Back

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË MENAXHIMIT TË MBETJEVE DHE TË PLANIT KOMBËTAR TË MENAXHIMIT TË MBETJEVE

 VENDIM

Nr.175, datë 19.1.2011
PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË MENAXHIMIT TË MBETJEVE DHE TË PLANIT KOMBËTAR TË MENAXHIMIT TË MBETJEVE
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3 të nenit 9 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të neneve 5 pika 2 shkronja “a” e 24 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
1. Miratimin e strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Miratimin e planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
 
STRATEGJIA KOMBËTARE SHQIPTARE MBI MBETJET
Komponenti D: Planet e menaxhimit të mjedisit
Aktiviteti: Plani kombëtar i menaxhimit të mbetjeve
Zbatimi i planit kombëtar për përafrimin e legjislacionit mjedisor në Shqipëri
Planet e menaxhimit mjedisor
LISTA E AKRONIMEVE
SHRSH Shoqata e Ricikluesve Shqiptarë
OMPM Opsioni më i mirë i praktikuar për mjedisin
NSHM Ndërtimi dhe shkatërrimi i mbetjeve
KM Këshilli i Ministrave
GJED Gjykata Europiane e Drejtësisë
AMP Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve
VNM Vlerësimi i ndikimit në mjedis
FMT Mjetet e transportit jashtë përdorimit
MR Mbetjet e rrezikshme
SPI Sistemi i planifikimit të integruar
PZPKPLM BE, CARDS 2006 Projekti për Zbatimin e Planit Kombëtar për Përafrimin e
Legjislacionit Mjedisor/ INPAEL
METE Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë
MMPAU Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
MSH Ministria e Shëndetësisë
MPPT Ministria e Punëve Publike dhe Transportit
PBA Programi buxhetor afatmesëm
PKPL Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit
SKZHI Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim
SKZHSE Strategjia Kombëtare për Zhvillimin Social- Ekonomik
PBB Difenile polibromure
PBDE Etere të difenilit polibromur
PCBs Difenile poliklorur
PCTs Terfenile poliklorur
1272
PABL Planifikimi, arsimi, burimet dhe legjislacioni
NOQ Ndotësit organikë të qëndrueshëm
PVC Poliklorur vinili
ARM Agjencitë rajonale të mjedisit
RSH Republika e Shqipërisë
MSA Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit
1. Administrimi i mbetjeve në Shqipëri Administrimi i mbetjeve në Shqipëri është në një nivel shumë të ulët. Me sisteme për grumbullimin e mbetjeve të ngurta janë pajisur vetëm qytetet, por jo zonat rurale. Praktikohet shumë pak riciklimi. Kryesisht mbetjet asgjësohen në vendgrumbullimet e mbetjeve. Me disa përjashtime të vogla (landfill-et e Sharrës dhe të Bushatit) nuk ka venddepozitime të tjera të planifikuara si duhet. Dy venddepozitime të tjera të mëdha që po planifikohen të bëhen brenda një afati të shkurtër janë:
një në Korçë/Maliq (mbështetur nga KfW) dhe një tjetër në Sarandë/Bajkaj (mbështetur nga Banka Botërore). Nuk ka sisteme grumbullimi në zonat rurale dhe qytetet e vogla. Pjesa më e madhe e mbetjeve të këtyre zonave depozitohen nëpër lumenj ose në anë të rrugëve, të cilat transportohen nga ujërat dhe në këtë mënyrë zhvendosen në një pjesë tjetër toke dhe në fund në rrjedhat ujore.
Nuk ka një sistem të sigurt për administrimin e mbetjeve të rrezikshme (atyre të prodhuara nga industritë dhe ato shtëpiake). Sistemi i menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme është shumë i dobët dhe pjesa më e madhe e grumbullimit të mbetjeve kryhet nga sektori privat, gjithashtu, edhe impiantet e riciklimit janë në pronësi të sektorit privat. Sigurimi i këtyre aktiviteteve dhe sistemi i menaxhimit janë ende në fillimet e tyre dhe varen nga disponueshmëria e materialeve të riciklueshme me një cilësi të mirë. Në shumicën e rasteve industria e riciklimit varet nga lëndët e para të riciklueshme që importohen në Shqipëri. Ekziston një politikë dominuese dhe e përhapur e hapjes së gropave dhe e grumbullimit të mbetjeve në to. Instrumentet ekonomike për administrimin e mbetjeve janë të pakta dhe me vlerë të
pakonsiderueshme. Problemet e administrimit të mbetjeve janë të shumta dhe të ndryshme. Pjesa më e madhe e mbetjeve të krijuara (në peshë) janë të prirura të jenë substanca inerte, në veçanti mbetjet e ndërtimeve, por rreziqet më të mëdha janë të lidhura me vëllime të vogla (kryesisht industriale) të mbetjeve të rrezikshme. Mbetjet komunale kanë nevojë për një grumbullim të kushtueshëm dhe të
zgjeruar, transportim dhe rregullim. Kondita të veçanta duhet t’u aplikohen kategorive të ndryshme, si p.sh. mbetjet nga shëndetësia. Sektori i mbetjeve paraqet një nga sfidat më të rëndësishme që ndesh Shqipëria. Raporti i fundit mjedisor i hartuar nga Qeveria përmbledh këto çështje:
- Sistemet për grumbullimin dhe heqjen e mbetjeve janë të pamjaftueshme dhe joefektive;
- Vendimet për mbledhjen dhe heqjen e tyre nuk mund të bëhen në mungesë të një informacioni të besueshëm;
- Nuk ka një traditë të mirëfilltë për trajtimin dhe heqjen e mbetjeve;
- Burimet financiare dhe teknike janë të pamjaftueshme; dhe
- Publiku ka mungesë informacioni për sa i përket rrezikut që shkaktohet nga administrimi i dobët i mbetjeve.
1.1 Përshkrim i përgjithshëm legjislativ
1.1.1 Kuadri aktual ligjor
Përparimi më i madh për sa i përket administrimit të mbetjeve deri tani është bërë në fushën e legjislacionit. Gjatë periudhës 2003-2008 legjislacioni mbi administrimin e mbetjeve në Shqipëri ka përparuar me aprovimin e ligjeve të reja, vendimeve dhe rregulloreve/udhëzimeve që pasqyrojnë direktivat/vendimet e KE-së dhe kërkesat e Konventës së Baselit. Parimet kryesore të administrimit të mbetjeve janë dhënë më poshtë:
- Ligji nr.8934, datë 5.9.2002 “Mbi mbrojtjen e mjedisit”, ndryshuar nga ligji nr.9890, datë 20.3.2008 dhe ligji nr.9983, datë 8.9.2008;
- Ligji nr.9010, datë 13.2.2003 “Mbi administrimin e mbetjeve të ngurta” dhe
- Ligji nr.9537, datë 18.5.2006 “Mbi administrimin e mbetjeve të rrezikshme”. Një tjetër numër aktesh kanë të bëjnë direkt ose indirekt me mbetjet, përfshirë:
- Vendimin nr.803, datë 4.12.2003 “Mbi miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin, riciklimin dhe trajtimin e mbetjeve”.
- Vendimi nr.99, datë 18.2.2005 “Mbi miratimin e listës shqiptare për klasifikimin e
mbetjeve” .
- Norma nr.1, datë 30.3.2007 “Mbi trajtimin e mbetjeve të ndërtimit dhe prishjes nga krijimi dhe transportimi për asgjësimin”.
- Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.798, datë 29.9.2010 “Për miratimin e rregullores “Për administrimin e mbetjeve spitalore””.
- Udhëzuesi nr.6, datë 27.11.2007 “Mbi miratimin e rregullave, përmbajtjes dhe afateve për hartimin e planeve për administrimin e mbetjeve të ngurta”. Ligjet ekzistuese shqiptare traspozojnë vetëm pjesërisht kërkesat e BE-së, për sa i përket sektorit legjislativ mbi mbetjet. Shumë nga konceptet bazë mungojnë, ashtu si edhe procedurat më të detajuara etj., për administrimin e mbetjeve.
Nene të tjera shqiptare që nuk transponojnë domosdoshmërisht ligjet europiane mbi mbetjet, përfshijnë:
- Ligji nr.8094, datë 21.3.1996 “Mbi heqjen publike të mbetjeve”.
- Ligji nr.9663, datë 18.12.2006 “Mbi koncensionet”. Ndër çështjet e tjera, ligji mbulon shërbimet publike dhe administrimin e mbetjeve, gjithashtu, përfshin ndërtimin e objekteve përtrajtimin e mbetjeve.
- Ligji nr.8652, datë 31.7.2000 “Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisë lokale”. Duke monitoruar transportin siç është bërë në projektet “Monitorimi i progresit për vendet potenciale kandidate dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë 2006-2007 dhe 2007-2008” në emër të KE-së, është vlerësuar që direktiva 91/689/KEE mbi mbetjet e rrezikshme është transponuar rreth 62%, direktiva 75/442/KEE mbi mbetjet është transponuar 46% (sipas ligjit mbi mbetjet e rrezikshme), po sipas së njëjtës direktivë 75/442/KEE është vlerësuar që vetëm 15% është transponuar sipas ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 “Mbi trajtimin e mbetjeve të ngurta”.
