Back

PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “MASTER I SHKENCAVE” NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

 URDHËR

Nr.510, datë 8.11.2010
PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “MASTER I SHKENCAVE” NË UNIVERSITETIN E TIRANËS
 
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të neneve 26 dhe 42 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
 
URDHËROJ:
1. Hapjen në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit i Tiranës, të programeve të studimit “Master i Shkencave” në:
a) Sisteme informacioni në ekonomi;
b) Kontabilitet dhe auditim;
c) Financë, me profil:
i) Drejtues financiar;
ii) Ndërmjetës bankar;
iii) Ndërmjetës jobankar;
d) Ekonomiks;
e) Administrim publik;
f) Administrim biznesi, me profil:
i) Menaxhim;
ii) Menaxhim i burimeve njerëzore;
g) Kërkimet operacionale;
h) Marketing;
i) Menaxhim turizmi.
2. Programet e studimit “Master i shkencave” realizohet me 120 kredite, ku përfshihen 30- 40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike.
3. Programet e studimit të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010-2011.
4. Në përfundim të programeve të studimit lëshohet diploma “Master i shkencave” në:
a) Sisteme informacioni në ekonomi;
b) Kontabilitet dhe auditim;
c) Financë, me profil:
i) Drejtues financiar;
ii) Ndërmjetës bankar;
iii) Ndërmjetës jobankar;
d) Ekonomiks;
e) Administrim publik;
f) Administrim biznesi, me profil:
i) Menaxhim;
ii) Menaxhim i burimeve njerëzore;
g) Kërkimet operacionale;
h) Marketing;
i) Menaxhim turizmi.
5. Efektet financiare, për zbatimin e këtij urdhri, përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë.
6. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe universiteti i Tiranës, për zbatimin e këtij urdhri.
 
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS
Myqerem Tafaj

Data postimit :25/04/2011
Ikub# :1104250173
Tags: MASTER TIRANA
Lexuar :1,594 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:11/08/2010
Propozuar nga:Ministri i Arsimit dhe Shkencës
Data e miratimit:11/08/2011
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:11/08/2011
Numri i fletores zyrtare:187
Data e fletores zyrtare:02/25/2011
Fushat e veprimit te aktit:Arsimi pasuniversitar
Faqja e fletores zyrtare:10371
Numri i ligjit:510

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al