimeve, inspektimeve dhe kalibrimeve
rutinë, dhe të jenë të përgatitur për të kryer me cilësi kontrollet në bazë të rregullave.
3. Çdo instalim, inspektim dhe kalibrim i kryer nga një person, i cili nuk ka marrë pjesë në
një kurs trajnimi (ndryshe nga rasti, ndërsa trajnohet nën drejtimin direkt dhe të afërt të një tekniku
të emëruar) dhe, i cili nuk ka plotësuar testin e demonstrimit (kur kjo kërkohet) do të shikohet si
person jo i autorizuar. Kjo rrethanë mund të rezultojë si veprim ndëshkues për qendrën teknike dhe
personin përkatës.
Neni 16
Trajnimi i teknikut të emëruar
1. Trajnimi i teknikëve të emëruar të ofiçinave të tahografëve bëhet nga qendra e trajnimit
pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,  qendrat e trajnimit të
autorizuara nga autoriteti kompetent ose qendrat e trajnimit të njohura në vendet e BE-së.
2. Për të marrë miratimin si një qendër trajnimi për pajisjet regjistruese, paraqitet një
kërkesë me dokumentet përkatëse që përfshijnë:
a) ambientet (godina) e kryerjes së kursit dhe pajisjet e saj;
b) dëshmitë e trajnuesve; 
c) programin e trajnimit, i cili duhet të përfshijë implementimin e legjislacionit, specifikimet
teknike të pajisjes regjistruese dhe sistemet e operimit;
d) modelin e testit vlerësues;
e) modelin e certifikatës së trajnimit.
3. Qendrat e miratuara të trajnimit lëshojnë një certifikatë të kompetencës për kandidatët që
me sukses kryejnë programin e trajnimit mbi instalimin, inspektimin dhe kalibrimin e tahografëve
analogë, tahografëve digjitalë ose për të dyja llojet, e vlefshme për një periudhë jo më shumë se 3
vjet.
4. Certifikatat e kompetencës për tahografët digjitalë janë të vlefshme vetëm kur teknikët
kanë fituar certifikatën e trajnimit për tahografët analogë.
5. Certifikata e kompetencës mund të rinovohet kur i përfundon periudha e vlefshmërisë në
vijim të vlerësimit nga institucioni i trajnimit i miratuar që tekniku i emëruar është akoma
kompetent.  2722
6. Në vazhdim të vlerësimit, nëse institucioni i trajnimit nuk është i kënaqur në kompetencën
e paraqitur, ata mund t’i kërkojnë teknikut të emëruar të plotësojë me sukses një kurs tjetër të
instruksionit përpara rinovimit të certifikatës së kompetencës.
7. Certifikata e kompetencës, e lëshuar nga qendrat e miratuara të trajnimit, duhet të
përmbajë:
a) identifikimin e kompanisë së trajnimit;
b) identifikimin dhe firmën e trajnuesit;
c) vendin dhe datën e kryerjes së trajnimit;
d) identifikimin e teknikut të cilit i lëshohet;
e) identifikimin e punëdhënësit të teknikut (QT);
f) tipin e trajnimit (të plotë ose të kufizuar).
Një kopje e të gjitha certifikatave të kompetencës të lëshuara dërgohen pranë DPSHTRR-së,
për t’u regjistruar në regjistrin e teknikëve të emëruar.
8. Kurset e qendrave të miratuara të trajnimit përfshijnë tahografët analogë, tahografët
digjitalë ose të dyja. Trajnimi përmban:
a) teorinë e instalimit dhe të përdorimit të pajisjes regjistruese;
b) legjislacionin ndërkombëtar, në veçanti marrëveshjen AETR, ratifikuar me ligjin nr.9514,
datë 18.4.2006;
c) legjislacionin përkatës të EU-së, në veçanti rregulloren (EEC) 3821/85, në zbatim të
saktësisë së instalimit, inspektimit, vulosjes dhe riparimit të pajisjes regjistruese dhe akteve të saj që
lidhen me rregulloret e orëve drejtuese të mjetit;
d) një test me shkrim të njohurive të kandidatit për instalimin, inspektimin, kalibrimin,
riparimet e vogla dhe kërkesat e ofiçinës dhe të sigurisë;
e) trajnim praktik mbi procedurat e instalimit, inspektimit, kalibrimit dhe riparimit;
f) instruktimi i teknikut që të jetë i aftë të  plotësojë një instalim të plotë, inspektim dhe
kalibrim të pajisjes regjistruese. Për kurset digjitale, kjo, gjithashtu, do të përfshijë aktivizimin,
transferimin e të dhënave dhe heqjen.
9. Zgjatja e kursit të trajnimit
Kursi i trajnimit mund të jetë i plotë që përfshin kryerjen e të gjitha operacioneve teknike që
kryen një qendër teknike ose mund të jetë i kufizuar vetëm në proceset e instalimit dhe të
aktivizimit. 
9.1 Për kursin e plotë të trajnimit:
a) kursi fillestar për teknikët e ofiçinave të kombinuara për tahografët analogë dhe digjitalë
do të jetë 8 ditë;
b) kursi fillestar për drejtuesit teknikë në pajisjet digjitale (2 ditë).
c) kursi për ricertifikimin e trajnimit për ofiçinat e kombinuara të tahografëve analogë dhe
digjitalë do të jetë 2 ditë.
9.2 Për kursin e kufizuar të trajnimit vetëm  për instalimin dhe aktivizimin në pajisjet
regjistruese digjitale:
a) kursi fillestar i trajnimit, 2 ditë;
b) kursi për ricertifikimin, 1 ditë.
9.3 Kursi i trajnimit për drejtuesin teknik do të jetë 2 ditë.
10. Qendrat e trajnimit i organizojnë kurset e trajnimit me jo më shumë se 12 persona për
një grup. Dita e kursit të trajnimit do të jetë 6 orë. 2723
Neni 17
Karta e ofiçinës
1. Pas përfundimit me sukses të një kursi trajnimi të miratuar në tahografët digjitalë dhe
lëshimit të një certifikate të kompetencës për një teknik të emëruar, qendra e miratuar e tahografit
mund të bëjë aplikimin në lidhje me lëshimin e kartës së ofiçinës për teknikun e emëruar, si vijon:
- Titullari i qendrës teknike të miratuar aplikon pranë drejtorisë rajonale të DPSHTRR-së,
në të cilën përfshihet për lëshimin e kartës së memories së drejtuesit teknik dhe teknikëve të
emëruar.
- Titullari i qendrës teknike do të paraqesë  kërkesën, autorizimin e miratimit të qendrës
teknike ose rinovimin e saj, së bashku me certifikatat e trajnimit për drejtuesin teknik dhe teknikët e
emëruar. 