Transpozimi i direktivave të reja dhe thellimi i mëtejshëm i tyre është bërë pothuajse gati, gjithashtu, është bërë gati një plan me afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Ky është një rekomandim që bëhet në raporte të ndryshme të KE-së, dokumenti i BE-së mbi bashkëpjesëmarrjen, Komiteti i Përbashkët i Takimeve etj. Duke pasur këtë parasysh duhet të bëhet një draft i plotë ligjesh mbi administrimin e mbetjeve, duke marrë për bazë direktivën e re të mbetjeve 2008/98/KE (duke përfshirë mbetjet e rrezikshme dhe ato të parrezikshme). Kjo strukturë është duke u përgatitur dhe duhet të përfundojë brenda gjysmës së parë të 2011-ës. Ky ligj i ri do të shfuqizojë disa pjesë mbi mbetjet që ndodhen në legjislaturat, të cilat u përmendën më lart, kështu do të vendoset një qasje më koherente dhe e integruar mbi administrimin e mbetjeve. Drafti i ri ligjor mbi administrimin e mbetjeve do të rezultojë në shfuqizimin e këtyre dy ligjeve. Kjo, gjithashtu, do të vendosë bazën ligjore për legjislacionin dytësor, si dhe përputhjen me direktiva të tjera të ndryshme mbi mbetjet. Dy projektvendimet që po përgatiten, do të plotësojnë paketën e re ligjore mbi mbetjet: një projektvendim mbi landfillin e mbetjeve (ato të rrezikshmet dhe të parrezikshmet bashkë) dhe një projektvendim mbi djegien (gjatë gjysmës së parë të 2011-ës). Përveç kësaj po përgatiten disa projektvendime, duke u transpozuar direktivat për bateritë dhe akumulatorët, ambalazhimin dhe direktiva e paketimit dhe të paketimit të mbetjeve dhe direktivat e MPEE. Siç u përmend më lart, një numër ligjesh janë aprovuar. Midis tyre përmendim ligjin nr.9010 mbi mbetjet e ngurta (jo të rrezikshme) dhe ligji nr.9537 mbi mbetjet e rrezikshme që janë
më të rëndësishmet. Pritet që projektligji i ri mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve do të rezultojë në shfuqizimin e këtyre dy ligjeve.
1.1.2 Gjendja aktuale e zbatimit
Siç u shpjegua më sipër, problemi më i madh në administrimin e mbetjeve në Shqipëri nuk qëndron te mungesa e ligjeve (që kanë nevojë të përmirësohen edhe më tej), por te mungesa e planifikimit të menaxhimit institucional, teknik dhe kapaciteteve njerëzore, burimeve financiare dhe investimeve në infrastrukturë; mungesë eksperience/traditë në administrimin e një sektori të tillë; mungesë e mjeteve ekonomike të përdorura për administrimin e mbetjeve; një komunikim i dobët midis qeverisë lokale dhe qendrore mbi çështjet e mbetjeve; një bashkëpunim i dobët midis njerëzve dhe ndërmarrjeve private mbi çështjen e mbetjeve; mungesë mbi monitorimin, treguesin dhe statistikat e mbetjeve, si dhe mungesa e rrjeteve për të mbledhur dhe përpunuar ato etj. Një analizë e shkurtër mbi zbatimin e çështjeve specifike për sa i përket direktivës së re mbi mbetjet në Shqipëri:
Një hierarki mbetjesh Është pranuar nga legjislacioni i tanishëm, por ende nuk është vënë në praktikë.
Përgjegjësia e prodhuesit Nuk janë ndërmarrë ende hapa për të përfshirë këto koncepte në legjislacionin aktual,
gjithashtu, nuk janë ndërmarrë as në praktikë. Përpunimi, ripërdorimi dhe riciklimi i mbetjeve
Shoqata e Ricikluesve Shqiptarë (SHRSH) është krijuar kohët e fundit. Rreth 60 kompani
private janë në treg, të cilat po merren me riciklimin e mbetjeve. Jo të gjitha prej tyre kanë leje për
të vepruar nga MMPAU-ja. Kompanitë riciklojnë këto rryma mbetjesh:
- Riciklim letre: 3 kompani - plastike: 10 kompani - tekstik: 1 kompani - alumini: 4 kompani
- çeliku: 15 kompani - metal skrapi: 21 kompani - mbetje inerte (tulla nga shkatërrimet): 1 kompani
– druri: 1 kompani - vajrash të mbetura: 1 kompani - gomash të përdorura: 1 kompani.
Grumbullimi mbetjeve për riciklim nga këto kompani bëhet në mënyrë të thjeshtë. 92% e
komunitetit rom merret me mbledhjen e tyre, të cilët janë të regjistruar si të papunë. Janë regjistruar
rreth 12 000 individë që merren me mbledhjen e metaleve. Ata nuk janë pajisur mirë dhe të
patrajnuar dhe mbi të gjitha nuk kanë një kontratë zyrtare me blerësit e tyre.
Janë identifikuar barrierat që pengojnë riciklimin: çmimi i lartë i energjisë, si dhe çmimi i
transportit, fuqia e dobët ekonomike e grumbulluesve, individët dhe kompanitë së bashku; mungesë
e veçimit që në fillim; mungesë informacioni në nivel publik, administrativ dhe tregtar; mungesë në
stimulimin dhe promovimin e ripërdorimit, riciklimit dhe përpunimin; mungesë eksperience nga vetë
bizneset; vështirësi në hyrjen e burimeve financiare për të zhvilluar biznese të tilla.
Asgjësimi i mbetjeve
Shqipëria ka një numër të madh me pirgje plehrash të trashëguara nga e shkuara, që mund
t’i kenë kaluar kapacitetet e tyre. Disa janë krijuar kohët e fundit. Gjithashtu, ka të tjera që janë
jolegale. Shumë prej tyre janë të rrezikshme. Asnjë prej tyre nuk përputhet me kërkesat që vendosen
në direktivat e landfillit. MPPT-ja ka plane për kryerjen e studimeve dhe punimeve për mbylljen e
një numri venddepozitimesh, si dhe për ndërtimin e disa të rejave.
Administrimi i mbetjeve
Mbledhja e tarifave për mbetjet, e njohur si “Tarifa e pastrimit”, janë vendosur nga njësitë e
qeverisë vendore sipas ligjit mbi taksat lokale. Këto taksa janë të ndryshme për bashki të ndryshme.
Ato janë shumë të ulëta, me disa ndryshime. Këto taksa kanë të bëjnë vetëm me pastrimin e qytetit,
mbledhjen, transportin dhe për heqjen mbetjeve urbane nga gropat përkatëse. Ato nuk mbulojnë
asnjë përpunim, supervizim apo një kujdes të mëvonshëm kur hidhen nëpër venddepozitime.
Nuk ka një rrjet të integruar dhe të përshtatshëm impiantesh për trajtimin dhe heqjen e
mbetjeve, si dhe rikuperimin e mbetjeve. Ata nuk marrin në konsideratë teknikat më të mira të
disponueshme (TMD). Nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me shtetet anëtare të tjera për sa i përket
administrimit të mbetjeve.
1275
Mbetjet e rrezikshme
Deri më tani, edhe pse e ndaluar me ligj, mbetjet e rrezikshme depozitohen në të njëjtin
vend me ato të parrezikshme. Paketimi dhe etiketimi i duhur nuk janë ende pjesë e praktikës, edhe
pse legjislacioni e parashikon atë.
Vajrat e mbetura
Ka vetëm një kompani private në Durrës që merret me mbledhjen e vajrave të mbetura me
qëllim riciklimin.
Mbetjet bio
Këto lloj mbetjesh depozitohen në të njëjtin vend me mbetjet e tjera.
Lejet dhe regjistrimi
Leje mjedisore janë lëshuar nga MMPAU-ja për një numër venddepozitimesh dhe një
landfill në Shkodër. Nuk ka një format standard për ndonjë regjistër që është mbajtur deri më tani.
Administrimi i projekteve mbi mjedisin
Legjislacioni mbi administrimin e projekteve të mbetjeve ekziston, por vetëm disa projekte
janë përgatitur deri tanimë. Nuk ka ende programe mbi parandalimin e mbetjeve.
1.2 Transpozimi i sektorit legjislativ mbi administrimin e mbetjeve të BE-së
Qeveria Shqiptare është angazhuar në procesin e anëtarësimit të plotë në BE dhe në këtë
drejtim, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave ka punuar për përputhjen e
instrumenteve kryesore legjislative të BE-së në instrumentet ligjore shqiptare. Ky program për
përputhjen e legjislacionit është financuar nga BE-ja dhe përfshin projektet aktuale të
PZPKPLM/INPAEL.
Ky projekt ka të ngjarë të vazhdojë deri më 2012-ën, pasi statusi aktual i direktivave mbi
përputhjen është përfunduar vetëm pjesërisht. Legjislacioni që i përket kësaj politike, strategjia e re
dhe projekti është si më poshtë:
- Direktiva 2008/98/KE mbi mbetjet (direktiva kuadër mbi mbetjet);
- Direktiva 99/31/KE mbi landfill-in e mbetjeve;
- Direktiva 75/439/KEE mbi heqjen e vajrave të mbetura;
- Direktiva 2006/66/KE mbi bateritë dhe akumulatorët;
- Direktiva 2002/96/KE mbi mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (MPEE);
- Direktiva 2000/76/KE mbi djegien e mbetjeve;
- Direktiva 2006/21/KE mbi administrimin e mbetjeve të prodhuara nga industritë nxjerrëse;
- Direktiva 2000/53/KE mbi makinat jashtë përdorimit (në fund të jetës);
- Direktiva 96/59/KE mbi heqjen e PCB/PCT;
- Direktiva 94/62/KE mbi paketimin dhe paketimin e mbetjeve;
- Direktiva 86/278/KEE mbi llumrat e kanalizimeve.
