Back

Histori e shkurtër e shqiptarëve në Itali

histori-shqiptareIndigjenë të Epirit, banues të asaj zonë, që në antikitet ishte Iliri greke, ose Maqedoni e vjetër që shtrihej mes lumit Drilo dhe maleve Akroceraunë deri në Arta. Ata, shqiptarët ruanin nga hera zakonet dhe gjuhën autoktone. Faktikisht, Kurzio V dhe Platoni na siguruan që ata flisnin gjuhën maqedonase, që ishin pikërisht ilirishtja, epiriotishtja dhe shqipja. Shqiptarët mund të krenohen që kanë pasur ndër pasardhësit e tyre Akilin, Aleksandrin dhe një Pirro, pasardhësja e të cilit, Deidamia, qeverisi për shumë kohë në atë zonë. Me rrëzimin e mbretërimit të Pirros pas vdekjes edhe të Deidamias, Maqedonia kaloi nën dominimin roman të Paolo Emilio, duke u bërë kështu një zonë e lirë për të vetëvendosur me ligjet e veta dhe me mbretërimin e vet, por faktikisht e thyer nga predatorët e zonave rrethuese. Ajo pjesë e territorit që shtrihej nga Serbia deri në Dalmaci, që për një kohë u quajt Epiri i Ri, pati për sovran Kostantin Kastriotin, babai i pasardhësit Gjergj, i njohur si Skënderbeu i madh.
Ai, pasi regjistroi 23 fitore kundër fuqive të Muratit II dhe Muhametit II, e pasi rifitioi mbrëtërimin përballë fuqisë uzurpuese otomane, qeverisi këtë popull që njohu kështu një periudhë paqeje dhe sigurie. Por kur Skënderbeu vdiq në vitin 1467, Muhameti II u kthye me sukses në pushtimin e Shqipërisë. Në këtë periudhë, shumë shqiptarë, për të mos iu nënshtruar inatit të pushtuesit, kërkuan strehim në Mbretërinë e Napolit, që në atë kohë ishte nën dominimin e Ferdinandit I. Pas këtij eksodi të parë masiv drejt Perëndimit evropian, pasuan edhe tre të tjerë: i pari kur në udhëheqje ishte Karli V, një i dytë nën mbretërimin e FIlipit IV dhe një tjetër gjatë mbretërimit të Karlit të Burbonit. Në këto tre kontekste të ndryshëm historikë, shqiptarët themeluan komunitetin dhe qendra të vogla më pas të shndërruar në qytete të vërtetë në disa zona të Italisë. Historitë e tyre, ndonjëherë të bëra legjendë, u trajtuan gjatë disa epokave nga shumë letrarë, kërkues dhe kronistë, mes të cilëve Barletti ("De vita moribus, ac rebus gesti Scanderbeg"), Bienia ("Istoria di Scanderbeg"), Moreri ("Gran Dizionario Istorico, articolo Scanderbeg"), Rodotà ("Del rito greco in Italia"), Masci ("Discorso sull'origine degli Albanesi"), etj. Por jo vetëm kaq: referimi i parë dhe më i rëndësishëm letrar, që duhet të stimulojë më shumë historianët dhe humanistët për një interes më grishës kundrejt këtyre popullatave, ishte Iliada e Homerit. Faktikisht në veprën e tij, shkrimtari i madh i ka dedikuar pak rreshta, por të goditura e tërheqës, përmes të cilave shpreh me fjalë gëzimin e kërcimeve të vjetra shqiptare.

Nga kjo mund të thuhet se veç vëmendjes së veçantë mbi shenjtërimin e zakoneve shqiptare, jo vetëm për motive kulturore, historike e shoqërore, por edhe për të njohur më thellë karakteristikat tipike të tyre, është e nevojshme që të bëhen promovime të të gjithë atyre propozimeve kulturore që komuniteti i mrekullueshëm shqiptar u ofron popujve, në ruajtjen e traditave, zakoneve të bukura dhe shenjave të pashlyeshme në historinë e qytetërimit mesdhetar.

Data postimit :15/04/2011
Ikub# :1104150165
Tags: HISTORI ITALIA
Lexuar :980 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:ikub.al
Autori:Mario Martino (Infoggi)

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al