Posto

  • Simptomat e Andropauzës



    Por, pavarësisht sedrës që i karakterizon përgjithësisht, ata kanë probleme njësoj si femrat. Madje, ndodhet në analogji me menopauzën që i prek ato pas moshës 45 vjeç, andropauza “godet” burrat pak më herët. Të dhënat i bëjnë publike specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

    Ndërsa mjeku androlog Evi Dani jep një sërë këshillash për të parandaluar dhe përballuar sëmundjen që mund të shkaktojë, nëse nuk trajtohet, si dhe pasojat mjaft të rënda.

    Sipas studimit të kryer nga specialistja e ISHP-së, 10% e meshkujve shqiptarë rezultojnë se vuajnë nga andropauza që në moshën 30 vjeç. Ndryshe nga femrat, të cilat kanë informacion mbi menopauzën, 97 për qind e meshkujve të pyetur, nuk dinë asgjë mbi andropauzën.

    Pas moshës 30 vjeç tek meshkujt nis një ulje të testosteronit me 10 për qind në çdo dekadë. Po kështu, 30 për qind e meshkujve mbi moshën 40-50 vjeç shfaqin të tilla probleme, duke u rritur në 50 për qind tek moshat mbi 50 vjeç dhe 70 për qind te ata mbi 60 vjeç.

    Mashkulli si hormon kryesor ka testosteronin, i cili prodhohet kryesisht në testikuj nga disa qeliza (leydik) që ndodhen në teste. Me kalimin e moshës ulet funksioni i këtyre qelizave, duke ulur sasinë e prodhimit të këtij hormoni, ku më shumë e ku më pak, i cili sjell dhe disa shqetësime karakteristike”, thotë mjeku Androlog Evi Dani.

    Sipas tij, kur nivelet e testosteronit bien nën norme, kemi hipogonadizëm (12-35 n.mol/l) dhe mashkulli shfaq humor të keq, mund të ketë gjendje depresive, që ndonjëherë mund të shoqërohen me acarim të kotë. Çrregullime të gjumit, lodhje të shpejtë fizike, që vjen si pasojë e anemisë së krijuar nga ulja e nivelit të testosteronit dhe ulja e masës muskulore.

    Trajtimi konsiston në terapi hormonale zëvendësuese. Kohët e fundit po përdoret me sukses një medikament i ri, një injeksion që bëhet çdo 3 muaj. Efektet ndihen që me injeksionin e parë dhe pacienti ka përmirësime të gjendjes së përgjithshme, ky shqetësim nuk është se haset nga të gjithë meshkujt, por prek pjesën më të madhe të burrave”, sqaron Dani.

    Sipas tij, “Nebido”, i cili është ndër preparatet që përdoret në mbarë botën. Bëhet fjalë për gjilpërë që injektohet në disa faza. “Po të kemi një diagnozë ekzakte, nebido do të ishte një trajtim perfekt. Për këtë kërkohet që meshkujt duhet të bëhen të vetëdijshëm për bërjen e vizitave mjekësore tek andrologu, pasi përveç andropauzës, mund të behën shkak për zbulimin e sëmundjeve të tjera, siç është edhe kanceri i prostatës”, thotë Dani.

    Sipas mjekut androlog, andropauza nuk ndodh te të gjithë meshkujt, por prek pjesën më të madhe të tyre. Duhet që çdo person mbi moshën 40 vjeç të bëjë analiza hormonale për të matur nivelin e testosteronit dhe kontrolle periodike te mjeku specialist.

    Simptomat e Andropauzës


    . Humor të keq deri në gjendje depresive
    . Acarime të kota
    . Çrregullime të gjumit
    . Lodhje të shpejtë fizike
    . Fillon e krijohet indi dhjamor në bel, shpatulla dhe vithe.
    . Shfaqen çrregullime të përqëndrimit
    . Afshe të nxehta dhe ulje e dendësisë kockore (osteoporozë)
    . Ulje e dëshirës seksuale dhe disfuksion erektil deri në impotencë/keshilla/



    Share:



    Postuar nga: a.k

    Data: 31/05/2011

    ikub#: 1105310063

    Shfleto artikuj te tjere per: ANDROPAUZA,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al