Më sipër është vetëm një listë specifike e legjislacionit për sa u përket mbetjeve. Ka një
draft mbi legjislacionin mjedisor që pritet ose tashmë është duke u kthyer në ligj. Ky është një
proces, i cili po vazhdon ende.
1.2.1 Kërkesat e direktivës kuadër të mbetjeve
Legjislacioni kryesor nga Bashkimi Europian që ka të bëjë me mbetjet është direktiva kuadër
e mbetjeve. Direktiva 2008/98/KE mbi mbetjet, adaptuar në nëntor të 2008-ës, parashikon një qasje
të re mbi administrimin e mbetjeve bazuar në parandalimin e ndikimeve negative të gjenerimit të
mbetjeve dhe administrimit mbi shëndetin e njeriut dhe mjedisin, si dhe duke synuar kufizimin e
prodhimit të mbetjeve, si dhe nxitjen e përdorimit të mbetjeve si burim nga riciklimi dhe rikuperimi.
Mbetja është përkufizuar si një substancë ose objekt që zotëruesi e hedh ose ka ndërmend
ose i kërkohet ta hedhë. Një koncept i ri është prezantuar nga kjo direktivë nën “statusin e fundit të
mbetjes”: një substancë ose objekt mund të mos jetë mbetje, por thjesht një produkt, vetëm atëherë
kur ndeshet me këto kushte:
- Përdorimi i mëtejshëm i substancës ose objektit është i sigurt;
- Substanca ose objekti mund të përdoren direkt pa ndonjë përpunim të mëtejshëm;
- Substanca ose objekti konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e procesit të prodhimit;dhe
1276
- Një përdorim i mëtejshëm është i ligjshëm, që do të thotë se një substancë ose objekt
plotëson kërkesat mjedisore dhe të mbrojtjes shëndetësore të një produkti për një përdorim specifik
dhe që nuk shkakton dëmtim mjedisor apo të shëndetit të njeriut.
Disa mbetje mund të ndalohen së qeni “mbetje” kur t'i jenë nënshtruar procesit të
rikuperimit (që përfshin riciklimin) dhe që plotëson kriteret e duhura. Këto kritere mund të
konsiderohen për grumbullimin e mbetjeve të tilla, si: letra, qelqi, metali, gomat dhe tekstilet. Nëse
këto kritere nuk janë vendosur në nivel komuniteti, ato mund të vendosen nga vetë shtetet anëtare.
Çdo kriter duhet të përmbushë këto kushte:
- substanca ose objekti përdoret për qëllime specifike;
- ekziston në treg një kërkesë për të tilla substanca dhe objekte;
- substanca ose objekti duhet të përmbushë çdo kërkesë teknike për qëllimet specifike dhe të
gjitha standardet e aplikueshme të produkteve që ndodhen në legjislacion; dhe
- përdorimi i substancës ose objektit nuk do të ketë ndikime negative në mjedis dhe në
shëndetin e njerëzve.
Direktiva krijon një hierarki mbi mbetjet dhe shtron pyetje komplekse mbi procesin e
transponimit të legjislacionit. Ajo ka për qëllim të përmirësojë parandalimin e mbetjeve duke
paraqitur programe mbi parandalimin e mbetjeve, si një instrument politik për shtetet anëtare.
Riciklimi dhe përpunimi i mbetjeve po promovohen me objektiva, si kriteret e mbledhjes së veçuar
dhe efikasiteti i energjisë. Përgjegjësia e prodhuesit është rritur dhe shtetet anëtare duhet të gjejnë
një mënyrë që këtë parim ta transponojnë, duke marrë parasysh strukturat e tyre administrative
kombëtare dhe rolin e luajtur nga bashkitë/komunat.
Një hierarki e mbetjeve është vendosur nga direktiva si prioritet për parandalimin dhe
administrimin e tyre:
1. Parandalim;
2. Përgatitja për ripërdorim;
3. Riciklimi;
4. Rikuperime të tjera, p.sh., rikuperimi i energjisë;
5. Asgjësimi.
Lista e mbetjeve (vendimi i listës/katalogut të mbetjeve 2000/532/KE, i ndryshuar) përfshin
mbetjet e rrezikshme dhe merr parasysh origjinën dhe përbërjen e mbetjeve. Katalogu merr parasysh
çdo përqendrim vlerash, ku është e nevojshme. Mbetjet e rrezikshme nuk duhet të përzihen ose të
hollohen ose të klasifikohen si jo të rrezikshme.
Përgjegjësia e prodhuesit
Masa ligjore ose joligjore duhet të merren nga personat që profesionalisht zhvillojnë,
prodhojnë, trajtojnë, shesin ose importojnë produktet (prodhuesit e produkteve) dhe kanë
përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit. Këto masa mund të përfshijnë pranimin e çdo produkti të
kthyeshëm dhe çdo mbetje që ngelet, pasi këto produkte janë përdorur, administrim mbetjesh dhe
përgjegjësi financiare. Kjo mund të përfshijë, gjithashtu, dhe informimin e publikut për ripërdorimin
dhe riciklimin.
Rikuperimi i mbetjeve
Rikuperimi është përcaktuar si çdo operacion rezultati kryesor i të cilit është ripërdorimi i
mbetjeve për një qëllim të dobishëm duke zëvendësuar materiale të tjera që përmbushin një funksion
të caktuar ose mbetje që përgatiten për të përmbushur atë funksion, në fabrikë ose ekonomi më
gjerësisht.
Masa duhen ndërmarrë për të garantuar operacionet për rikuperimin e mbetjeve. Nëse është
e nevojshme dhe teknikisht e praktikueshme, si nga ana mjedisore ashtu edhe ekonomike, mbetjet
duhet të ndahen dhe mos të bashkohen me mbetje të tjera ose materiale me veti të ndryshme.
Shtojca II e direktivës kuadër mbi mbetjet paraqet një listë jo gjithëpërfshirëse mbi
operacionet e rikuperimit.
Ripërdorimi dhe riciklimi
Ripërdorimi është përkufizuar si një operacion nga i cili produktet ose përbërësit që nuk janë
1277
mbetje, përdoren përsëri për të njëjtin qëllim për të cilin ato ishin konceptuar. Riciklimi është
përkufizuar si çdo operacion tjetër rikuperimi nga ku mbetjet përpunohen në produkte, material ose
substanca qoftë për qëllimin parësor, ose tjetër. Kjo përfshin ripërpunimin e materialeve organike,
por nuk përfshin prodhimin e energjisë, ose ripërpunimin në material që do të përdoret si lëndë
djegëse.
Duhet nxitur ripërdorimi i produkteve. Duhet promovuar cilësia e lartë e riciklimit.
Grumbullimi i ndarë i mbetjeve duhet të bëhet aty ku është e mundur teknikisht, ekonomikisht,
ekologjikisht dhe e përshtatshme për të përmbushur standardet e domosdoshme të cilësisë në sektorët
përkatës të riciklimit. Kusht primar për zbatimin e gjitha niveleve të hierarkisë së përmendur më
lart, është grumbullimi i ndarë i mbetjeve në burim. Riciklimi duhet të zhvillohet duke përmbushur
objektivat si më poshtë:
1. deri më 2015-ën, të paktën duhen bërë mbledhja e ndarë për: letër, metal, plastikë dhe
qelq;
2. deri më 2020-ën, përgatitja për ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve të tilla, si: letër,
metal, plastik dhe qelq nga shtëpitë dhe mundësisht dhe mbetje me origjina të tjera për sa kohë ato
janë të ngjashme me mbetjet shtëpiake, do të rritet minimalisht me 50% të peshës së përgjithshme të
mbetjeve;
3. deri në 2020-ën përgatitja për ripërdorim, riciklim dhe rikuperim i materialeve të tjera,
duke përfshirë operacionet për rimbushje, duke përdorur mbetje për të zëvendësuar materiale të
tjera, përfshirë mbetjet nga prishjet dhe nga ndërtimi që nuk janë të rrezikshme, duke përjashtuar
materialet me origjinë natyrale, siç janë përcaktuar me kategorinë 17 05 04 në Katalogun Europian
mbi Mbetjet, do të rritet minimalisht deri në 70% në peshë.
Asgjësimi i mbetjeve
Hierarkia e menaxhimit të mbetjeve e thekson në mënyrë të qartë faktin që asgjësimi është
mënyra e fundit për t’u përdorur, dhe mund të përdoret vetëm në rastet kur mënyrat e tjera të
hierarkisë nuk mund të jenë të zbatueshme. Asgjësimi është faza më pak e dëshirueshme e hierarkisë
së menaxhimit të mbetjeve për arsye se nëpërmjet asgjësimit humbasin vlerat e materialeve. Aty ku
rikuperimi i mbetjeve nuk ka ndodhur duhet që mbetjet t'u nënshtrohen operacioneve të sigurta të
largimit dhe asgjësimit. Ky asgjësim mbetjesh duhet të bëhet pa dëmtuar shëndetin e njerëzve dhe
atë të mjedisit. Asgjësimi është përkufizuar si një operacion që nuk është rikuperim edhe pse
operacioni ka si një përfundim të dytë rikuperimin e substancave ose energjisë. Shtojca I e direktivës
mbi mbetjet parashtron një listë të hapur mbi operacionet e asgjësimit.
