Back

Si do te jete testi i Matematikes?

Specialistët do të izolohen në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, nga dita e mërkurë e kësaj jave, për të dalë prej aty të mërkurën e javës së ardhshme, pikërisht në datën 15 qershor, ditë në të cilën do të mbahet edhe provimi i Matematikës, që cilësohet edhe si një nga më të vështirët për maturantët. Testi për provimin e Matematikës do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat, 13 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Për trembëdhjetë pyetjet e para që janë me zgjedhje, maturantët duhet të rrethojnë vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Kurse pyetjet e tjera kanë kërkesa që janë me zgjidhje dhe arsyetim. Pranë secilës pyetje ka hapësirë për të kryer veprimet e nevojshme. Po ashtu, në fund të testit do të lihet hapësirë për kryerjen e veprimeve, në ndihmë të zgjidhjes së pyetjeve. Për përzgjedhjen e pyetjeve përfundimtare të tezave, sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Arsimit, çdo grup lëndor harton fondin e kërkesave të testeve, bazuar në matricën e specifikimeve, të hartuar nga specialisti lëndor.
Ky fond është sa 20 (njëzetë)-fishi i kërkesave që do të përmbajë testi. Bazuar në këtë rregull, edhe për provimin e Matematikës, 25 pyetjet finale që do të përmbajë testi do të përzgjidhen nga një fond prej 500 pyetjesh. Ndërkohë që kaq është fondi i pyetjeve, nëse do t’i referohemi vetëm një profili gjimnazi, pasi, po të kemi parasysh se do të hartohen 7 lloje të ndryshme testesh, përshtatur drejtimit të shkollës, në total, fondi i pyetjeve për provimin e Matematikës do të përmbajë 3500 alternativa, nga të cilat do të nxirren vetëm 175 pyetjet për shtatë testet përfundimtare. Por, sipas specialistëve të arsimit, kjo do të thotë më shumë larmi pyetjesh në testet e maturantëve, në mënyrë që kontrolli i dijeve të jetë sa më i shpërndarë dhe jo i përqendruar. Ndërkaq, për t’u ardhur në ndihmë maturantëve për provimin e Matematikës, bazuar në programin orientues dhe shpjeguesin e tij, gazeta zbardh sot peshën që do të ketë secila fushë, ose linjë e kësaj lëndë në test, gjë që tregon se nga cilat tema do të nxirren edhe pyetjet. Në ditën e parë të muajit qershor, rreth 41 mijë maturantë nga i gjithë vendi iu nënshtruan provimit të parë të Maturës, Gjuhë-Letërsi, rezultatet e të cilit, sipas afateve, pritet të dalin para zhvillimit të provimit të Matematikës. Por, ekziston mundësia që shpallja e rezultateve të bëhet pas provimit të Matematikës, në mënyrë që notat e marra, sidomos kur nuk janë ato që priten, ose negative, të mos demoralizojnë maturantët në provimet e radhës.

3500 kërkesa do të përmbajë fondi i pyetjeve për provimin e Matematikës, të cilit maturantët do t’i nënshtrohen në datën 15 qershor

175 pyetjet që do të nxirren nga ky fond, duhen për 7 testet përfundimtare të Matematikës, që do të hartohen sipas profileve të shkollave

Testi për provimin e Matematikës do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat, 13 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë.