2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të  Transportit Rrugor pajis me kartë drejtuesin
teknik të qendrës teknike dhe teknikun e emëruar brenda 21 ditë pune nga aplikimi. Karta e
memories dhe PIN-i (numri i identifikimit personal) nuk dorëzohen në të njëjtën kohë së bashku.
Karta e memories bashkë me PIN-in (numri  i identifikimit personal) i dërgohet drejtuesit
teknik dhe teknikut të emëruar me anë të një shërbimi postar të sigurt në adresën e qendrës teknike
ku ai është i punësuar.
Çdo kartë memorie e qendrës teknike mund të përdoret vetëm nga drejtuesi teknik ose
teknikët e emëruar për të cilin është lëshuar.
3. Periudha e vlefshmërisë administrative të kartës së memories për ofiçinat dhe teknikun e
autorizuar është 1 (një) vit.
4. Kujdes duhet të tregohet në drejtimin e aktiviteteve të qendrës teknike, të cilat kërkojnë
përdorimin e të dyjave: kartës së ofiçinës dhe njohuritë mbi kodin PIN. Në qoftë se kodi PIN është
futur gabim në pesë tentativa të njëpasnjëshme, karta e ofiçinës do të bllokohet, duke bërë të mundur
ndërprerjen e dialogut që merr pjesë midis kartës dhe çdo njësie të mjetit. Të dhënat në kartë do të
jenë akoma të vlefshme për t’u transferuar (p.sh. për të transferuar një informacion nga kalibrimet e
mëparshme të NJM-së për qëllime regjistrimi të ofiçinës). Karta në vetvete vlerësohet dhe QT-ja së
bashku me teknikun përfaqësues do t’i nevojitet të bëjë një aplikim për zëvendësim.
5. Përgjegjësia për përdorimin dhe ruajtjen e  kartave të ofiçinës do të bjerë mbi qendrën
teknike.
6. Qendra teknike duhet të ndalojë përdorimin e kartës nga një drejtues teknik ose nga një
teknik i emëruar kur këta persona kanë qenë të skualifikuar për shkak të sanksioneve ose
inspektimeve të brendshme, ose kanë ndërprerë shërbimet e tyre në këtë qendër teknike, me
detyrimin e qendrës teknike në raste të tilla, kthehet karta në organin e lëshimit. 
7. Në dorëzimin e kartës, çdo drejtues teknik dhe teknik i emëruar firmos dokumentin e
pranimit të kushteve të përdorimit dhe ruajtjes së kartës. Çdo person do të premtojë se nuk do të
publikojë numrin PIN, të përcaktuar për ta dhe nuk do t’i lejojë të tjerët të përdorin kartat e tyre,
personalizuar me emrat e tyre, dhe do të njoftojë për çdo mosfunksionim, humbje ose vjedhje në
lidhje me kartën e memories.
8. Qendra teknike është përgjegjëse për aplikimin për kartat e reja të ofiçinës për t’i
zëvendësuar ato që kanë skaduar ose të cilat nuk janë korrekte në punë, në përputhje me procedurat
e vendosura për këtë qëllim. 
9. Në rastin kur karta e ofiçinës e një drejtuesi teknik ose tekniku të emëruar është dëmtuar,
keqfunksionon ose është vjedhur, ata duhet të informojnë organin e ngarkuar me ligj dhe të aplikojnë
menjëherë pranë zyrave të DPSHTRR-së, për të siguruar një kartë zëvendësuese brenda 21 ditëve
pune nga pranimi i kërkesës. 2724
Neni 18
Kriteret për procedurat disiplinore dhe tërheqjen e miratimit të qendrës
1. Ofiçinat e autorizuara të tahografit, në rast konstatimi të pajisjeve të paautorizuara, ose të
ndërhyrjeve ose prekjeve në pajisjet e regjistrimit, janë të detyruar të raportojnë menjëherë tek
organet e kontrollit të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
2. Autorizimi i miratimit të një qendre teknike mund të pezullohet ose të tërhiqet nga
autoriteti kompetent me qëllim parandalimin e operimit të mëtejshëm të qendrës nëse: 
a) qendra teknike nuk i plotëson më kriteret për të cilat ajo ka marrë miratimin;
b) cilësia e standardeve të qendrave teknike dhe/ose proceset administrative janë paraqitur
nën një nivel të pranueshëm për autoritetin kompetent të miratimit;
c) janë konstatuar praktika të aktiviteteve të paligjshme ose kriminale;
d) provohet se subjekti ka paraqitur deklarime të pavërteta, informacion jo të saktë dhe/ose
të falsifikuar në lidhje me të dhënat e kërkuara për marrjen e autorizimit si qendër teknike e
miratuar, e cila cenon reputacionin e qendrës;
e) qendra teknike ka  operuar në mënyrë të tillë që ka shkaktuar humbjen e respektit (me
vendosjen e parametrave të kalibrimit jokorrekt ose pajisjeve për mjetet në një mënyrë që ka
mundësi të kompromentojë orët e drejtimit në këto mjete);
f) papërshtatshmëri financiare ose të tjera janë kryer, të cilat negativisht ndikojnë në
reputacionin e skemës së tahografit ose të autoritetit kompetent përgjegjës për miratimin e qendrës
teknike, 
g) është kryer një orvatje që rrezikon elementet e sigurisë së tahografëve digjitalë,
h) nuk janë mbajtur në rregull regjistrat dhe dokumentet sipas këtij udhëzimi.
3. Autoriteti kompetent i lëshimit të autorizimit, do të vendosë gjithmonë për nivelin e
përshtatshëm të ndëshkimit që duhet ndërmarrë ndaj qendrës teknike kur ata nuk plotësojnë më
kushtet e miratimit. Natyra e sanksioneve ndëshkuese mund të jetë e varur nga faktorë të tillë, si
Kodi Civil dhe aktet ligjore përkatëse. Megjithatë, kryesore për të mbështetur këtë është që cilësia e
punës që kryhet nga ofiçinat (dhe si pasojë paprekshmëria e sistemeve monitoruese për sigurimin e
përputhjes me rregulloren e orëve të drejtimit) është gjithmonë e siguruar me kontroll efektiv.
4. Kur shkelje janë konstatuar gjatë kryerjes së operacioneve teknike në tahograf, autoriteti i
lëshimit të autorizimit për qendrën teknike do të ndërmarrë masa disiplinore sipas rrethanave të çdo
rasti. Për mangësi të vogla, kjo zakonisht do të konsistojë në këshillim, por për raste më serioze në
masa disiplinore.
5. Autoriteti kompetent i lëshimit të autorizimit mund të kërkojë skualifikimin e një tekniku
të emëruar dhe të tërheqë miratimin e qendrës teknike.