Administrimi i mbetjeve
Kostot e administrimit të mbetjeve duhet të mbulohen nga prodhuesi i mbetjeve ose nga
mbajtësi i mëparshëm në përputhje me parimin ndotësi paguan. Administrimi i mbetjeve do të thotë
grumbullimi, transportimi dhe asgjësimi e mbetjeve, përfshirë dhe mbikëqyrjen e operacioneve të
tilla si kujdesia më pas e venddepozitimeve të asgjësimit dhe veprimet e ndërmarra si tregtar apo
ndërmjetës.
Shtetet anëtare duhet të vendosin dhe instalojnë një rrjet të integruar për sa i përket
grumbullimit dhe asgjësimit të mbetjeve bashkiake të përziera, të cilat prodhohen nga familjet. Kjo
duhet të marrë në konsideratë teknikat më të mira. Këto masa mund të merren përsipër edhe në
bashkëpunim me shtetet e tjera anëtare, atu ku është e nevojshme dhe e këshillueshme.
Ky rrjet duhet të mundësojë që BE-ja, si një e tërë, të jetë e vetëfinancueshme në
administrimin e mbetjeve dhe në ndarjen e mbetjeve të përziera komunale, si dhe për t’i mundësuar
secilit prej shteteve anëtare lëvizjen drejt këtij qëllimi në mënyrë individuale.
Mbetjet duhet të depozitohen në një nga instalimet e duhura që ndodhen më afër në mënyrë
që të ketë një nivel të lartë mbrojtjeje të shëndetit publik dhe mjedisit.
Mbetjet e rrezikshme (MRR)
Mbetja e rrezikshme është përkufizuar si mbetje që paraqet një ose më shumë rreziqe, të
cilat janë listuar në shtojcën III të direktivës. Mbetjet e rrezikshme nuk duhet të përzihen me
kategoritë e tjera të mbetjeve të rrezikshme dhe as me mbetje të tjera, substanca apo materiale. Ky
1278
ndalim mbi përzierjen përfshin, gjithashtu, dhe hollimin e substancave të rrezikshme.
Për qëllime të grumbullimit, transportit dhe magazinimit të përkohshëm të MRR-së ato
duhet të jenë të paketuara dhe etiketuara në përputhje me standardet ndërkombëtare të komunitetit.
Ajo, gjithashtu, duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës.
Lejet dhe regjistrimi
Çdo institucion që merret me trajtimin e mbetjeve duhet të marrë leje nga autoritetet
kompetente. Kjo leje duhet të specifikojë minimalisht:
- tipat dhe sasitë e mbetjeve që do të trajtohen;
- çdo tip operacioni të lejuar, si dhe çdo kërkesë tjetër teknike lidhur me vendin në fjalë;
- sigurinë dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren;
- metodat që do të përdoren për çdo lloj operacioni;
- monitorim dhe operacionet e kontrollit, si të jenë të nevojshme;
- masat e nevojshme pas mbylljes së aktivitetit.
Duke iu nënshtruar këtyre konditave, çdo shtet anëtar mund të çlirohet nga kërkesat e lejes
së objekteve apo të ndërmarrjeve ose vetërregullojnë mbetjet jo të rrezikshme te vendi i prodhimit.
Planet e menaxhimit të mbetjeve
Autoritetet kompetente të shteteve anëtare duhet të përcaktojnë një ose më shumë projekte
mbi administrimin e mbetjeve. Ky projekt ose këto projekte duhet të përfshijnë të gjitha shtetet
anëtare, si dhe të nxjerrin një analizë të qartë të gjendjes aktuale mbi administrimin e mbetjeve dhe
sesi ky projekt do të mbështesë zbatimin e direktivave. Planet duhet të jenë në mbështetje me
kërkesat e planifikimit të mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike (MPEE), gjithashtu, edhe
me strategjinë për reduktimin e asgjësimit në landfill të mbetjeve të biodegradueshme.
Projekti mbi administrimin e mbetjeve duhet të përfshijë të paktën:
- një analizë mbi situatën aktuale të administrimit të mbetjeve në Shqipëri;
- një analizë mbi masat që duhen marrë për zhvillimin ekologjik të ripërdorimit, riciklimit,
si dhe asgjësimin e mbetjeve;
- një vlerësim sesi projekti do të mbështesë zbatimin e legjislacionit mbi administrimin e
mbetjeve;
- llojin, sasinë dhe burimin e mbetjeve të gjeneruar brenda Shqipërisë, mbetjet që do të
dërgohen nga ose në Shqipëri, si dhe një vlerësim për zhvillimin e nivelit të mbetjeve në të
ardhmen;
- skemat ekzistuese mbi mbledhjen e mbetjeve, si dhe instalimet e mëdha që ekzistojnë për
depozitimin e tyre, përfshirë dhe vajrat e mbetura, mbetjet e rrezikshme apo edhe nivelin e mbetjeve
të adresuara nga legjislacioni specifik;
- një vlerësim për skemat e reja të grumbullimit të mbetjeve, mbyllja e venddepozitimeve
ekzistuese, vendosja e ndërtimeve të reja dhe infrastrukturës së nevojshme, investimet që lidhen me
to;
- informacion të mjaftueshëm mbi kriteret lokale për identifikim e kapaciteteve të
venddepozitimeve të ardhshme dhe rehabilitimin e këtyre vendeve nëse është e nevojshme;
- politikat e përgjithshme mbi administrimin e mbetjeve, përfshirë metodat dhe teknologjitë e
parashikuara ose politikat mbi mbetjet që paraqesin probleme të caktuara në administrim.
Duhet të vendosen programe mbi parandalimin e mbetjeve, të cilat duhet të integrohen dhe
të bëhen pjesë e projekteve mbi administrimin e mbetjeve. Këto projekte dhe programe duhen
rishikuar të paktën çdo gjashtë vjet dhe vlerësuar nëse është e nevojshme.
Palët e interesuara, autoritetet dhe publiku duhet të kenë të drejtën të marrin pjesë në
hartimin e këtyre projekteve dhe programeve, të cilat mund të bëhen publike në websitet përkatëse.
Zbatimi i hierarkisë së mbetjeve është vendimtar për qëndrueshmërinë afatgjatë të administrimit të
mbetjeve në Shqipëri. Kjo si fillim kërkon përmirësimin e strukturës ligjore dhe veçanërisht
nëpërmjet zhvendosjes së mbetjeve të ngurta.
Në praktikë kjo kërkon një nivel të lartë organizimi, përfshirë dhe disa masa për ndarjen e
mbetjeve që në burim, si dhe kthimin e produkteve (siç është kërkuar nga direktiva - 2002/96/EC
1279
për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike), ndarjen e mbetjeve në burim dhe pranimin e
produkteve standarde për materiale të derivuara nga ripërpunimi i mbetjeve (siç janë mbetjet e
përpunuara nga ndërtimet dhe që mund të përdoren për ndërtim rrugësh). Suksesi i këtij sistemi
varet shumë nga sjellja e individëve dhe kompanive, që nga ana e tyre ndikohen nga dëmtimi i bërë
nga administrimi i dobët i mbetjeve dhe nga mundësitë që ekzistojnë për zgjidhjen e këtyre çështjeve
në një periudhë afatgjatë. Zbatimi i plotë i tyre do të bëhet për një kohë afatmesme nëpërmjet
projektit kombëtar për mbetjet.
Direktiva duhet të zbatohet nga shtetet anëtare deri në dhjetor 2010.
1.2.2 Kërkesat e legjislacionit të BE-së për rrymat e mbetjeve
Mbetjet e biodegradueshme
Rreziku më i madh ekologjik nga mbetjet bio është prodhimi i metanit, i cili llogaritet për
rreth 3% të totalit të emetimeve të gazit në BE-15 më 1995-ën. Direktiva 1999/31/KE i detyron
shtetet anëtare të reduktojnë sasinë e mbetjeve biodegraduese me 35% deri në 2016-ën, gjë që do të
reduktonte mjaftueshëm problemin. Prioritet për Komisionin është që të sigurohet që shtetet anëtare
të plotësojnë këtë kusht ligjor në kohë dhe plotësisht.
Shtetet anëtare kanë një numër mundësish që mund t’i marrin si alternative për trajtimin e
mbetjeve bio, duke marrë në konsideratë kushtet lokale, të tilla si ato klimatike, që kanë të bëjnë në
përbërjen e këtyre mbetjeve. Këto zgjedhje duhen bërë në mënyrë transparente, prandaj dhe
direktiva mbi mbetjet kërkon që shtetet anëtare t’i përfshijnë këto zgjedhje në projektet e tyre
kombëtare për administrimin e mbetjeve. Kjo direktivë, gjithashtu, kërkon që shtetet anëtare të
vlerësojnë zgjedhjet për administrimin e bio-mbetjeve që ndihmojnë në karakterizimin e objektivave
ekologjikë. Për të mbështetur shtetet anëtare në këtë detyrim ligjor, Komisioni do të mundësojë
kritere, në formën e një dokumenti udhëzues, që të ndihmojë në identifikimin sa më të mirë
ekologjik për administrimin e mbetjeve bio të vendeve dhe rajoneve të ndryshme.