Pyetjet me tre nivele vështirësie
Brenda fondit të madh të pyetjeve, ato që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e testeve përfundimtare të Matematikës, do të bazohen në tre nivele vështirësie, duke filluar nga pyetjet më të lehta, deri tek ato më të vështirat, për nxënësit më të mirë. Për rrjedhojë, të gjithë maturantët, të cilët hyjnë në kategorinë e nxënësve të dobët, që përgjithësisht marrin notën 5 ose 6, do të kenë hapësirën e tyre në çdonjërin prej testeve të provimeve të Maturës. Kështu, në masën 40%, hartuesit e testeve do të përgatisin pyetje pikërisht për këtë nivel, i cili korrespondon me nivelin e tretë, sipas kategorizimit që u është bërë nxënësve për nivelin e tyre arsimor. Në këtë mënyrë, këta maturantë, dijet e të cilëve nuk janë për t’u lakmuar, do të mund të marrin pikët e nevojshme në provim, sa për të mos rezultuar mbetës. Ekzistenca në shkolla edhe e nxënësve jo të mirë, ka çuar në këtë vendim të specialistëve të AVA-s, në mënyrë që edhe kjo kategori të mos mbetet pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje në provim. Niveli i dytë i pyetjeve, ku hyjnë nxënësit pak më të mirë në mësim se të dobëtit, do të zërë në çdonjërin prej testeve, po 40% të totalit të pyetjeve. Në këtë grup pyetjesh do të ketë testim të dijeve të maturantëve, jo thjesht për njohuritë bazë, por për njohuri më të thella, për të cilat mund të përgjigjen ata maturantë që përpiqen të mësojnë, ose kanë qenë sistematikë. Niveli i parë, ose i nxënësve të mirë dhe shumë të mirë, do të ketë 20% hapësirë në test. Në këtë grup pyetjesh, maturantët do të testohen jo më vetëm për njohuritë që kanë marrë gjatë shkollës së mesme, por edhe për kreativitetin e tyre individual. Në këtë mënyrë, maturanti i nivelit të tretë ka të ngjarë të marrë 40% të pikëve (nëse është i mirë për nivelin ku bën pjesë), ata të nivelit të dytë 80%, dhe maturantët e nivelit të parë 100% të pikëve, pra vlerësim maksimal.

Temat, pesha e secilës fushë në test

PROFILI NATYROR

Linja Pesha %

Numri 8%

Shprehjet me ndryshore 6%

Ekuacione 12 %

Funksioni (8+18) 26%

Fig. Gjeometrike 22%

Matjet 16%

Statistike 4%

Komb. Probabil. 6%

PROFILI I PËRGJITHËSHM

Linja Pesha %

Numri 8%

Shprehjet me ndryshore 8%

Ekuacione 12 %

Funksioni (8+16) 26%

Fig. Gjeometrike 20%

Matjet 16%

Statistike 4%

Komb. Probabil. 6%

PROFILI SHOQËROR

Linja Pesha %

Numri 8%

Shprehjet me ndryshore. 6%

Ekuacione 16 %

Funksioni (10+16) 26%

Fig.Gjeometrike 20%

Matjet 14%

Statistikë 4%

Komb. Probabil. 4%

SHKOLLAT TEKNIKE 5-VJEÇARE

Linja Pesha %

Numri 8%

Shprehjet me ndryshore 7%

Ekuacionet 13%

Funksioni 26%

Fig.Gjeometrike 22%

Matjet 16%

Statistika 4%

Komb.e probabilitet 4%

TEKNIKE 3+2 VJEÇARE, PEDAGOGJIKE DHE KOHË TË SHKURTUAR

Linja Pesha %

Numri 10%

Shprehjet me ndryshore 8%

Ekuacione 14 %

Funksioni (8+16) 24%

Fig.Gjeometrike 22%

Matjet 14%

Statistikë 4%

Komb.Probabil. 4%

SHKOLLAT E MESME E GJUHËVE TË HUAJA

Linja Pesha %

Numri 12%

Shprehjet me ndryshore 8%

Ekuacionet 20%

Funksioni 20%

Figurat gjeometrike 24%

Matjet16%

PROFILI ARTISTIKE, SPORTIVE

Linja Pesha %

Numri 14%

Shprehjet me ndryshore 8%

Ekuacione 20 %

Funksioni (8+16) 18%

Fig.Gjeometrike 24%

Matjet 16%

Shtatë teste të ndryshme sipas shkollave

Gjimnazi drejtimi natyror

Gjimnazi drejtimi i përgjithshëm

Gjimnazi drejtimi shoqëror

Shkolla e mesme teknike 3+2-vjeçare; pedagogjike; me kohë të shkurtuar

Shkolla e mesme artistike; sportive; koreografike

Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja

Shkolla e mesme teknike 5-vjeçare

Data postimit :07/06/2011
Ikub# :1106070046
Tags: GJIMNAZI MATEMATIKA MATURA SHTETERORE
Lexuar :4,229 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al