Back

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR NDARJEN E FONDIT PËR ZHVILLIMIN E RAJONEVE

VENDIM
Nr.2, datë 11.3.2011 
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR NDARJEN E FONDIT PËR ZHVILLIMIN E  RAJONEVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15 të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010  “Për buxhetin e vitit 2011”, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve
 

VENDOSI:
1. Përcaktimin e kritereve për ndarjen e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve, sipas përqindjeve  të mëposhtme:
a) Numri i popullsisë në secilin qark: 35%.
b) Niveli i varfërisë sipas qarqeve: 35%.
c) Përfitimi i investimeve në 4-vitet e fundit sipas sektorëve përkatës: 30%.
2. Përllogaritja e kritereve për formulën e shpërndarjes së fondeve ndërmjet qarqeve, sipas  fushave përkatëse, kryhet sipas (shtojcës I) bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Shpërndarja e fondeve ndërmjet qarqeve për secilin sektor sipas aplikimit të formulës  është paraqitur në tabelën 1 (shtojca II) bashkëlidhur këtij vendimi. 
4. Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, pranë  Këshillit të Ministrave, kryen rolin e sekretariatit  të përgjithshëm të Komitetit të Zhvillimit të  Rajoneve. Sekretariati i përgjithshëm administron dhe përgatit materialet, që do të diskutohen nga  Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve. 
5. Në bazë të kritereve të llogaritura në përputhje me formulën sipas peshës së tyre specifike  për ndarjen e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve, sekretariati i përgjithshëm i paraqet propozimin  Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve për ndarjen e fondeve për çdo fushë ndërmjet qarqeve. 
6. Aplikimi për fonde bëhet nga njësitë e qeverisjes vendore, universitetet për sektorin e  arsimit të lartë dhe bordet e kullimit për sektorin e bujqësisë, duke i dërguar projektet, sipas formatit  nr.1 (shtojca III) bashkëlidhur këtij vendimi, në: 
- Fondin Shqiptar të Zhvillimit për objektet e infrastrukturës vendore.
- Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për objektet e arsimit bazë, të mesëm të përgjithshëm,  të mesëm profesional. 
- Ministrinë e Shëndetësisë për objektet e kujdesit shëndetësor parësor.
- Ministrinë e Punëve Publike, dhe Transportit për objektet e ujësjellës-kanalizimeve.
- Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe  Mbrojtjes së Konsumatorit për objektet e  infrastrukturës së kullim/ujitjes dhe zhvillimit rural duke mbështetur bujqësinë blegtorinë  agroindustrinë dhe marketingun.
- Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për objektet e trashëgimisë kulturore,  artit dhe kulturës.
- Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për projektet për pyllëzim me  dru frutorë. 2383
7. Me fondet e buxhetit të këtij viti do të merren në konsideratë për financim  projektpropozimet e reja të paraqitura në vitin  2010-2011 pranë sekretariateve të institucioneve të  përmendura në pikën 5.
8. Vlera e plotë e projekteve, që do të miratohet nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve, do  të jetë ajo e cila është propozuar nga sekretariatet teknike të ministrive të përmendura në pikën 5 dhe  dërguar pranë sekretariatit të përgjithshëm të FZHR-së.
9. Për projektet në vazhdim, të papërfunduara, për avancimin e punimeve dhe ende të  papaguara, ministritë e linjës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit përgatisin një listë me projektet në  vazhdim, të cilën ia përcjellin sekretariatit të përgjithshëm të FZHR, sipas formatit nr.2  të shtojcës
III. Në lidhje me fondin që i akordohet financimit të projekteve në vazhdim, vendimi merret nga  Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve, duke mbajtur në konsideratë edhe nivelin real të disbursimeve  të përditësuara nga Ministria e Financave.
10. Për aplikimet për projektet e reja, sekretariatet teknike në ministritë e linjës përgatisin  metodologjitë përkatëse për të kryer vlerësimin teknik të projekteve, të cilat miratohen me urdhër të  ministrit. Një kopje e urdhrit të ministrit depozitohet pranë sekretariatit të përgjithshëm të Fondit për  Zhvillimin e Rajoneve.
11. Ministritë e linjës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëjnë një vlerësim të projekteve sipas  kritereve të shtojcës II bashkëlidhur këtij vendimi. 
12. Ministritë e linjës dhe institucionet e tjera të përmendura në pikën 5 të këtij vendimi,  paraqesin pranë sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve listën e plotë të  projekteve të paraqitura nga  njësitë e qeverisjes vendore dhe bordet e kullimit, shoqëruar me  vlerësimet ekonomiko-teknike, sipas formatit nr.3 të shtojcës III. 
13. Ministria e Brendshme paraqet, pranë sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit për  Zhvillimin e Rajoneve, përparësitë e zhvillimit dhe  të investimeve në nivel vendor sipas fushave  përkatëse në përputhje me dokumentet strategjike të zhvillimit të qarqeve, si edhe bazuar në informacionin e marrë nga këshillat e qarqeve, sipas formatit nr.3 të shtojcës III bashkëlidhur. 
14. Ministria e Financave përgatit dhe i përcjell, sipas kërkesës, sekretariateve teknike të ministrive të linjës, si edhe sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve,  analizën dhe vlerësimin për nivelin e mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore për katër vitet e  fundit, nga njësitë e qeverisjes vendore.
15. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria  e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e  Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave,  si dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit përgatitin dhe i përcjellin sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit  për Zhvillimin e Rajoneve sasinë e investimeve që këto institucione kanë kryer për katër vitet e  fundit të ndarë në nivel qarku sipas rretheve.
16. INSTAT-i siguron të gjitha të dhënat e nevojshme për sekretariatin e përgjithshëm të  Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve dhe institucionet e tjera qendrore, të cilat do të shërbejnë për të  analizuar projektet e dërguara për financim.
17. Vendimet e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, për projektet që do të financohen,  përcillen nga sekretariati i përgjithshëm te Ministria e Financave, e cila procedon për veprim, duke  çelur fondin e akorduar për investimet sipas vendimeve të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve,  bazuar në informacionin e marrë nga institucionet buxhetore të përmendura në pikën 5. 
18. Monitorimi i ecurisë së zbatimit të punimeve të projekteve dhe i disbursimit të Fondit  për Zhvillimin e Rajoneve do të bëhet nga ministritë përfituese dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.  Raportet për ecurinë e zbatimit të projekteve të akorduara njësive të qeverisjes vendore nga fondi  për zhvillimin e rajoneve do të dërgohen pranë sekretariatit të përgjithshëm të FZHR-së dhe pranë
Ministrisë së Financave sipas kërkesës. 
19. Ngarkohen Ministri i Financave, Ministri i Brendshëm, Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ministri i Shëndetësisë, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit  dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministri i  Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, INSTAT-i dhe 2384  Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe  Koordinimit të Ndihmës së Huaj për zbatimin e këtij vendimi. 


 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Sali Berisha


Data postimit :28/05/2011
Ikub# :1105280058
Tags: KRITERE
Lexuar :1,108 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:03/11/2011
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:03/11/2011
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:03/11/2011
Numri i fletores zyrtare:57
Data e fletores zyrtare:05/12/2011
Faqja e fletores zyrtare:2382
Numri i ligjit:2

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al