Një opsion i mundshëm është kompostimi i mbetjeve. Veprimet që duhet të merren në nivel
të BE-së për të promovuar kompostimin e mbetjeve përfshijnë përcaktimin e standardeve të cilësisë
së kompostimit, në mënyrë që tregjet për kompostim të mund të zhvillohen. Komisioni filloi të
punojë mbi standardet në 2007-ën, në mënyrë që ato të jenë në dispozicion kur direktiva mbi mbetjet
të hyjë në fuqi pas miratimit të Këshillit dhe Parlamentit Europian. Kjo do të luajë një rol të
rëndësishëm për të ndihmuar vendet anëtare për të kapërcyer një nga pengesat më të mëdha atë të
politikave të kompostimit të mbetjeve, mungesën e besimit të përdoruesit dhe pranimit të tregut
përdorues.
Është, gjithashtu, e nevojshme për zhvillimin e standardeve të larta mjedisore që mund të
aplikohen në objektet ku ndodh trajtimi biologjik. Kjo do të arrihet nëpërmjet shqyrtimit të ardhshëm
të direktivës mbi parandalimin e integruar të ndotjes dhe kontrollit (2008/1/KE), nën të cilat
autoritetet kombëtare të japin leje për instalimet e mëdha industriale dhe bujqësore, bazuar në
konceptin teknikat më të mira të disponueshme (TMD).
Së fundmi, Komisioni Tematik Strategjik mbi Tokën do të adresojë problemin e shterimit të
karbonit në tokë, si t’i shmanget atij dhe si ta shërojë atë. Kjo do të marrë parasysh përdorimin e
përzierjeve të mbetjeve si një mjet për të rritur përmbajtjen e karbonit në tokë.
Shteteve anëtare do t’u duhet pak kohë të zbatojnë administrimin e shëndoshë ekologjik të
mbetjeve bio dhe Komisioni do të rishqyrtojë çështjen duke kontrolluar strategjinë tematike mbi
parandalimin dhe riciklimin e mbetjeve në 2010-ën. Rishqyrtimi i këtij procesi do të vlerësojë
përparimin e shteteve anëtare dhe nevojën për masa shtesë, përfshirë dhe masat legjislative në krye
të masave legjislative të propozuara në paketën e strategjisë.
Zhvillime të reja
Pas sigurimit të strategjisë tematike mbi parandalimin dhe riciklimin e mbetjeve (COM 2005
(666) përfundimtar) në lidhje me nevojën për të adresuar standardin e nivelit të mbetjeve në BE dhe
duke iu përgjigjur thirrjes së bërë në nenin 22 të direktivës kuadër mbi mbetjet (2008/98/KE)
kërkohet nga Komisioni të kryhet një vlerësim mbi administrimin e mbetjeve bio me qëllim
dorëzimin e propozimit dhe nëse është e përshtatshme, Komisioni fillon punën përgatitore për
1280
propozimin e mundshëm legjislativ për mbetjet bio.
Mbetjet e gjeneruara nga ndërtimet dhe shkatërrimet
Mbetjet e gjeneruara nga shkatërrimi dhe ndërtimi janë identifikuar si një prioritet nga
Bashkimi Europian1. Ka një potencial të lartë për ripërdorimin dhe riciklimin e MNSH-së, pasi disa
prej përbërësve të tyre janë një burim i dobishëm. Në veçanti ka një treg që merret me ripërdorimin
e agregateve që rrjedhin nga MNSH-ja nëpër rrugë dhe nga projekte të tjera ndërtimi. Për më tepër,
teknologjia e përdorur për ndarjen dhe rigjenerimin e mbetjeve nga ndërtimet dhe shkatërrimet është
e mirëvendosur dhe në përgjithësi e lirë.
Gjithsesi niveli i riciklimit dhe ripërdorimit të NSHM-së ndryshon shumë (më pak se 10%
dhe mbi 90%) nëpër Bashkim. Në disa shtete anëtare, ky lumë mbetjesh është në një masë të madhe
shkatërruese. Për më shumë informacion rreth situatës aktuale të gjendjes në BE, mund të gjendet në
faqen e internetit të Qendrës Europiane mbi Konsumin dhe Prodhimin e Qëndrueshëm.
Për më tepër, nëse këto mbetje nuk ndahen që në burim, MNSH-ja mund të përmbajë sasi të
vogla mbetjesh të rrezikshme, përzierja e të cilave mund të jetë një rrezik për mjedisin dhe mund të
pengojë riciklimin.
Një nga objektivat e direktivës mbi mbetjet (2008/98/KE) është të sigurojë një kornizë për të
vajtur drejt një shoqërie ricikluese europiane me një nivel dhe efikasitet të lartë burimesh. Në
veçanti, artikulli 11.2 përcakton që “Shtetet anëtare duhet të marrin masat e nevojshme të
përcaktuara, që brenda 2020-ës të kenë arritur minimum 70% (në peshë) të mbetjeve të gjeneruara
nga ndërtimi dhe shembja, duke përjashtuar materialet e përcaktuara në kategorinë 17 05 04 në
listën e mbetjeve, duhet të përgatiten për ripërdorim, riciklim ose të kalojnë ndonjë procedurë tjetër.
Makinat në fund të jetës (MFJ)
Makineritë jashtë përdorimit janë një çështje tjetër që duhet marrë në konsideratë. Këto
makineri përmbajnë një sasi të lartë substancash ndotëse, duke përfshirë vajin, solucione dhe
produkte të tjera petrolike. Edhe pse në të gjithë Shqipërinë ka objekte që po merren me çmontimin
e këtyre makinerive, shumica e tyre nuk janë të pajisura me masat e duhura parandaluese.
Direktiva MFJ (2000/53/KE) synon të zvogëlojë sasinë e mbetjeve të prodhuara nga
makineritë (makina dhe kamionë) kur ato të jenë braktisur. Në veçanti, ajo përfshin shtrëngimin e
standardeve mjedisore për trajtimin e makinerive, si dhe që pronarët të jenë në gjendje të
çaktivizojnë makineritë e tyre pa pagesë që prej 2007-ës, përcakton në rritje ripërdorimin,
riciklimin, rigjenerimin dhe shtrëngon përdorimin e substancave të rrezikshme për makineritë e reja
dhe pjesët e këmbimit.
Paketimi dhe mbetjet nga paketimi
Direktiva (94/62/KE) mbi paketimin dhe mbetjet e paketimit - “Direktiva e paketimit” ka
lidhje me minimizimin e paketimit të mbetjeve dhe promovon rigjenerimin e energjisë, ripërdorimin
dhe riciklimin e paketimeve. Direktiva ka qëllime tregtare dhe ekologjike në të njëjtën kohë. Ajo
përcakton kërkesat esenciale të paketimit (të cilat duhet të merren parasysh në hartimin dhe
prodhimin e tij) dhe kufijtë e paketimit të materialeve. Direktiva e paketimit përfshin të gjithë
paketimin që ndodhet në tregun e BE-së dhe paketimin e mbetjeve, qofshin ato industriale, tregtare
apo shtëpiake. Synimet e direktivës janë:
- të harmonizojë masat kombëtare, në mënyrë që të parandalojë ose të reduktojë impaktet që
ka paketimi në mjedisin e të gjitha shteteve anëtare dhe vendeve të treta dhe të heqë pengesat për
tregtinë, si dhe shtrembërimin ose kufizimin e konkurrencës; dhe
- të parandalojë prodhimin e mbetjeve të paketimit dhe të ulë sasinë e mbetjes për trajtimin
final nëpërmjet ripërdorimit, riciklimit dhe formave të tjera të rigjenerimit.
Rikuperimi dhe riciklimi, të vendosura nga direktiva për paketimin e mbetjeve, janë riparë
1 Mbetjet e gjeneruara nga prishjet dhe ndërtimet janë një nga rrymat e mbetjeve më të mëdha dhe voluminoze në BE. Është llogaritur që 25%-30% e
mbetjeve të prodhuara në BE përbëhen nga një numër i madh materialesh duke përfshirë: tulla, dru, qelq, metale, plastike, allçi, asbest pjesa më e madhe e të
cilave mund të riciklohet. MNSH-ja vijnë nga veprimtari të tilla si ndërtimi i infrastrukturës dhe ndërtesave, shkatërrimi i pjesshëm ose tërësor i ndërtesave
dhe infrastrukturës civile, planifikimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve. Përkufizime të ndryshme janë aplikuar nëpër BE, gjë që e bën krahasimin të pavolitshëm.
Në disa vende disa materiale të dala nga nivelimi i tokës konsiderohen si mbetje të shkatërrimeve dhe ndërtimeve.
1281
në 2004 dhe amenduar nga direktiva 2004/12/KE për rritjen e objektivave të riciklimit që duhen
plotësuar nga shtetet anëtare deri në 2008-ën:
1. për të rikuperuar deri në 60% të mbetjeve të paketimit; dhe
2. për të minimizuar në 55% dhe 80% maksimumi i riciklimit të mbetjeve të paketimit.
Direktiva e amenduar vendos disa objektiva specifikë për riciklimin, të cilat bazohen në
pesha të tilla, si: 60% për letrën dhe kartonin, 60% për qelqin, 50% për metalet, 22,5 % për
plastikën dhe drurin.