6. Përjashtimi për një teknik të emëruar zakonisht do të rezultojë nga:
a) një shembull i vetëm i lëshimeve procedurale të rëndësishme (p.sh. mungojnë elementet
kryesore të procedurave të inspektimit dhe/ose kalibrimit), neglizhencë e rëndësishme ose
shpërdorimeve;
b) një incident i vetëm serioz i inspektimit/kalibrimit, që mund të kompromentojë
vlefshmërinë e regjistrimeve të tahografit, veçanërisht kur kjo mund të kompromentojë sigurinë në
rrugë; 
c) një teknik i emëruar i përfshirë në një shkelje mund të çojë në heqjen e miratimit për QTnë;
d) një zgjatim i përjashtimit do të rezultojë kur një teknik i emëruar vazhdon të kryejë punën
e inspektimeve dhe kalibrimeve (përveç si asistent) pas përjashtimit.
Në gjykimin çfarë drejtimi do të ndiqet në raste të veçanta ose në serinë e rasteve, autoriteti
kompetent do të marrë në konsideratë të gjitha rrethanat e njohura dhe mund të ndryshojë nivelin e
veprimit për të reflektuar rrethanat. 2725
7. Në raste të tilla, dhe kur miratimi i qendrës teknike është tërhequr ose pezulluar,
autoriteti kompetent i miratimit duhet të kërkojë kthimin menjëherë të kartave të ofiçinës dhe pajisjes
së vulave lëshuar për qendrën teknike, dhe të njoftojë prodhuesit e tahografit. 
8. Autoriteti kompetent i miratimit dhe/ose  DPSHTRR-ja duhet të mbajë regjistra të
veprimeve të tilla, të njoftojë shtetet anëtare të marrëveshjes AETR dhe të sigurojë informacion mbi
gjendjen e ofiçinave dhe kartave të ofiçinave për autoritetet kompetente të shteteve të tjera anëtare
kur kërkohet.
9. Periudha e përjashtimit për një teknik të emëruar përcaktohet nga autoriteti kompetent, në
varësi të shkeljes së kryer. Në rastin e shkeljeve procedurale (p.sh. mosmarrja pjesë në kursin e
ritrajnimit) kjo periudhë është më e shkurtër.
10. Teknikët e emëruar, të përjashtuar dhe qendra teknike, së cilës i është marrë masë
disiplinore, mund të ankimojnë sipas ligjit  nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave
Administrative”.
KAPITULLI IV
Neni 19
Procedurat për kryerjen e veprimtarisë në qendrën teknike
Ky kapitull përcakton kërkesat për instalimin, kalibrimin dhe inspektimet periodike të
tahografëve.
1. Instalimi, riparimi, kontrolli mbi instalimin dhe inspektimet pasuese të pajisjes së
regjistrimit (tahografët) kryhen nga qendra teknike e miratuar në përputhje me dispozitat dhe
procedurat e parashikuara në fuqi dhe në përputhje me çdo dispozitë dhe procedurë tjetër e vendosur
në lidhje me këtë, dhe për të cilën qendra teknike është njoftuar nga autoriteti kompetent. 
2. Instalimi, riparimi, kontrolli mbi instalimin dhe inspektimet pasuese të pajisjes së
regjistrimit, të lejuara nga ky miratim duhet të ndërmerren nga/ose nën mbikëqyrjen direkt të
teknikut të emëruar dhe të punësuar nga qendra teknike e miratuar.
3. Qendra teknike kryen operacionet teknike vetëm për pajisjet regjistruese, të cilat kanë
certifikatën e miratimit të tipit nga prodhuesi apo agjentët e tyre të autorizuar ose nga Drejtoria e
Përgjithshme e Metrologjisë. 
4. Është përgjegjësi e operatorit të mjetit të  sigurojë që mjeti është i pajisur me pajisjen e
regjistrimit, sipas legjislacionit në fuqi, dhe është mirëmbajtur në kushte të mira pune dhe që
kalibrimi dhe inspektimi i pajisjes janë kryer në intervalet e kërkuara. 
5. Një mjet duhet të lërë qendrën teknike pasi pajisja regjistruese ka kryer një inspektim të
plotë.
6. Për t’u siguruar që paprekshmëria e tahografit është ruajtur, përpara fillimit të punës
lidhur me instalimin, tekniku i emëruar është përgjegjës për kontrollin e paprekshmërisë së
instalimit, dhe që nuk ka qenë subjekt i ndërhyrjeve manipuluese. Në veçanti ai/ajo duhet të sigurojë
që: 
a) vulat në pajisjen regjistruese të instalimit dhe inspektimit nuk mungojnë në të gjitha pjesët
ku parashikohet vulosja. Kur të tilla incidente janë gjetur, duhet të regjistrohen në një fletë të
veçantë të regjistrit të qendrës teknike;
b) perimetri efektiv i gomave është regjistruar korrekt që shpejtësia dhe distanca e
regjistruar mbeten brenda tolerancave të përcaktuara në rregulloren 3821/85, ose AETR;
c) vendosja e koeficientit “k” nuk ka ndryshuar, dhe që ato i korrespondojnë parametrave të
mjetit;
d) nuk ka qenë e pajisur me pajisje manipuluese të lidhura midis dërguesit/sensorit të
lëvizjes dhe kokës së tahografit/njësisë së mjetit; 2726
e) nëse ndonjë evidentim i ngacmimeve ose manipulimeve është zbuluar, faktet duhet t’i
raportohen menjëherë organit kompetent.
Kushtet e mjeteve gjatë kalibrimit dhe inspektimit
Kalibrimi dhe inspektimi i mjeteve duhet të kryhet vetëm kur plotësohen kushtet e
mëposhtme që duhet të konsiderohen si kushte standarde të provës:
a) mjeti është i pangarkuar dhe në kushte normale operimi;
b) gomat janë në përputhje me rregulloret e konstruksionit dhe përdorimit në zbatim të
thellësisë së sipërfaqes së gomës;
c) gomat janë fryrë sipas presionit të rekomanduar nga prodhuesi i mjetit;
d) ofiçina nuk është e detyruar të punojë në mjete që, sipas mendimit të tyre, duken të jenë
të pasigurt.
Neni 20
Procedura për tahografët analogë
Proceset e operacioneve teknike në tahografët analogë, që trajtohen në vijim, kryhen në
përputhje me aneksin dhe apendiksin 1 të aneksit të marrëveshjes AETR. Aplikimi i instruksioneve
ose rekomandimeve të vendosura, kur duhen, nga prodhuesit e pajisjes regjistruese, gjithashtu, do të
zbatohen.
Pajisja e plotë regjistruese (sensorët e lëvizjes, kabllo, fuqia e instaluar, koka e tahografit
etj.), duhet të jenë të përshtatur për mjetin në përputhje me instruksionet e prodhuesit të tahografit
dhe të mjetit. 
1. Instalimi i pajisjes së regjistrimit
1.1 Pajisja e regjistrimit duhet të instalohet në mjet, në mënyrë të tillë që drejtuesi të ketë
një pamje të qartë nga vendi i tij të treguesit të shpejtësisë, regjistruesit të distancës dhe orës, dhe në
të njëjtën kohë të gjitha pjesët e këtyre treguesve, përfshirë ato të drejtimit, duhet të jenë të
mbrojtura ndaj çdo dëmtimi të paparashikuar.
