Back

Si behet bilanci material per nje firme tregtare?

Keshtu, nese nje biznes shet materiale ndertimi, tuba plastike hidrosanitare dhe duma te bejme bilancin e levizjes se tubave plastike do te ndiqnim kete rruge: - Identifikojme periudhen qe duam te bejme kete bilanc. E zeme se kjo periudhe eshte nga 1 Mars deri ne 1 Korrik, pra nje periudhe 4 mujore.

Atehere, marrim inventarin fizik te gjendjes se tubove ne magazine dhe dyqan te dates 1 Mars (nese ka dyqan) per te pare se sa ka qene sasia ne kete date. E regjistrojme kete inventar ne nje liber inventarizimi me sasine dhe vleften qe materiali eshte bere hyrje ne magazine. Pas ketij veprimi shikojme faturat e blerjes se tubove dhe keto i regjistrojme si shtim te sasise pervec asaj qe eshte gjendje. Pastaj shikojme dhe llogaritim sasine e shitur sipas faturave te shitjes se materialit tubo plastike. Pasi beme dhe kete veprim ne do te bejme nje inventar te dates 1 Korrik. Supozojme se kjo date eshte ajo qe ne tashme jemi ne periudhen qe mund ta kryejme fizikisht si inventar. Nese kjo date eshte e nje periudhe te kaluar ne raport me periudhen qe jemi aktualisht (ta zeme se data aktuale eshte 3 Shtator) ateher shikojme sasine gjendje sipas librave kontabel. Ne perfundim te ketij procesi pune ne bejme krahasimin midis asaj gjendje materiali qe zbulojme nga inventari me ate qe duhet te rezultonte sipas dokumenteve. Nese gjejmeme pak materila se inventari faktik, atehere kemi diference materiali. Kjo do te thote ose shitje materiali pa fature ose hyrje materiali e padokumentuar me fature blerje. Nese gjejme me shume material se inventari faktik ateher kemi nje gjendje shtese, qe eshte nje mosmbajtje e mire dokumentacioni dhe mosnjohje e situates qe ndodh realisht nga drejtuesi i biznesit. Ne te dyja rastet eshte nje situate anormale e levizjes se materialit.

 


Data postimit :11/04/2011
Ikub# :1104110151
Tags: BILANCI
Lexuar :5,338 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al