Posto

  • Ushqimet e duhura per femije te shendetshem


    Burimi: Info Albania



    femijet nenaInformacione mbi ushqyerjen, levizjen dhe shendetin dedikuar prinderve me foshnje dhe femije te vegjel deri ne moshen 5 vjecare. Ushqimi dhe kujdesi qe mbrojne femijen tuaj nga semundjet. Pa dyshim se ju shpesh parashtroni pyetje mbi shendetin e femijes tuaj, si: “A merr lengje te mjaftueshme?”, “Pse nuk bie ne gjume?”,

    “A po zhvillohet normalisht?” e shume pyetje te tjera. Te jesh prind, do te thote te bartesh pergjegjesi per shendetin e femijes, cka nuk eshte gjithmone e lehte. Me qellim qe t`ju mbeshtesim si prinder gjate ketyre detyrave te rendesishme, perpiqen shume persona te specializuar, si per shembull mjeket e femijeve, mjeket e femijeve, keshilltaret e femijeve apo keshilltaret e femijeve dhe te tjere. Femija juaj ka nje ndikim (influence) te madh, kur behet fjale per planifikimin e rrjedhes se perditshmerise.
     
    Ushqyerja me gji
    Qumeshti i gjirit te nenes eshte nga muaji i katert deri ne muajin e gjashte ushqimi me i mire per femijen tuaj. Ai permban te gjitha lendet ushqyese te domosdoshme dhe forcon antitrupat. Ai ndihmon edhe per parandalimin e alergjive. Nese foshnjen tuaj e ushqeni me shishe me biberon, do t`ju duhet te keshilloheni nga keshilltarja e nenes, nga mjekja e femijes apo mjeku i femijes, me qellim te zgjedhjes se nje produkti te pershtatshem. Ne mes te vakteve duhet te behet nje pauze. Mos e lini shishen me biberon per nje kohe te gjate tek femija. Nevoja e shtuar per energji dhe lengje nga dhenia e gjirit. Nje nene qe ushqen femijen me qumeshtin e gjirit te saj ka nevoje per rreth 200 deri 300 kcal energji ne dite. Merrni rregullisht karbohidrate, per te stabilizuar nivelin e sheqerit ne gjak: buke, brumera (nga drithera kokerr plote) apo fruta.
     
    Nje vjec
    Kujdesi ne vitin e pare te jetes. Ne vitin e pare te jetes shmangni kripen, erezat dhe sheqerin. Femijes tuaj duhet t`i jepni qumesht lope, vetem duke filluar nga viti i dyte i jetes. Dy tri luge jogurt natyral apo qull te perzier me qumesht. Mund t`i jepni qull nga muaji i nente deri ne muajin e dymbedhjete. Frutat e perimet e fresketa duhet t`ia jepni vetem nen mbikeqyrjen tuaj. Gjate vitit te pare arrat e lajthite nuk bejne pjese ne planin e ushqimeve. Ato mund t`i mbesin ne fyt femijes. Hiqni dore nga dhenia e mjaltit, sepse mund t`i shkaktoje probleme shendetesore.
     
    Dy vjec
    Tashme femija juaj eshte dy vjec dhe rekomandimet per ushqyerjen e tij ndryshojne. Keshtu, pas perafersisht dhjete deri dymbedhjete muajsh mund ta ushqeni femijen tuaj njesoj si femijet e medhenj apo te rritur. Duhet te provoni disa here, derisa femija te pranoje artikuj te ri ushqimore. Frutat dhe zarzavatet duhet t`ia jepni femijes ne cdo vakt. Ideal jane pese vakte ne dite. Nje vakt eshte perafersisht nje grusht plot. Ne fillim frutat dhe zarzavatet duhet t`i grimconi apo t`i beni qulle. Per zemrat e vogla ndermjet vakteve kryesore frutat zarzavatet e fresketa apo buka nga dritherat kokerr-plota jane te pershtatshme per ngopjen e femijes. Ketu bejne pjese edhe produktet e qumeshtit Produktet e qumeshtit bejne pjese ne planin e te ushqyerit nje deri dy here ne dite. Keto jane: qumeshti, kosi, gjiza, djathi i forte dhe dhalli. Lende te ndryshme nga produktet e qumeshtit perkrahin ndertimin e struktures se eshtrave dhe ndihmojne femijen gjate rritjes.
     


    Share:



    Postuar nga: nia meba

    Data: 23/03/2011

    ikub#: 1103230009

    Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJE, SHENDETI, USHQIMI,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al