1.2 Pajisja regjistruese duhet të jetë e mundur për të përshtatur konstanten e pajisjes së
kontrollit me koeficientin karakteristik të mjetit me anë të një pajisjeje të quajtur përshtatës.
Mjetet me dy ose më shumë akse të pasme aktive duhet të pajisen me një pajisje ndërruese,
ku këto raporte të ndryshme mund të vendosen automatikisht në një linjë me raportin për të cilin
pajisja e kontrollit është përshtatur me mjetin.
1.3 Nëse instalimi është brenda tolerancave të specifikuara në apendiksin 1 të aneksit AETR,
pas verifikimit të pajisjes së kontrollit gjatë instalimit, një pllakë instalimi do të fiksohet në mjet,
pranë pajisjes ose brenda vetë pajisjes, në mënyrë që të jetë qartësisht e dukshme. 
Pas çdo inspektimi nga një teknik i emëruar ose ofiçina e miratuar që kërkon një ndryshim
në vetinstalimin, duhet të vendoset një pllakë e re që zëvendëson pllakën e mëparshme.
Pllaka duhet të përmbajë detajet e mëposhtme:
a) emrin, adresën ose markën e ofiçinës së miratuar;
b) koeficientin karakteristik të mjetit në formën “w = ... rrot/km”, “w = ... imp/km”;
c) rrethin efektiv të gomave në rrotave në formën “l = … mm”;
d) datën në të cilën është përcaktuar koeficienti karakteristik i mjetit dhe përmasat e rrethit
efektiv të gomave të rrotave.
1.4 Kur instalohet në mjet, pajisja e kontrollit  dhe i tërë instalimi duhet të përputhen me
dispozitat lidhur me tolerancat maksimale, të vendosura në kapitullin III F 2 të apendiksit 1 të
aneksit të AETR-së.
1.5 Inspektimi i instalimit do të kryhet nga  tekniku i emëruar ose ofiçina e miratuar nën
përgjegjësinë e tij. Inspektimi i instalimit përfshin kontrollin e instalimit sipas pikave 1-4 të këtij
neni. Gjatë inspektimit kontrollohet dhe vulosja e të  gjitha pjesëve të pajisjes regjistruese, si dhe
regjistrimi i inspektimit të instalimit, elementeve të pllakës së instalimit në regjistrin e QT.  2727
1.6  Gjatë inspektimit kontrollohet vendosja e etiketës e plotësuar me të dhënat e
mëposhtme:
a) identifikimin e etiketës (p.sh. etiketa e testit);
b) emri i testit;
c) numri i regjistrimit të mjetit;
d) data e testit;
e) distanca e regjistruar (leximi i odometrit).
1.7 Kontrolli që ora është funksionale dhe që  koha e shënuar në etiketë të përputhet me
kohën e treguar nga ora.
2. Vulosja
2.1 Vulosja kryhet nga qendra teknike pas përfundimit të instalimit, inspektimit ose
riparimit, në pikat e veçanta të pajisjes regjistruese. Vulat duhet të kenë shenjen e veçantë të
autorizuar për qendrën teknike sipas aneksit II të këtij udhëzimi.
Pjesët e mëposhtme duhet të vulosen:
a) pllaka e instalimit, vetëm nëse është vendosur në mënyrë të tillë që nuk mund të hiqet pa
dëmtuar mbishkrimet;
b) ekstremitetet e lidhjes midis vetë pajisjes së kontrollit dhe mjetit;
c) përshtatësin dhe lidhjen e tij me rrjetin;
d) mekanizmin ndërrues për mjetet me dy ose më shumë diferencialë;
e) lidhjet e përshtatësit dhe mekanizmit ndërrues me pjesën tjetër të pajisjes së kontrollit;
f) të gjitha pjesët e jashtme, të cilat mund të vulosen.
Në raste të veçanta, mund të kërkohen vulosje të tjera për miratimin e llojit të pajisjes së
kontrollit dhe duhet të bëhet një shënim mbi vendosjen e këtyre vulave në certifikatën e miratimit.
2.1 Në raste të ngutshme, mund të hiqen vetëm vulat e përmendura në b), c) dhe e); për çdo
rast të heqjes së këtyre vulave, duhet të përgatitet një deklaratë me shkrim, ku të jepen arsyet e një
veprimi të tillë dhe kjo do t’i mundësohet autoritetit kompetent.
2.2 Vulat e vendosura nga një prodhues i miratuar midis kokës së tahografit dhe kabllos
sinjalizues nuk duhen zëvendësuar në kalibrimin fillestar.
2.3 Procesi i vulosjes përfundon me mbulimin e tyre me një etiketë ngjitëse të bardhë të
tejdukshme plastike.
3. Kontrollet dhe inspektimet
3.1 Inspektimet do të kryhen kur pajisja regjistruese është montuar për herë të parë në një
mjet, kur ajo është zëvendësuar (inspektimet e instalimit) dhe, ndërsa në shërbim brenda dy vjetëve
nga inspektimi i fundit (inspektimi periodik). 
3.2 Inspektimet, gjithashtu, do të kryhen pas çdo riparimi të pajisjes ose çdo ndryshimi të
parametrave të pajisjes.
4. Inspektimi periodik dyvjeçar
4.1 Inspektimet periodike të tahografit analog të përshtatur në mjet do të kryhen të paktën
çdo dy vjet pas kalibrimit të parë/të fundit ose pas inspektimit të fundit dyvjeçar.
Inspektimi konsiston në kontrollin e pajisjes  regjistruese me kushtet e vendosura në
apendiksin 1 të aneksit të AETR-së.
4.2 Procedura e inspektimit periodik përfshin kontrollin e të gjitha elementeve që përfshihen
në procesin e inspektimit të instalimit, si dhe në veçanti përfshin:
a) kontrollin mbi funksionimin e komponentëve përbërës të pajisjes regjistruese, si:
- regjistruesi i distancës së përshkuar sipas kapitullit III C2; 
- regjistruesi i shpejtësisë sipas kapitullit III C3;
- regjistruesi i kohës që plotëson kushtet e vendosura në kapitulli III C4 të apendiksit 1 të
aneksit të marrëveshjes AETR;
b) kontrollin nëse pajisja mban markën e miratimit të tipit;
c) kontrollin nëse është ngjitur pllaka e instalimit; 2728
d) kontrollin nëse vulat mbi pajisjen e kontrollit mbi pjesë të tjera të instalimit janë të
paprekura;
e) perimetrin efektiv të gomave.
4.3 Heqja e çdo etikete në kokën e tahografit dhe futja e një etikete të re, e cila të përmbajë
të gjitha elementet sipas pikës 5 të këtij neni.
