Back

PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “MASTER PROFESIONAL” NË UNIVERSITETIN “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR

 URDHËR

Nr.505, datë 8.11.2010
PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “MASTER PROFESIONAL” NË UNIVERSITETIN “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
 
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të neneve 26 dhe 42 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
 
URDHËROJ:
1. Hapjen në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Shoqërore të universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, të programeve të studimit “Master profesional” në:
a) “Gjuhë dhe qytetërim italian”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
b) “Gjuhë-letërsi dhe qytetërim grek”, me profil minor në “Lëndë shoqërore”.
2. Programet e studimit “Master profesional” realizohen me 90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1,5 (një vit e gjashtë muaj) vit akademik.
3. Programet e studimit të fillojnë veprimtarinë mësimore, në vitin akademik 2010-2011.
4. Në përfundim të programeve të studimit lëshohet diploma “Master profesional” në:
a) “Gjuhë dhe qytetërim italian”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
b) “Gjuhë-letërsi dhe qytetërim grek”, me profil minor në “Lëndë shoqërore”.
5. Efektet financiare, për zbatimin e këtij urdhri, përballohen nga buxheti i universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, pa efekte buxhetore shtesë.
6. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, për zbatimin e këtij urdhri.
 
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS
Myqerem Tafaj

Data postimit :25/04/2011
Ikub# :1104250165
Tags: GJIROKASTRA STUDIMI
Lexuar :975 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:11/08/2010
Propozuar nga:Ministri i Arsimit dhe Shkencës
Data e miratimit:11/08/2010
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:11/08/2010
Numri i fletores zyrtare:187
Data e fletores zyrtare:02/25/2011
Fushat e veprimit te aktit:Arsimi i larte
Faqja e fletores zyrtare:10367
Numri i ligjit:505

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al