Back

PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE DHE TË SHPËRBLIMEVE

 LIGJ

Nr.10 405, datë 24.3.2011
PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE DHE TË SHPËRBLIMEVE
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton kompetencat në fushën e pagave dhe të shpërblimeve të punës në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Kompetencat në caktimin e pagës
Në Republikën e Shqipërisë kanë kompetencë për caktimin e pagës, sipas përkatësisë:
a) Kuvendi;
b) Këshilli i Ministrave;
c) këshilli i qarkut, këshilli bashkiak, këshilli komunal;
ç) organet kolegjiale drejtuese të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore, shoqërive aksionare dhe të institucioneve të tjera publike;
d) personat e tjerë, juridikë a fizikë, vendas ose të huaj, sipas legjislacionit përkatës.
Neni 3
Kompetencat e Kuvendit
Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, miraton:
a) pagën e Presidentit;
b) raportet e pagave të funksionarëve të lartë shtetërorë, të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj;
c) strukturën e pagës për nëpunësit/punonjësit e administratës publike, qendrore dhe vendore.
Neni 4
Kompetencat e Këshillit të Ministrave
1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe të Ministrit të Financave, miraton pagën minimale mujore, në shkallë vendi, e cila është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit që mbulon Departamentin e Administratës Publike dhe të Ministrit të Financave miraton:
a) pagat e shpërblimet e drejtuesve të institucioneve qendrore që nuk përfshihen në nenin 3 të këtij ligji dhe pagat e personave të tjerë, të barazuar me ta, sipas nenit 3;
b) strukturën e pagave për nëpunësit/punonjësit e administratës publike, qendrore dhe vendore, për të cilët kjo strukturë nuk është e shprehur në ligjet specifike;
c) numrin e klasave, nivelet e pagave, të shtesave mbi pagë dhe të shpërblimeve për nëpunësit/punonjësit e administratës publike, qendrore dhe vendore;
ç) aktet nënligjore për rregullat dhe kriteret për përcaktimin e masës së shpërblimeve për rezultate të mira në fund të vitit, për shpërblimin shtesë për punën e kryer mbi kohën normale të punës, në ditët e festave zyrtare e të pushimit javor dhe për raste të tjera, të parashikuara në Kodin e Punës dhe në ligje të tjera të veçanta, për nëpunësit/punonjësit e administratës publike, qendrore
dhe vendore;
d) klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe të kufijve maksimalë e minimalë të pagave për funksionarët e zgjedhur, të emëruar, për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë në organet e qeverisjes vendore.
3. Këshilli i Ministrave, sipas rastit, me propozimin e Ministrit të Financave, miraton shpërblimin e anëtarëve të këshillave, të bordeve ose të komisioneve të institucioneve qendrore, kur legjislacioni përkatës parashikon krijimin e një këshilli ose të bordit drejtues me të drejtë pagese në këto institucione.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Financave dhe të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, miraton kufirin maksimal të pagës dhe të shpërblimit të titullarit të njësive të fondeve speciale, të institucioneve publike, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50 për qind shtetëror, si dhe kufirin e shpërblimit të anëtarëve të
këshillave a të bordeve drejtuese të tyre.
Neni 5
Kompetencat e këshillave të qeverisjes vendore
Këshilli i qarkut, këshilli bashkiak, këshilli komunal, sipas përkatësisë, miratojnë:
a) pagën për çdo funksion të zgjedhur, të emëruar, për nëpunësit dhe punonjësit e tjerë, brenda kufijve të pagave për çdo grup të njësive të qeverisjes vendore, të miratuara nga Këshilli i Ministrave;
b) njehsimin në pagë, në përputhje me klasifikimin e funksioneve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, për çdo funksion të ri që vendos të krijojë;
c) shpërblimin mujor të këshilltarëve dhe të kryetarëve të fshatrave, në masën deri në 10 për qind të pagës mujore të kryetarit të këshillit të qarkut, të kryetarit të bashkisë dhe të kryetarit të komunës;
ç) shpërblime të personave, nga burimet e veta financiare, të cilët caktohen në komitete, borde, këshilla, komisione, e të tjera të kësaj natyre, që ngrihen me vendim të këshillit përkatës;
d) pagat e punonjësve të njësive ekonomike dhe të institucioneve të varësisë së tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me përjashtim të rasteve kur me ligj të veçantë është parashikuar ndryshe.
Neni 6
Kompetencat e organeve kolegjiale
1. Organet kolegjiale drejtuese të njësive të fondeve speciale, të institucioneve publike, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare, me kapital mbi 50 për qind shtetëror, miratojnë:
a) nivelet e pagave të punonjësve të tyre, brenda kufirit minimal e maksimal të caktuar nga Këshilli i Ministrave, në varësi të mundësive të tyre financiare dhe pas miratimit nga ministri
përkatës;
b) masën e shpërblimit të punës, por jo më shumë se një pagë mujore në vit, pas daljes së rezultatit financiar vjetor, si dhe pas miratimit nga ministri përkatës.
2. Për ndërmarrjet shtetërore, veprimtaria e të cilave është me humbje, ose që subvencionohen nga shteti, Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përkatës dhe të Ministrit
 
Neni 7
Dispozita kalimtare
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet e parashikuara brenda 2 muajve nga hyrja
në fuqi e ligjit.
Neni 8
Dispozita shfuqizuese
Ligji nr. 8487, datë 8.7.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 9
 
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6969, datë 12.4.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Data postimit :03/05/2011
Ikub# :1105030145
Tags: KOMPETENCAT PAGA
Lexuar :2,090 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:04/09/2011
Propozuar nga:Presidenti i Republikës
Data e miratimit:03/24/2011
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:03/24/2011
Numri i fletores zyrtare:42
Data e fletores zyrtare:04/22/2011
Faqja e fletores zyrtare:1813
Numri i ligjit:10 405

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al