4.4 Matja e perimetrit efektiv të gomave “l” dhe kontrolli që rezultati të jetë brenda ± 4%
të regjistruar në pllakën e instalimit.
5. Procedura e inspektimit gjashtëvjeçar
5.1 Inspektimi i plotë periodik kryhet të paktën një herë në gjashtë vjet. Ky inspektim kryhet
në vijim të ndjekjes së procedurave sipas pikës 4 më sipër. 
5.2 Kontrollin e respektimit të dispozitave të kapitullit III F 3 të apendiksit 1 të aneksit të
AETR-së, lidhur me tolerancat maksimale në përdorim. 
5.3 Heqjen e etiketës në kokën e tahografit përpara fillimit të inspektimit dhe kthimit të saj
te drejtuesi i mjetit.
5.4 Heqjen e të gjitha pllakave të instalimit apo inspektimit dhe zëvendësimit me një pllakë
të re kalibrimi.
5.5  Vulosja komplet e sistemit të tahografit.
Neni 21
Procedura për tahografët digjitalë
Proceset e operacioneve teknike në tahografët  digjitalë që trajtohen në vijim, kryhen në
përputhje me apendiksin 1B të aneksit të marrëveshjes AETR, si dhe në zbatim të instruksioneve ose
rekomandimeve të prodhuesit të mjetit ose të tahografit digjital.
Në përputhje me autorizimin e lëshuar nga organi kompetent një qendër teknike mund të
kryejë operacionet e mëposhtme, të përcaktuara në pikat 239-261 të apendiksit 1B të aneksit AETR:
- instalimin; 
- aktivizimin; 
- kalibrimin; 
- prodhimin e pllakave dhe certifikatat;
- vulosjen (elektronike);
- inspektimin periodik;
- transferimin e të dhënave;
- lëshimin e certifikatës së mostranferimit të të dhënave; 
- heqjen e tahografit digjital.
Në pikën IV të aneksit II të këtij udhëzimi jepet skema, e cila tregon ciklin e plotë të punës
së tahografit digjital.
1. Instalimi
1.1 Instalimi i pajisjes regjistruese kryhet nga prodhuesit e mjeteve ose nga qendrat teknike
të autorizuara.
1.2 Kur pajisja regjistruese ose komponentët e saj janë përshtatur ose zëvendësuar në mjet,
instalimi i plotë do të jetë subjekt i një inspektimi të plotë për të siguruar që:
a) pajisja regjistruese ka qenë instaluar korrekt në përputhje me instruksionet e prodhuesve
të mjeteve dhe tahografëve;
b) është në funksionim të rregullt;
c) përfshirja ose lidhja e ndonjë funksioni të  pajisjes regjistruese, pajisja ose pajisjet (të
miratuara ose e kundërta) nuk mund të interferojnë (ose të jenë të afta të interferojnë) me funksionet
e veta dhe të sigurisë së pajisjes regjistruese. 2729
2. Aktivizimi
2.1 Prodhuesit e mjeteve ose qendrat teknike do të aktivizojnë tahografin digjital të instaluar,
përpara se mjeti të lërë godinën ku është kryer instalimi.
2.2 Pas instalimit, NJM e pajisjes regjistruese duhet të aktivizohet bashkë me sensorin e
lëvizjes dhe disa të dhëna, siç përshkruhet në apendiksin 1B të AETR, futja brenda memories së saj
në lidhje me identifikimin e mjetit, identifikimin e pajisjes regjistruese dhe parametrat e operimit të
saj. Funksionet e regjistrimit dhe magazinimit të pajisjes regjistruese do të jenë në gjendje pune të
plotë pas aktivizimit të saj.
2.3 Për të vendosur parametrat e kërkuar në  tahografin digjital, karta e qendrës teknike
duhet të futet direkt në njësinë e mjetit.
3. Kalibrimi
3.1 Instalimi do të pasohet nga një kalibrim brenda dy javëve të çdo instalimi ose lëshimi të
numrit të regjistrimit të mjetit. Në praktikë pjesa më e madhe e mjeteve të reja do të kërkojnë
kalibrimin në pikën e shitjes në vijim të regjistrimit.
3.2 Kalibrimi i pajisjes regjistruese është i  detyrueshëm të kryhet pas çdo instalimi,
inspektimi periodik ose riparimi.
3.3 Kalibrimi i pajisjes regjistruese mund të kryhet vetëm kur është futur në pajisje një kartë
ofiçine.
3.4 Kalibrimi do të kërkojë konstanten e pajisjes regjistruese, në formën “k” impulse për
kilometër, perimetrin efektiv të gomave në lëvizje të mjetit në formën “l” në milimetra, dhe
koeficientin karakteristik të mjetit në formën “w” impulse për kilometër. Sapo faktorët e saktë “k”,
“l”, “w” janë përcaktuar, këto vlera duhet të programohen në Njësinë e Mjetit të tahografit.
3.5 Pajisja regjistruese duhet të ruajë në memorien e saj parametrat e mjetit të vendosura
dhe të futura në kalibrimin e parë brenda këtij mjeti (siç tregohet nga Numri i Identifikimit të Mjetit,
MIN) dhe gjatë pesë kalibrimeve të fundit (nëse disa kalibrime ndodhin brenda një dite kalendarike
vetëm kalibrimi i fundit i ditës do të memorizohet). Identifikimi i qendrës teknike dhe data e
kalibrimit janë, gjithashtu, të memorizuara.
3.6 Karta e ofiçinës ka aftësinë të regjistrojë aktivitetin e kalibrimit të kryer me këtë kartë.
4. Pllaka instaluese
4.1 Pasi pajisja e regjistrimit është kontrolluar mbi instalimin, një pllakë instaluese, e cila
është lehtësisht e dallueshme, do të fiksohet ose te NJM ose në një vend të përshtatshëm te kabina e
automjetit. Pas çdo inspektimi nga  qendrat teknike të autorizuara,  një pllakë e re instalimi do të
vendoset në vend të së mëparshmes.
4.2 Pllaka është një kërkesë ligjore dhe mban identifikimin e mjetit dhe parametrat e
kalibrimit, si dhe vërteton që pajisja regjistruese plotëson kërkesat e marrëveshjes AETR dhe
rregullores 3821/85. 
4.3 Pllaka instaluese duhet të tregojë të paktën karakteristikat e mëposhtme:
a) shenja e veçantë e qendrës teknike të miratuar;
b) emri, adresa ose emri tregtar i qendrës teknike të miratuar;
c) koeficientin karakteristik të mjetit në formën “w = … imp/km”;
d) konstanten e pajisjes së tahografit digjital në formën “k = … imp/km”;
e) perimetrin efektiv të gomave në rrota në formën “l = … mm”;
f) përmasat e gomave;
g) data në të cilin “l” dhe “w” janë matur;
h) numri identifikimit të mjetit.
