Back

Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit

Otorinolaringologu apo audiologu është personi i cili do t‘ju propozoj zgjidhjen adekuate për dobësimin e juaj të dëgjimit. Nëse zgjidhja është aparati i dëgjimit, mos kini frikë dhe paragjykime për të, për njoftim nga 80 milion banorë të Gjermanisë 6 milion mbajnë aparate të dëgjimit. Do te lejoni te shurdhoheni edhe më tepër, sepse kurrsesi nuk pajtoheni me mbajtjen e aparatit të dëgjimit, te bini ne depresion sepse jeni te izoluar nga kuptimi i ngjarjeve përreth jush, ne vazhdim do të përpiqemi të japim shpjegime për pyetjet më të shpeshta qe bëhen para se te vendoset për mbajtjen e aparateve te dëgjimit.

Amplifikimi i dëgjimit: të gjithë persona të cilët kanë dobësim të dëgjimit mbi 30 dB, dhe nuk është i mundur shërimi konservativ apo me barna ose ai operativ, duhet të amplifikohen. Përse? Nëse juve filloni në vazhdimësi të kërkoni ngritjen e zërit të TV-së apo të bashkëbiseduesit, atëherë këto janë shenja të para të dëmtimit të dëgjimit dhe nëse me kohë nuk drejtoheni tek personi i specializuar – otorinolaringologu, dëmtimi do të rritet, do të paraqitet ushtima në vesh,dhe adaptimi i juaj me aparatin e përshkruar do të jetë më i vështirë.

Keni ushtimë në vesh dhe dobësim të dëgjimit, ndërsa otorinolaringologu nuk ju preferon tretman operativ apo konservativ, atëherë patjetër duhet ta siguroni një aparat të dëgjimit. Aparati do ta ngritë dëgjueshmërinë në veshin e dobësuar dhe ushtimën ekzistuese do ta mbuloj me amplifikimin e vet, kështu që pas një kohe, në shumicën e rasteve, ushtima zhduket.

Keni pranuar dhe jeni pajtuar se duhet të mbani aparatin e dëgjimit për ta përmirësuar komunikimin e juaj me personat përreth jush. Kush duhet përshkruar aparatin? Aparatin duhet ta përshkruajë personi i specializuar për dëmtime të dëgjimit, Audiologu apo Otorinolaringologu.

A do të më dëmtohet dëgjimi i mbetur?
Jo, nëse personi i kualifikuar do ta përcaktojë pragun e dëgjimit, nivelin më të përshtatshëm, nivelin më të padurueshëm të amplifikimit. Në rast nevoje bëhet audiometria foljore, etj Prandaj, gjithmonë drejtohuni personit të specializuar - Otorinolaringologut apo institucionit të specializuar për dëmtime të dëgjimit.

Aparat pas veshit, në vesh, apo në kanal?
Shpeshherë do të pyesni veten, cila zgjidhje është më e mira. Këtu do t‘ju tregojmë përparësitë dhe mangësitë e çdo lloji:

Aparati pas veshit
Përparësitë: lehtë manipulohet me të, i përshtatshëm për moshat më të vjetra, më i lirë – zakonisht, qëndrushmëria e baterive është më e gjatë, përforcon spektër të gjerë të dëmtimeve.
Mangësitë: Oliva i ndërrohet më shpesh, zëri është më mekanik, shpeshherë për shkak të olives, fishkëllejnë, estetikisht të papërshtatshëm, shumë të ndjeshëm ndaj djersitjes, nuk mund të bëni aktivitete sportive me të.

Aparati në vesh
Përparesitë: i mbështetur mirë në laprën e veshit, mundëson aktivitete sportive, përforcon spektër të gjerë të dëmtimeve- edhe shumë të rënda, më pak vërehet se ai pas veshit, zëri më natyral, më pak i ndjeshëm në djersitje.
Mangësitë: bateria jetëshkurtër, më i shtrenjtë, bateria me dimenzione më të vogla shpeshherë sjell probleme gjatë ndërrimit të saj tek personat e vjetër. Tek veshi që kullon i papërdorshëm.