Vajrat e mbetura
Direktiva mbi vajrat e mbetura 75/439/KEE, ndryshuar herën e fundit nga amendamenti i
direktivës mbi vajrat e mbetura 2000/76/KE, është projektuar për të krijuar një sistem në harmoni
për mbledhjen, ruajtjen, rikuperimin dhe asgjësimin/depozitimin e mbetjeve vajore, siç janë vajrat
lubrifikant2 për automjete, turbina, motorë dhe vajrat hidraulike. Direktiva ka, gjithashtu, si qëllim
mbrojtjen e mjedisit kundër efekteve të dëmshme që vijnë si pasojë e hedhjeve ilegale dhe të
përpunimeve. Është e rëndësishme të grumbullohet sa më shumë, në mënyrë që mos të ketë ndotje të
mjedisit dhe të përfitohet sa më shumë nga kjo rrymë mbetjesh. Shkalla e mbledhjes në BE15 është
rreth 81%, por mund të përmirësohet edhe më tej. Për këtë industritë, konsumatorët dhe ofiçinat
duhet të marrin pjesë jo duke i hedhur këto lëngje, por duke i dorëzuar ato tek autoritetet e caktuara
që do të ndërmarrin rigjenerimin e tyre.
Sipas direktivës mbi vajrat e mbetura, ato duhet të mblidhen veçmas aty ku është e mundur
teknikisht dhe, gjithashtu, të trajtohen. Mbetjet vajore nuk duhet të përzihen me mbetje të tjera
vajore ose me mbetje të llojeve të tjera.
Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike
Legjislacioni i BE-së po shtrëngon përdorimin e substancave të rrezikshme te pajisjet
elektrike (direktiva 2001/95/KE) dhe po promovon mbledhjen dhe riciklimin e këtyre pajisjeve
(direktiva 2002/96/KE) është në fuqi që prej shkurtit të 2003-it. Legjislacioni parashikon krijimin e
skemave të mbledhjes, ku konsumatorët kthejnë mbetjet e përdorura falas. Qëllimi i këtyre skemave
është rritja e riciklimit dhe/ose ripërdorimi i produkteve të tilla. Ai kërkon, gjithashtu, metale të
rënda, si: plumbi, zhiva dhe kromi që të zëvendësohen nga alternativa më të sigurta.
Pavarësisht rregullave të tilla për mbledhjen dhe riciklimin, vetëm një e treta e mbetjeve të
pajisjeve elektrike dhe elektronike në Bashkimin Europian është raportuar të jetë trajtuar në mënyrën
e duhur dhe dy të tretat e tjera do të shkojnë në landfill-e ose do të trajtohen brenda ose jashtë
Bashkimit Europian. Synimi i mbledhjes së 4 kg për person në vit nuk reflekton siç duhet situatën
individuale të shteteve anëtare. Transportimi i mbetjeve elektrike dhe elektronike në shtetet që nuk
janë pjesë e BE-së vazhdon të përhapet.
Mostrajtimi i duhur i produkteve vë në rrezik mjedisin dhe shëndetin. Në dhjetor të 2008-ës,
Komisioni Europian propozoi rishikimin e direktivave për pajisjet elektrike dhe elektronike, në
mënyrë që të merret sa më shpejt me rritjen e këtyre mbetjeve. Synimi është që të rritet sasia e
mbetjeve elektrike/elektronike që trajtohet në mënyrën e duhur dhe të ulet numri i atyre që do të
groposen. Propozimet, gjithashtu, synojnë të zvogëlojnë barrën administrative.
Komisioni ka propozuar vendosjen e objektivave të detyrueshëm për mbledhjen, të cilat
shkojnë deri në 65% të peshës mesatare të pajisjeve elektrike dhe elektronike që kanë dalë në treg
gjatë dy viteve të mëparshme në çdo shtet anëtar. Objektivat e riciklimit dhe të rikuperimit të
pajisjeve të tilla tani mbulojnë ripërdorimin e të gjitha pajisjeve dhe objektivi mbi bazë peshe do të
rritet në 5%. Objektivat do të mbulojnë, gjithashtu, edhe pajisjet mjekësore.
Shtetet anëtare në të cilat konsumi i pajisjeve elektrike dhe elektronike është shumë i
përhapur do të vendosin objektiva më ambiciozë, të cilat do të kushtëzohen nga direktiva e re,
2 Vajrat lubrifikuese janë një faktor i zakonshëm në ditën e përditshme, pasi ato janë të nevojshme për të vënë në lëvizje makineritë. BE-ja ka konsumuar
rreth 4.4 milionë tonë në vit. Gjithsesi, nëpërmjet përdorimit të tyre, ato humbasin vetitë, bëhen ndotëse dhe arrin një pikë ku ato nuk përdoren më për
qëllimin e menduar. Këto vajra të përdorura zëvendësohen dhe ne mbetemi me disa mbetje vajore. Rreth 50% e asaj që është blerë do të kthehet në mbetje
vajore. Mbetjet vajore janë mbetje të rrezikshme, pasi ato shfaqin disa përbërje të rrezikshme. Mbetjet vajore gjenden nëpër lumenj dhe liqene. Në të vërtetë
një litër mbetje vajore ndot një milion litra ujë. Për më tepër, ndotja e rëndë e tokës mund të rezultojë nga mbetjet vajore që lihen në terren.
1282
ndërsa të tjerët me më pak përdorim do të kenë objektiva më pak ambiciozë.
Bateritë dhe akumulatorët
Legjislacioni mbi bateritë (direktiva 2006/66/KE) është i aplikueshëm për të gjitha bateritë
dhe akumulatorët (përveç atyre që janë përdorur për çështje mbrojtje dhe interesa sigurie dhe ato që
janë parashikuar për t’u dërguar në hapësirë).
Direktiva synon minimizimin e impakteve negative të baterive dhe akumulatorëve në mjedis
dhe, gjithashtu, harmonizimin e kërkesave për funksionimin pa probleme të tregut të brendshëm. Për
të arritur këta objektiva, direktiva ka vendosur masa për të ndaluar tregtinë e disa baterive që
përmbajnë substanca të dëmshme. Ajo përmban masa për stabilizimin e skemave që synojnë një
nivel të lartë grumbullimi dhe riciklimi baterish. Direktiva përcakton disa rregulla minimale për
përgjegjësitë që ka prodhuesi në lidhje me etiketimin e baterive dhe lëvizshmërinë e tyre nga
pajisjet.
Nënproduktet shtazore
Nënproduktet shtazore janë kafshët e ngordhura, pjesët e kafshëve të ngordhura ose
produkteve me origjinë shtazore që nuk janë të destinuara për konsum njerëzor. Kjo përfshin
përdorimin e vajit të gatimit, ish-ushqimorët, mbetjet e thertores, gjak, pupla, lesh, lëkurat, kafshë
shtëpiake, kopshtin zoologjik dhe kafshët e cirkut, gjuetinë, plehun organik, embrione dhe spermë.
Legjislacioni ekzistues i BE-së mbi nënproduktet shtazore (norma KE/1774/2002) do të
zëvendësohet nga një normë e re KE/1069/2009 që nga marsi 2011. Gjatë kësaj periudhe rregullat e
detajuara për zbatimin e normës së re do të pranohen.
Llumrat e kanalizimeve
Heqja e llumrave të kanalizimeve në zbatim të direktivës 91/271/KEE mbi trajtimin e
mbetjeve ujore urbane po rritet në të gjitha shtetet anëtare3. Në 1992-in janë tharë rreth 5.5 milionë
tonë, ndërsa deri nga fundi i 2005-ës ka arritur gati në 9 milionë tonë. Kjo rritje vjen më shumë si
pasojë e zbatimit të direktivës, rritjes së lidhjes së banesave me sistemin e kanalizimit dhe rritjes së
nivelit të përpunimit.
Direktiva përcakton objektivat e mëposhtëm për përpunimin e llumrave që vijnë nga
grumbullimet:
1. jo më vonë se deri më 31 dhjetor 2000, për aglomeratet me më shumë se 15000 PE
(ekuivalent i popullsisë);
2. jo më vonë se deri më 31 dhjetor 2005, për aglomeratet midis 10.000 dhe 15.000 PE;
3. jo më vonë se deri më 31 dhjetor 2005, për aglomeratet e PE-së në mes 2000 dhe 10000
të shkarkojnë në ujëra të freskëta dhe grykëderdhjet e gjera.
Ka disa masa më të rrepta për shkarkimet në zona delikate, si në ujërat e freskëta apo
grykëderdhjet.
Direktiva 86/278/KEE mbi llumrat e kanalizimeve përpiqet të nxitë përdorimin e këtyre në
bujqësi dhe të rregullojë përdorimin e saj, në mënyrë të tillë që të parandalojë efektet e rrezikshme
që mund të ketë në tokë, kafshë dhe njerëz. Në fund, ajo ndalon përdorimin e llumrave të
papërpunuara në tokat bujqësore vetëm nëse ajo nuk është e injektuar në tokë. Përpunimi i llumrave
i është nënshtruar procesit “biologjik, kimik dhe ruajtjes së gjatë ose çfarëdolloj procesi tjetër aq sa
çon në reduktimin e fermentimit dhe rrezikimit të shëndetit”. Për t’iu shmangur rreziqeve që mund
t’i shkaktohen shëndetit nga sëmundjeshkaktuesit, llumrat nuk duhet të aplikohen kur perimet apo
frutat po rriten ose janë rritur, ose të paktën 10 muaj përpara se frutat apo perimet të korren.
Kafshët nuk lejohen të shkelin në fusha të paktën deri pas tri javësh që janë përdorur llumrat.