4.4 Me përjashtim, në rastin e instalimit të tahografëve digjitalë nga prodhuesit e mjeteve
dhe përfaqësuesit e tyre, ose gjatë aktivizimit të tyre, një certifikatë duhet të lëshohet për çdo
operacion teknik të kryer sipas modelit të aneksit 3 të këtij udhëzimi, dhe ruhet nga qendra teknike
për të paktën 3 vjet. 2730
5. Vulosja
5.1 Vulosja duhet të kryhet nga qendra teknike pas përfundimit të instalimit, inspektimit,
kalibrimit ose riparimit të sistemit të tahografit.  Vulat duhet të shënohen me shenjen e veçantë të
autorizuar për qendrën teknike.
5.2 Pjesa që vijon duhet të vuloset:
a) çdo lidhje, e cila në qoftë se ndërpritet, do të shkaktojë kryerjen e ndryshimeve të
fshehura ose humbjen e të dhënave të fshehura;
b) pllaka instaluese, vetëm në qofte se ajo është fiksuar në mënyrë të këtillë: ajo nuk mund
të hiqet pa u shkatërruar shenjat.
6. Kontrollet dhe inspektimet
6.1 Inspektimet do të kryhen kur pajisja regjistruese është montuar për herë të parë në një
mjet, kur ajo është zëvendësuar (inspektimet e instalimit) dhe, ndërsa në shërbim, brenda dy vjetëve
nga inspektimi i fundit (inspektimi periodik). Inspektimet, gjithashtu, do të kryhen pas:
a) çdo riparimi të pajisjes;
b) çdo ndryshimi të koeficientit karakteristik të mjetit, “w”;
c) çdo ndryshimi të perimetrit efektiv të gomave;
d) pajisja e kohës UTC është gabim me më shumë se 20 minuta;
e) ndryshimit të numrit të regjistrimit të mjetit (NRM).
7. Inspektimet do të përfshijnë kontrollet e mëposhtme:
a) që pajisja regjistruese është plotësisht funksionale dhe punon në rregull, përfshirë
magazinimin e të dhënave në funksionin e kartave të tahografit;
b) pajisja regjistruese është në përputhje me dispozitat e apendiksit 1B, kapitulli III 2.1 dhe
kapitulli III 2.2 në lidhje me tolerancat maksimale në instalim;
c) që pajisja e kontrollit mban tipin e markës së miratuar;
d) që pllaka e instalimit është e fiksuar;
e) që vulat e pajisjes dhe pjesët e tjera të instalimit janë të paprekura;
f) përmasat e gomave dhe perimetrin aktual të gomave në lëvizje.
7.1 Inspektimet do të përfshijnë një kalibrim dhe, pas çdo inspektimi nga një QT, një pllakë
e re instalimi do të zëvendësojë atë ekzistuese.
8. Riparimet dhe heqja 
8.1 Kryerja e operacioneve për riparime ose heqje të tahografit për të gjitha ose pjesën më të
madhe të riparimeve të vogla, konsiderohet e vështirë për t’u kryer nga qendra teknike për shkak të
kërkesave të sigurisë për pajisjen regjistruese të vendosur në apendiksin 1B të AETR-së/ aneksin 1B
të rregullores 3821/85. Të tilla riparime do të specifikohen si pjesë të procesit të miratimit të tipit
për pajisjen regjistruese. 
8.2 Prodhuesit e tahografëve mund të sigurojnë instruksione të qarta mbi procedurat për
kryerjen e riparimeve të lejuara për secilin model dhe variant të pajisjes regjistruese nga ofiçinat.
8.3 Kur kërkohet heqja e pajisjes regjistruese, qendra teknike më parë duhet të sigurojë
ruajtjen dhe transferimin e të dhënave që nga transferimi i fundit.
Pajisja e hequr duhet, gjithashtu, të kthehet te prodhuesi i mjetit ose te prodhuesi i tahografit
për qëllime të garancisë së pajisjes.
Neni 22
Transferimi i të dhënave të pajisjes regjistruese
1. Kur bëhet riparimi (sipas përkufizimit përkatës të nenit 2 të këtij udhëzimi) ose heqja e
pajisjes, qendrat teknike të miratuara të tahografit duhet të jenë të afta të transferojnë të dhënat nga
pajisja regjistruese për t’ia dhënë operatorit të transportit përkatës.
2. Qëllimi i plotësimit të kërkesës së pikës 260 të apendiksit 1B të AETR-së është t’i bëjë të
mundur operatorëve të transportit të kenë mundësinë të mbajnë të regjistruara aktivitetin e drejtuesve 2731
të mjeteve dhe mjeteve, si dhe për t’ua paraqitur inspektorëve të kontrollit sa herë kërkohet prej
tyre.
3. Operatorët e transportit duhet të transferojnë të dhënat e tyre nga NJM përpara mbylljes
dhe kalimit të NJM –së te një operator tjetër. Kjo kërkesë zbatohet edhe nëse NJM nuk është
përshtatur akoma te një mjet, i cili është shitur ose, nëse NJM thjesht është hequr nga mjeti për t’u
zëvendësuar. Megjithatë në rastet kur një NJM bëhet me defekt nga kushtet normale, ose kur nuk
kanë qenë transferuar, mund të jetë e nevojshme që të dhënat të transferohen nga ofiçina.
Neni 23
Certifikata e mostranferimit të të dhënave
1. Qendrat teknike do të lëshojnë për operatorët e transportit një certifikatë të mostranferimit
të të dhënave, kur keqfunksionimi i pajisjes regjistruese pengon të dhënat e regjistruara të
transferohen. Një kopje identike e certifikatës do t’i dërgohet kompanisë transportuese me adresë të
regjistruar. 
Qendrat teknike duhet të ruajnë një kopje të çdo certifikate të lëshuar për të paktën një vit.
2. Nëse të dhënat nuk mund të transferohen dhe si pasojë operatori i transportit që ka
përdorur NjM dhe për të cilin i përkasin të dhënat nuk mund të identifikohen, qendra teknike duhet
të lëshojë një certifikatë të mostransferimit vetëm për përdoruesin e fundit të mjetit.
3. Nëse operatori i transportit mund të identifikohet, por të dhënat e tij mund të transferohen
pjesërisht, një certifikatë mostransferimi duhet të lëshohet vetëm për të dhënat e patransferuara. 
Të dhënat duhet të magazinohen nga qendra teknike dhe t’i jepen operatorit përkatës të
transportit siç përcaktohet më sipër.
4. Certifikata e mostransferimit të të dhënave është sipas modelit të aneksit 4 të këtij
udhëzimi.
Neni 24
Magazinimi i të dhënave të transferuara nga memoria e pajisjes regjistruese
1. Të gjitha arkivat e kompjuterizuara të transferimeve të kryera, si dhe kopjet e tyre, duhet
të ruhen në një kasafortë të mbyllur të projektuar për këtë qëllim në hyrjen e kufizuar të rrethuar të
qendrës teknike.