Aparati në kanal
Përparësitë: gati i padukshëm, mundëson të gjitha aktivitetet sportive, përveç atyre në ujë, zëri shumë i këndshëm për shkak të afërsisë së membranës, nuk është i ndjeshëm në djersitje.
Mangësitë: bateria jetëshkurtër, personat më të vjetër kanë pengesa gjatë ndërrimit të saj, nëse këmisha nuk është mirë e punuar, mund ta lëndon kanalin, tek veshi që kullon jo i përdorshëm

Me aparat nuk po i kuptoj fjalët?
Shumë pacientë të cilët me kohë nuk e kanë siguruar amplifikimin e dëgjimit të mbetur, humbin kuptimin ndaj fjalëve të amplifikuara dhe shpeshherë ankohen se nuk po munden t’i ndajnë fjalët. Shume personave me aparate të dëgjimit ju duhen edhe deri në 6 muaj adaptim me aparatin e dëgjimit. Mirëpo, kur kuptueshmëria për fjalë të jetë e ulur, patjetër duhet të amplifikoni dëmtimin e dëgjimit me aparat digjital programabil, që të mund ta ktheni për kohë të shkurtër kuptueshmërinë ndaj fjalëve të amplifikuara .

Aparat analog apo digital?
Për shumë persona kjo nuk ka rëndësi, mirëpo teknologjia bashkëkohore ka mundësuar përparime të mëdha në teknologjinë e aparateve për dëmtime të dëgjimit. Aparatet analoge janë përforcues linearë, pra e përforcojnë dëgjimin në të gjitha frekuenca njëlloj, pa mundësi të përmirësimit të kuptueshmërisë për fjalë të amplifikuara, nuk kanë disa programe, sinjali është thjeshtë i amplifikuar, por janë më të lirë. Në botën perëndimore, praktikisht, nuk gjenden në treg.
Aparatet digjitale, sinjalin e përpunojnë në mënyrë digjitale, toni është më i këndshëm, më i pastër, me mundësi të përmirësimit, të kuptueshmërisë së fjalëve në vendet me zhurmë, tonet trishtuese, të përplasjes së derës, makinave motorizuese, aeroplanëve, janë të suprimuar me sistemin digjital, posedojnë filtra digjital preciz të cilët mundësojnë zërin e amplifikuar të tingëllojë këndshëm e jo mekanik si tek aparatet analoge, nuk fishkëllejnë në vesh, posedojnë disa programe p.sh. njërin për në qytet, njërin për në shtëpi, tjetrin për teatër, etj. Mund ta përdorni aparatin mobil, etj.
Mangësia: fatkeqësisht janë më të shtrenjtë.

Si ta dalloj aparatin digjital prej atij analog?
Në dukje janë të njëjtë, mirëpo aparati digjital duhet të programohet. Programimi nuk bëhet pa praninë tuaj, juve do t’ju vendoset aparati në vesh, me një kabllo do të jeni të lidhur me kompjuterin, ndërsa personi i cili e bën programimin, do të komunikojë me ju. Çdo ndërrim në kompjuter të parametrave, ju do ta dëgjoni. Parametrat e programuar më vonë, ju nuk mund t’i ndërroni, këta mund të ndërrohen me reprogramim. Më në fund, kërkoni prospektin e aparatit të cilin ju preferojnë, atëherë do të kuptoni, a bëhet fjalë për aparat analog apo digjital.

Ta siguroj aparatin në Kosovë apo jashtë?
Shpeshherë shumë persona, dëshirojnë ta sigurojnë aparatin jashtë Kosove. Është shumë me rëndësi që atyre që duan ta mbajnë aparatin e dëgjimit, t’u shpjegohet se për të funksionuar mirë aparati, duhet të programohet në varësi të shkallës së dëmtimit të dëgjimit, e që për një gjë të tillë, nuk mjafton vetëm audiogrami, por duhet të testohet në personin që do ta mbajë aparatin. Shpeshherë kur diçka nuk ecën mirë, duhet riprogramimi. E po ashtu, këto aparate mund të kenë nevojë për servisime dhe në rast të defekteve më të rënda, kthehen te prodhuesi pasi që mbulohen nga garancioni i aparatit.

Ku të drejtohem për përcaktim të dëmtimit të dëgjimit dhe eventualisht për aparat të dëgjimit?
Pa pasur nevojë që këto aparate t’i blini jashtë, në Kosovë ka qendra ku ofrohen aparate të prodhuesve më të njohur botëror, si Siemens, Widex, Oticon etj.

Aparat në njërin apo në të dy veshët?
Gjithmonë më e preferueshme është mbajtja e aparateve në të dy veshët, sepse dëgjimi binaural më lehtë iu orienton nga burimi i zërit apo tingullit si dhe kuptueshmëria e fjalëve është më e mirë, etj. Pra nga aspekti shkencor, preferohet amplifikimi apo bartja e dy aparateve.

Dr. Dukagjin Spanca
Otorinolaringolog
044 192 847


Data postimit :07/06/2011
Ikub# :1106070053
Tags: DEGJIMI
Lexuar :1,588 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al