Direktiva, gjithashtu, kërkon që llumrat duhen përdorur në mënyrë të tillë që të jenë marrë parasysh
nevojat ushqyese të bimëve dhe që cilësia e tokës dhe e sipërfaqes të mos dëmtohet.
3 Llumi vjen nga procesi i trajtimit të mbetjeve ujore. Për shkak të proceseve fizike dhe kimike të përfshirë në trajtim, ka tendenca që në llum të mbeten
metale të rënda dhe të dobëta, si dhe të gjenden përbërës organikë, si viruse dhe baktere. Gjithsesi llumi përmban lëndë ushqyese, si azoti dhe fosfori dhe
lëndë organike që janë shumë të rëndësishme kur toka është e varfëruar ose objekt i erozionit. Lëndët organike dhe ato ushqyese janë dy nga elementet
kryesore që e bëjnë përhapjen e kësaj lloj mbetjeje si fertilizues për tokën ose si një lëndë organike për tokën.
1283
Direktiva thekson rregullat për monitorimin dhe analizimin e llumrave dhe tokës. Ajo thotë
që duhet të mbahen shënime për sasinë e llumit të prodhuar, sasinë e përdorur në bujqësi, përbërjen
dhe përmbajtësit e llumit, tipi i përpunimit dhe vendet ku llumi është përdorur. Vlerat kufitare të
përqendrimeve të metaleve të rënda në llumrat e destinuara për përdorim bujqësor dhe në tokë janë
të trajtuara në shtojcat I A, I B dhe I C të direktivës.
Edhe pse në nivel komunitar, ripërdorimi i llumrave arrin në gati 40% të totalit të prodhuar,
groposja dhe djegia në disa shtete anëtare janë metodat më të përdoruara, pavarësisht dëmit që mund
t’i shkaktojnë mjedisit.
PCB dhe PCT
Difenilet poliklorur (PCB) dhe terfenilet poliklorur (PCT) hyjnë në grupin e lëndëve kimike
të prodhuara nga njeriu dhe njihen si ndotës organikë të qëndrueshëm. PCB/PCT4 janë prodhuar në
një shkallë të gjerë kombëtare industriale midis viteve 1930 dhe 1980. Duke pasur parasysh
stabilitetin e tyre kimik dhe rezistencën ndaj nxehtësisë, ata ishin të punësuar gjerësisht si
komponentë në pajisjet elektrike, hidraulike dhe lubrifikante.
Ato janë aplikuar në 2 lloje të ndryshme:
- Përdorime të mbyllura: lëngjeve jopërçuese në pajisjet elektrike, të tilla si:
transformatorët, kondensatorëve, (kondensatorëve të mëdhenj industrialë, por edhe kondensatorëve
të vegjël në aparatet elektrike shtëpiake), transferimin e nxehtësisë dhe sistemet hidraulike;
- Përdorime të hapura, si: përhapës pesticidesh, letër kopjeje prej karboni, vajra industriale,
ngjyra, ngjitës, plastike, si dhe për të kontrolluar pluhurin në rrugë.
Në vitet 1970, për shkak të shqetësimeve që kishin lidhje me helmueshmërinë te njerëzit dhe
dyshimet se ishin kancerogjene, vende të ndryshme kufizuan përdorimin e PCB/PCT-së, më së fundi
më 1985-ën përdorimi dhe tregtimi i PCB/PCT në Komunitetin Europian u kufizua shumë.
PCB/PCT klasifikohen si shkaktar të kancerit te njerëzit dhe shkakut të shumë efekteve të tjera te
njeriu dhe kafshët, përfshirë helmimin riprodhues dhe teratologjinë.
Ato mund të transportohen në distanca të largëta dhe janë zbuluar në qoshet më të largëta të
globit, përfshirë dhe vendet që janë shumë larg atyre ku ato janë prodhuar apo përdorur. Ato janë
zbuluar në gjithë përbërësit e mjedisit (të brendshëm, të jashtëm, në ujërat sipërfaqsore dhe
nëntokësore, tokë dhe ushqim).
Direktiva 96/59/KE mbi heqjen e PCB/PCT synon të heqi komplet PCB/PCT dhe pajisjet që
përmbajnë PCB/PCT sa më shpejt të jetë e mundur dhe për pajisjet e mëdha përpara fundit të 2010-
ës. Shtetet anëtare duhet të bëjnë një inventor të pajisjeve të mëdha që përmbajnë PCB/PCT dhe
duhet të miratojnë një plan për shkatërrimin e këtyre pajisjeve, si dhe plane për mbledhjen dhe
heqjen e pajisjeve që nuk janë në inventar (pajisje të vogla elektrike, shpesh të pranishme në shtëpi
përpara ndalimit në treg).
Për më tepër, Komisioni ka adoptuar një strategji mbi PCB/PCT, me qëllim që të reduktojë
sa më shumë të jetë e mundur çlirimin e këtyre substancave në mjedis dhe futjen e tyre në zinxhirët
ushqimorë.
Norma nr.850/2004 mbi lëndët organike ndotëse (LON) të KE-së vendos kufizime në
prodhimin, tregtimin dhe përdorimin e LON, si dhe administrimin e mbetjeve LON. Komisioni ka
bërë një studim mbi zbatimin sa më të thjeshtë të masave që ndodhen në këtë normë.
Mbetjet minerare
Mbetjet e nxjerra nga operacione të dala nga përpunimi i resurseve minerale, d.m.th.
mbetjet e nxjerrjeve janë një nga burimet më të mëdha të mbetjeve në BE. Ajo përfshin materiale që
duhet të hiqen për të pasur akses te burimet minerale, si shtresa e punueshme, mbingarkesa dhe
gurët që mbeten, si dhe mbetjet që ngelen pasi mineralet janë nxjerrë nga xeherori.
4 PCB/PCT-të klasifikohen si shkaktare të sëmundjeve kancerogjene te njerëzit dhe prodhojnë një spektër të gjerë efektesh të kundërta te kafshët dhe njerëzit,
duke përfshirë helmet riprodhuese, teratogenicitet dhe imunotoksicidet.
Ata mund të transportohen në distanca të largëta nga mjedisi dhe janë zbuluar në vendet më të largëta të globit, duke përfshirë këtu edhe vende që ndodhen
larg nga vendi në të cilin ato janë përdorur apo prodhuar. Ato janë zbuluar në median virtuale të mjedisit (brenda dhe jashtë, ujërat sipërfaqësore apo
nëntokësore, toka dhe ushqimi).
1284
Disa nga këto mbetje janë të parrezikshme, kështu që nuk paraqesin ndonjë rrezik të madh
ndotjeje për mjedisin, thjesht mund të pengojnë shtretërit e lumenjve dhe ndonjë rënie nëse
depozitohen me sasi të mëdha. Megjithatë ato të prodhuara jo nga industria minerare metalike mund
të përmbajnë sasi të mëdha substancash të dëmshme, si p.sh. metale të rënda.5
Një kuadër gjithëpërfshirës për administrimin e sigurt të mbetjeve të nxjerra nga industritë
në nivel, BE-ja është e përbërë nga:
- Direktiva 2006/21/KE mbi administrimin e mbetjeve të nxjerra nga industritë (direktiva
mbi mbetjet minerare);
- Një teknikë më e mirë në dispozicion për administrimin e mbetjeve në aktivitetet minerare;
dhe
- Një amendament i direktivës II Seveso që të përfshijë në të qëllimet e saj, përpunimin e
xeherorëve dhe në veçanti pellgjet me mbetje dhe digat e përdorura në lidhje me përpunimin e
mineraleve të tilla.
Dyoksidi i titaniumit
Dyoksidi i titaniumit është një pluhur i bardhë me një bardhësi të lartë dhe të shkëlqyer.
Këto veti e kanë bërë atë një pigment që përdoret për një numër të madh funksionesh, si: në piktura,
objekte plastike, bojëra dhe letra. Dyoksidi i titanit, gjithashtu, përdoret edhe për shumë objekte të
bardha ose produkte të ngjyrosura, përfshirë ushqimin, kozmetikën, produktet mbrojtëse me element
UV, qeramikë dhe produkte të gomës.
Pigmentet e dyoksidit të titanit janë të përbëra nga dy elemente kimike: sulfati dhe klori.
Klori prodhon produkte dyoksidi titaniumi nga reaksioni i xeherorëve titanium me gazin klorhidrik.
Metoda sulfate e prodhimit të dyoksidit të titanit konsiston në trajtimin e xeherorit me përmbajtje
titan me acidin sulfurik, 70% e prodhimeve europiane vjen nga përpunimi i sulfatit dhe 30% nga ai i
klorit.
Mbetjet që dalin nga prodhimi i dyoksidit të titanit 6 kalojnë mbetjet e ngurta, mbetjet acide
të forta dhe të buta, mbetjet e neutralizuara, trajtimin e mbetjeve dhe pluhurat.
Legjislacioni i BE-së (direktiva 78/176/EEC, direktiva 82/883/EEC dhe direktiva
92/112/EEC) mbi mbetjet e industrisë së dyoksidit të titaniumit ka për synim të parandalojë dhe të
reduktojë në mënyrë progresive ndotjen e shkaktuar nga mbetjet e industrisë së dyoksidit të
titaniumit me qëllim eliminimin e një ndotjeje të tillë. Gjithashtu, synon harmonizimin e ligjeve mbi
mbetjet e industrisë së dyoksidit të titaniumit, në mënyrë që të shmangë shtrembërimin e
konkurrencës brenda tregut të brendshëm.