2. Arkivat e kompjuterit, të transferuara dhe kopjet e tyre do të magazinohen për tre vjet
nga data e transferimit të tyre. Nëse ky afat ka kaluar, këto arkiva dhe kopjet e tyre duhet të
shkatërrohen.
3. Për çdo shkatërrim të arkivave të kompjuterit të kryer, qendra teknike duhet të mbajë një
dokument për të paktën 3 vjet dhe i cili përfshin:
a) datën e shkatërrimit; 
b) numrin e regjistrimit (targën) e mjetit nga i cili ishte transferuar; 
c) numrin e identifikimit të mjetit nga i cili ishte transferuar;
d) numrin serial të njësisë së mjetit nga i cili ishte transferuar;
e) simbolin arkivues të kompjuterit të shkatërrimit;
f) metodën e shkatërrimit;
g) personin i cili e ka kryer. 
4. Pajisja e përdorur për transferimet duhet të jetë e pajtueshme me tahografët digjitalë të
përdorur. Ato, gjithashtu, duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a) hyrja në pajisjen kompjuter të përdorur do të jetë e mbrojtur me çelës; 
b) nëse ka një database me të cilin transferohen të dhënat, hyrja në të duhet të jetë e
mbrojtur me një çelës.  2732
5. Nëse transferimi është kryer, të dhënat i komunikohen me shkrim kompanisë së
transportit që ka kryer bllokimin e të dhënave të fundit pas një kërkese me shkrim. Ata, gjithashtu,
duhet të jenë informuar për procedurat për kthimin e të dhënave të transferuara. Ato do të jenë:
a) me dorë nga një person i veçantë; 
b) me e-mail ose me anë të internetit; 
c) me korrierin e kompanisë; 
d) me postë të regjistruar.
Të dhënat do të dërgohen vetëm nëse ka një kërkesë me shkrim nga kompania e transportit
që ka kryer bllokimin e të dhënave të fundit, ose ndonjë kompani tjetër që ka kryer bllokimin e të
dhënave të mëparshme, ose me kërkesën e autoritetit kompetent.
6. Për çdo paketë të dërguar, qendra teknike do të mbajë një arkiv të të dhënave të
transferuara bashkë me informacionin e mëposhtëm:
a) kërkesat ose kërkesat me shkrim nga kompania(të) transportuese;
b) një raport të transferimit të të dhënave;
c) të dhënat e kartës së kompanisë me të cilën janë dërguar transferimet (numri kartës, emri
i kompanisë, adresa, shteti që e lëshon, periudha e vlefshmërisë);
d) data e dërgimit;
e) formati në të cilin është dërguar; 
f) njoftimi i marrjes.
7. Pajisja e vlefshme për qendrën teknike për transferimet e kryera në përputhje me këtë
dispozitë mund të përdoren për transferta vullnetare nga kompanitë transportuese, megjithatë me
përdorimin e kartës së kompanisë së transportit, asnjëherë me  një kartë memorieje nga qendra
teknike.
8. Të gjitha të dhënat e transferuara dhe dokumentet e prodhuara si rezultat i këtij aktiviteti,
si dhe regjistrat që e shoqërojnë, do të jenë të vlefshme për autoritetet kompetente përgjegjëse për
inspektimin e transportit rrugor.
KAPITULLI IV
Neni 25
Mbrojtja e të dhënave të transferuara
Nëse të dhënat e transferuara përmbajnë të dhëna personale, të gjitha qendrat teknike duhet
të plotësojnë kërkesat e legjislacionit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ligji nr.9887, datë
10.3.2008.
Qendrës teknike i kërkohet të sigurojë që jo vetëm të dhënat mund t’i kthehen operatorit të
transportit përkatës, por që ato të jenë të siguruara vetëm për këtë operator transporti.
Qendrat teknike ligjërisht nuk mund të operojnë me të dhënat që disponojnë pa lejen e
pronarit/ administratorit të shoqërisë së transportit (p.sh. me kalimin e tyre në një person pa
miratimin e pronarit/ administratorit).
Për qëllime praktike, identifikimi i të dhënave  të pronarit/administratorit të shoqërisë së
transportit duhet të jetë vendosur nga referenca për shoqërinë për të siguruar një bllok të veçantë për
këto të dhëna. 
Pas përfundimit të veprimtarisë së një QT-je, dorëzimit të miratimit, të gjitha të dhënat në
lidhje me instalimin, inspektimin e kalibrimit, transferimin e të dhënave dhe heqjen e tahografëve
(bashkë me pajisjet e vulosjes dhe kartat e ofiçinës) duhet t’i kalojë autoritetit të miratimit të
ofiçinës. 2733
Neni 26
Inspektimi, monitorimi dhe kontrolli i qendrave teknike të miratuara
1. Me qëllim që të ruhen standardet operuese në qendrën teknike, MPPTT-ja nëpërmjet
DPSHTRR-se duhet të ushtrojë kontroll për plotësimin e kushteve për të cilat qendra teknike është
autorizuar.
2. Ofiçinat e autorizuara të tahografit janë të detyruara të lejojnë inspektorët e DPSHTRR-së
dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, në bashkëpunim ose veç e veç, të inspektojnë gjatë
kohës që ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Inspektimi do të kryhet të paktën një herë në vit. 
Për këtë, këto qendra duhet t’u krijojnë lehtësira inspektorëve për ushtrimin e kontrollit.
3. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton tri ditë para një QTje për inspektimin që do të kryejë. Një QT duhet të inspektohet jo më pak se një herë në 6 muaj. 
4. Për plotësimin e kushteve të nenit 7 dhe këtij neni, inspektorët dhe specialistët e sektorit
të shërbimit të tahografit pranë DPSHTRR-së, duhet të jenë trajnuar nga institucione të akredituara
për kryerjen e operacioneve në shërbimet e tahografit.
5. Monitorimi i kompetencës dhe i aktiviteteve të qendrës teknike nga organet e kontrollit
pranë DPSHTRR-së, duhet gjithmonë të trajtohet si një aktivitet i vazhdueshëm.
6. Për të ruajtur sigurinë e të gjitha sistemit  të tahografit digjital, ruajtjen e gjurmëve të
kontrolleve të nevojshme për të gjithë aktivitetet  në lidhje me tahografët  dhe çdo qendre teknike,
DPSHTRR-ja, përveç regjistrit të qendrave teknike të përcaktuara në nenin 8, duhet të regjistrojë:
a) emrat e teknikve të kualifikuar të punësuar nga qendrat teknike;
b) të dhëna për nivelin e trajnimit të çdo tekniku, përfshirë nëse ata janë në zotërimin e
vlefshmërisë së certifikatave të trajnimit;
c) të dhëna për kartat e ofiçinës, të lëshuara dhe emrat individualë të teknikëve të autorizuar
për përdorimin e kartave individuale;
d) shënimet e inspektimeve, kalibrimeve dhe riparimeve të kryera;
e) shënimet e kontrolleve të auditëve, të kryera nga qendra teknike.
7. Mirëmbajtja e të gjitha dokumenteve, përgjegjësi e qendrës teknike të miratuar, do të jetë
subjekt kontrolli i inspektorëve.
8. Regjistri i operacioneve teknike sipas pikës  III të aneksit 2 (si në formë të shkruar ose
elektronike), regjistri i kartave të lëshuara, raportet e inspektimit dhe testeve duhet të jenë të
vlefshme gjatë orarit të punës së qendrës teknike, kur kërkohet nga inspektorët e kontrollit.
Mospasja e këtyre dokumenteve do të konsiderohet si shkelje dhe do të çojë në masa disiplinore ndaj
qendrës teknike të miratuar.
Neni 27
Dispozita të përgjithshme
1. Anekset 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 bashkëlidhur, janë pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.
2. Ky udhëzim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT
Sokol Olldashi 2734
ANEKSI 1
1. KËRKESAT PËR AUTORIZIM
Personi fizik/ juridik që kërkon të pajiset me autorizim si qendër teknike duhet të paraqesë
formularin e aplikimit të shoqëruar me dokumentet e listuara më poshtë:
1. Një planimetri e vendndodhjes, që të paraqesë:
a) ndërtesën e qendrës teknike;
b) pozicionin e ndarjes së veçantë të kalibrimit brenda ndërtesës;
c) dimensionet e vijëzimit të testit të mjetit, duke përfshirë hapësirat për lëvizjen e personelit
gjatë testimit; 
d) hyrjen në rrugën publike;
e) zonën e parkimit.
Kërkesa shtesë për zonën e kalibrimit, zonën  e inspektimit dhe testit të mjeteve mund të
kërkohen, sipas përcaktimeve nga autoriteti i miratimit të ofiçinës.
2. Vizatimet me dimensionet e plota të pjesës së ndërtesës për inspektim/kalibrim, paraqitja
e:
a) pajisjes më të afërt;
b) pjesëve të afërta të ndërtesës;
c) vendin e pajisjes së kalibrimit;
d) pozicionet dhe dimensionet e hyrjeve dhe daljeve;
e) zona e pranimit;
f) stendat e njoftimeve të detyrueshme;
g) etj.
3. Dokumente për përdorimin e ndërtesës
Nëse aplikanti është pronari i ndërtesës:
a) kopje të regjistrit të hipotekës që e konfirmojnë këtë;
b) nëse nuk ka regjistrin e hipotekës, vërtetimin e pronës me shkrim me sqarimet përkatëse.
Nëse aplikanti nuk është pronari i ndërtesës:
a) dokumente që aplikanti ka të drejtën ekskluzive të përdorimit të ndërtesës, përfshirë
përdorimin si një qendër teknike, në formën e një kontrate me qira, marrëveshjeje qiradhënieje.
4. Dokumentet për plotësimin e kërkesës së reputacionit të mirë: 
a) Për aplikantin, drejtuesin teknik dhe teknikët e miratuar, dokumente që vërtetojnë se ata
nuk janë shpallur fajtorë për krime ose shkelje ligjore, përfshirë edhe ato të natyrës tregtare; nuk
janë deklaruar të papërshtatshëm për të ushtruar veprimtarinë në qendër teknike; nuk janë shpallur
fajtorë për shkelje serioze të ligjit të punës, legjislacionit të transportit.
b) Deklaratë e dënimit/mosdënimit të secilit person të përfshirë në aplikim. Në rastin e një
shoqërie me disa ortakë, kjo do të jetë e ndarë në deklarata të veçanta për secilin ortak.
5. Dokumentin për gjendjen e përshtatshme financiare. Kjo duhet të jetë referencë nga një
bankë ose institucion financiar ose kontratën me kompaninë siguruese që mbulon çdo risk për të cilin
ata janë përgjegjës. Nëse kjo nuk disponohet, mund të paraqitet:
a) referencë nga një ekonomist i kualifikuar mbi vlerësimin e gjendjes financiare të qendrës
teknike;
b) për një biznes të ri, referencat bazohen në një planbiznes që në opinionin profesional
plani është realist, dhe kapitali ose mbështetje financiare për zbatimin e këtij plani është i
mjaftueshëm.
6. Një kopje të regjistrit tregtar pranë QKR-së.
7. Në rastin e personit juridik, dokumentin që autorizon personin për të bërë aplikimin në
emër të personit juridik. 2735
8. Evidencë mbështetëse, që demonstron se aplikanti ka pranuar marrëveshjet për dispozitën
e mbështetjes teknike të përshtatshme dhe informacionit (p.sh. nga një organizatë e njohur për
tahografin, e tillë si prodhuesi i tahografit).
9. Evidencë mbështetëse për të treguar se aplikanti ka pranuar dispozitën e trajnimeve të
teknicienëve të emëruar (p.sh. nga një qendër trajnimi e miratuar e tahografëve).
10. Evidencë mbështetëse për të treguar që aplikanti ka pranuar marrëveshjet për dispozitën
e pajisjes të tahografëve, pjesëve rezervë dhe të konsumuara për të mundësuar punën e tahografit të
drejtohet në mënyrë të kënaqshme.
11. Evidencë mbështetëse për të treguar se aplikanti ka pranuar marrëveshjet për dispozitën
e kontrollit cilësisë dhe auditimin e menaxhimit të ofiçinës, inspektimit të zakonshëm, mirëmbajtjes
dhe kontrollin e konfirmuar të testit të pajisjes së tahografit.
ANEKSI 2
I. SHENJA E VEÇANTË E QENDRËS TEKNIKE 
Shenja e veçantë e qendrës do të ketë formën në vijim: 
AL X YY ZZp.sh.ALB0103
Me X i përket një ose disa germave alfabetike në lidhje me prodhuesin e tahografëve
analogë ose digjitalë, për të cilin qendra teknike është e autorizuar, sipas listës në vijim, e cila
plotësohet në vazhdimësi nga organi kompetent i lëshimit të autorizimit, p.sh.:
A Siemens VDO (Continental)
B Stoneridge
C Actia
D Efkon
Y Y është një numër kodi lokal, në përputhje me vendndodhjen e qendrës teknike,
sipas formatit në vijim:
Tirana01
Durrësi02
etj.
ZZ i përket numrit rendor vijues në regjistrin e qendrave teknike


Data postimit :11/06/2011
Ikub# :1106110060
Tags:
Lexuar :800 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e miratimit:04/29/2011
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:04/29/2011
Numri i fletores zyrtare:68
Data e fletores zyrtare:06/02/2011
Faqja e fletores zyrtare:2711
Numri i ligjit:8

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al