Ndotjet organike të qëndrueshme (NOQ)
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar reduktimin, eliminimin, përdorimin dhe çlirimin e
ndotësve organikë të qëndrueshëm (NOQ)7. Për t’i dhënë fund kësaj është negociuar dhe është
arritur në dy përfundime:
- Protokolli rajonal UNECE i Konventës mbi ndotjen e ajrit përtej kufijve për NOQ u firmos
në qershor të 1998-ës dhe hyri në fuqi më 23 tetor 2003.
- Konventa globale në Stokholm për NOQ, u firmos në maj të 2001-it dhe hyri në fuqi më
17 maj 2004.
5 Nëpërmjet nxjerrjes dhe përpunimit minerar, metalet dhe bashkimi i metaleve priret të bëhen kimikisht më të disponueshëm, gjë që mund të çojë në
prodhimin e acidit ose kullimin e alkalit. Për më tepër, administrimi i mbetjeve mund të jetë i rrezikshëm, pasi përfshin shpesh kimikatet e mbetura nga
përpunimi dhe nivelet e larta të metaleve. Në shumë raste mbetjet ruhen në grumbullime ose në pellgje të mëdha. Shembja e digave apo grumbullimeve mund
të ketë pasoja të rënda për mjedisin, për shëndetin dhe sigurinë e njeriut.
6 Pigmenti i dyoksidit të titaniumit (TiO2) është një pudër e bardhë me një aftësi të madhe dhe një bardhësi të shkëlqyer. Këto karakteristika e kanë bërë atë
një pigment me vlerë dhe që përdoret për lyerje, për të shkruar në materiale plastike, bojëra dhe letër. Dyoksidi i titaniumit përdoret, gjithashtu, edhe në
shumë produkte të bardha dhe me ngjyrë duke përfshirë ushqimin, kozmetikën, produktet e mbrojtjes së lëkurës, qeramikë dhe produktet e gomës. Pigmentet
e dyoksidit të titaniumit janë prodhuar me anë të dy proceseve kimike: procesin e sulfatit ose të klorit. Procesi klorit prodhon produkte të dyoksidit të
titaniumit nëpërmjet reaksionit të xeherorit me gazin klorik. Procesi i sulfatit prodhon produkte të dioksidit të titaniumit nëpërmjet reaksionit të xeherorit të
titaniumit me acidin sulfurik. 70% e produkteve europiane janë përftuar nga procesi i sulfatit dhe 30% nga procesi i klorit.
7 Ndotjet e përhershme organike (NOP) janë substanca kimike që ndodhen në mjedis, që grumbullohen nëpërmjet rrjetit ushqimor dhe përbëjnë një rrezik për
shëndetin e njeriut dhe mjedisit. Ky lloj grupi mbetjesh përbëhet nga pesticide, kimikate industrial si PCB-ja dhe nga produktet e proceseve industriale si
dioksina. NOP-ja transportohen përtej kufijve ndërkombëtarë, larg prej burimeve të tyre, madje dhe në rajone që nuk i kanë përdorur apo prodhuar
ndonjëherë. Ekosistemet dhe popujt indigjen të Artikës janë veçanërisht në rrezik prej transportimit dhe akumulimit të këtyre substancave. Rrjedhimisht NOPja
vënë në rrezik mjedisin dhe shëndetin e njeriut në të gjithë rruzullin.
1285
Këto instrumente krijojnë regjime strikte ndërkombëtare për listat fillestare të NOQ-ve (16
në Protokollin e UNECE-s dhe 12 në Konventën e Stokholmit). Të dy instrumentet përmbajnë,
gjithashtu, dispozita për të përfshirë kimikate të tjera në këto lista. Ata i përcaktojnë masat e
kontrollit, si më poshtë vijon:
- Ndalimi ose kufizimi i produkteve ose përdorimi i NOQ-ve të prodhuara me qëllim.
- Kufizimi i eksportimit dhe importimit të NOQ-ve të prodhuara qëllimisht (Konventa e
Stokholmit).
- Masa në trajtimin e sigurt të stoqeve (Konventa e Stokholmit).
- Masa mbi asgjësimin e mbetjeve që përmbajnë NOQ.
- Masa mbi reduktimin e rrezeve që prodhohen në mënyrë jo të qëllimshme nga NOQ-të.
Komuniteti Europian është i angazhuar shumë seriozisht në zbatimin e këtyre dy
marrëveshjeve ekologjike. Bazuar në një propozim të Komisionit, Parlamentit Europian dhe Këshillit
të Rregullimit (KE) nr.850/2004 më 29 prill 2004. Rregullorja e re plotëson legjislacionin e hershëm
të Komunitetit mbi NOQ-të dhe e radhit atë me dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare mbi
NOQ-të. Rregullorja shkon më tej se marrëveshja ndërkombëtare, duke theksuar synimin që ka për
të eliminuar komplet prodhimin dhe përdorimin e NOQ-ve të njohura.
Plani i zbatimit i Komunitetit Europian
Çdo palë në Konventën e Stokholmit, shtete të veçanta gjithashtu edhe Komuniteti Europian
si një organizatë rajonale për zhvillimin e integruar ekonomik duhet të vendosë një planzbatim për të
treguar masat konkrete që do të merren kundër NOQ-ve që janë listuar në Konventë. Plani i zbatimit
të Komunitetit Europian, që plotëson planet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së, u miratua më 9
mars 2007.
Identifikimi i mëtejshëm i NOQ-ve
Të dyja marrëveshjet ndërkombëtare mbi NOQ përfshijnë masa për shtimin e substancave që
paraqesin karakteristikat e NOQ-ve në shtojcat teknike. Komisioni, së bashku me shtetet anëtare po
promovon dhe mbështet aksionin për identifikimin e mëtejshëm të NOQ, si dhe nxit aksionin
kontrollues ndërkombëtar.
Poliklorur vinili
PVC-ja ka qenë në qendër të debatit gati në pjesën më të madhe gjatë dy dekadave të fundit.
Shumë opinione shkencore, teknike dhe ekonomike janë dhënë në lidhje me PVC-së dhe efektet e saj
në shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Disa shtete anëtare kanë rekomanduar ose kanë marrë masa për
disa aspekte të ciklit të jetës së PVC-së. Me qëllim për të vlerësuar të gjithë ciklin e jetës së PVC-së
dhe ndikimit të tij të mundshëm në shëndetin e njeriut dhe mjedisit, si dhe funksionimin e rregullt të
tregut të brendshëm, Komisioni ka kryer disa studime dhe lëshoi një listë të gjelbër për çështjet
mjedisore të PVC-së.
Substancat holluese të ozonit
BE-ja ka aprovuar legjislacionin specifik (rregulloren EC/2037/2000 mbi substancat që
hollojnë shtresën e ozonit) me qëllim parandalimin e shpërhapjes së substancave ozonholluese dhe
promovimin e rikuperimit pas përdorimit në proceset industriale, edhe pse ky proces nuk kryhet në
produktet e prodhuara.
1.3 Rritja e gjenerimit të mbetjeve
Një nga problemet madhore që ndeshet kur hartohet strategjia apo planifikimi i menaxhimit
të mbetjeve, është aksesi për të siguruar informacion të saktë dhe të përditësuar në të cilin të
bazohen kërkesat e planifikimit dhe të burimeve për të ardhmen.
Kjo çështje ka qenë një problem për Shqipërinë si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e
sotme. Projekti INPAEL ka kryer një studim për të vlerësuar sasinë dhe përbërjen e mbetjeve
bashkiake në Shqipëri, në mënyrë që të hartojë një strategji dhe një plan të vlefshëm.
Nga ky studim janë përcaktuar pesha dhe përbërja e rrymave të mbetjeve, të cilat bëjnë
pjesë në mbetjet bashkiake, si vijon: mbetjet organike, dërrase, letër, karton, plastikë me densitet të
ulët, plastike me densitet të lartë, qelq, tekstile, metale me ngjyrë, metale pa ngjyrë, mbetje
spitalore, gomë, inerte, mbetje nga materiale sanitare, mbetje nga pajisje elektrike dhe elektronike
1286
MPEE, bateritë dhe mbetje nga produkte shtazore.
Rritja e numrit të popullsisë me ritme të larta dhe përqindja e lartë e migrimit drejt qyteteve
më shumë të zhvilluara ka ndikuar shumë në rritjen e prodhimit të mbetjeve dhe në veçanti, të
mbetjeve inerte, si rrjedhojë e ndërtimeve të shumta të ndërtesave të reja, si dhe të shkatërrimeve të
ndërtesave të vjetra. Megjithatë, duke u bazuar në informacionin mbi sasinë e prodhimit të mbetjeve
(për Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Shkodrën) vihet re se Shqipëria prodhon gati gjysmën e sasisë
mesatare për frymë të vendeve që bëjnë pjesë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Ekonomik (OECD) dhe krahasuar me vendet e tjera të OECD-së, pjesa më e madhe e mbetjeve të
prodhuara janë mbetje organike.

Data postimit :22/04/2011
Ikub# :1104220175
Tags: MENAXHIM
Lexuar :1,621 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:04/09/2011
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:01/19/2011
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:01/19/2011
Numri i fletores zyrtare:36
Data e fletores zyrtare:04/09/2011
Fushat e veprimit te aktit:Mbetjet
Faqja e fletores zyrtare:1271
Numri i ligjit:175

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al