Back

Si te kujdesemi per veshet?

VeshiVeshi shpesh ndodh qe te demtohet edhe nga pakujdesia jone gjate pastrimit te tij. Por si duhet ta behjme pastrimin e vesheve? Kufjet, kunjat, sa i demtojne veshet? Demtimi i daulles, cfare problemi sjell? Keto dhe shume pyetje te tjera gjejne pergjigje ne artikullin e meposhtem.

 

Nga se shkaktohet dylli tek veshet?

Dylli te veshet eshte nje proces normal i organizmit. Sigurisht qe dylli prodhohet ne nje sasi te madhem por kjo eshte dhe ne gjenezen e organizmit te veshit. Duke u prodhuar, dylli nuk lejon hyrjen e agjenteve dhe trupave te huaj ne vesh. Ne kete rast dylli sherben si mase mbrojtese per veshet. Dylli i veshit prodhohet ne sasi te ndryshme. Te disa persona prodhohet me shume, te disa prodhohet shume pak. Vjen nje moment qe dylli i vesheve, duke shtuar ne sasi dhe duke rene ne kontakt me lageshtiren bllokon kanalin e degjimit, pasi bymehet. Kjo pastaj sjell probleme ne degjim dhe nje zhurme ne vesh. Pra, deri ne nje moment eshte i mire, por mund te filloje te behet shqetesues. Shqetesime, te cilat bejne qe pacienti fillon dhe kerkon ndihme mjekesore.

 

Cfare problemi shkakton dylli kur mblidhet ne nje sasi te madhe?

Problemi i pare eshte mosdegjimi i mire, pasi fillon dhe bllokohen kanalet e degjimit.

 

Kur prodhon sasi me te madhe dylli veshi?

Kjo me teper eshte inviduale. Ka persona qe kane sasi te medha dylli, te cilet vijne shpesh dhe paraqiten ne klinike per te hequr sasine e madhe te dyllit. Ka pastaj edhe persona te tjere, te cilet kalojne vite dhe nuk kane probleme me sasine e dyllit. Pra, nuk eshte e percaktuar se kur nje person ka me shume sasi dylli ne vesh. Pra, gjithmone kur nje sasi dylli bie ne kontakt me lageshtiren, ai fillon te bymehet dhe bllokon kanalin e degjimit. Ose ka individe qe, duke bere pastrimin e vesheve, bllokojne kanalin e degjimit, pasi dylli eshte i shtrire ne kanal.

 

A i demtojne veshet kunjat e pastrimit?

Pastrimi i vesheve eshte e rekomandueshme te behet me mjete fare te buta, si me pambuk farmacie. Fatkeqesisht kunjat e vesheve jane shume komerciale, pervecese jane te prodhuara ne kushte, te cilat nuk dihet se si, nuk dihet sa sterile dhe te pastra jane ato. Ato jane shpesh te forta, te ngjeshura, sepse prodhohen me makineri. Shpesh, shume persona qe pastrojne veshet me to, demtojne kanalin, e gjakosin ate, duke krijuar keshtu infeksione. Pergjithesisht, keto forma te pastruari te vesheve nuk jane te rekomanduara. Me te rekomanduara jane ato qe i pergatit vete.

 

Kunjat e vesheve, cilat pjese te veshit demtojne me teper?

Ato demtojne kanalin e veshit me shume, por nuk perjashtohen as rastet kur demtojne membranen dhe daullen e veshit. Kjo, ne rastet kur kunjat shkojne deri ne fund te veshit.

 

Shohim shpesh njerez qe pastrojne veshet me kunja shkrepese, por pa pambuk. Kjo forme pastrimi cfare demtimesh i sjell veshit?

Cdo gje e huaj, nje trup i huaj qe futet ne vesh, krijon premisa per te pasur probleme, aq me teper objektet e forta. Duke qene se lekura e kanalit te veshit eshte shume delikate, eshte shume e bute, ajo shpesh mund te demtohet dhe ne qofte se personi ndjen nevojen per ta kruar shpesh veshin, ai person ka nje problem. Dicka ka ndodhur me te, ndoshta nje infeksion, nje ekzeme. Ne fund te fundit eshte nje semundje, dhe sado e lehte qe te jete, eshte nje problem qe duhet te marre mjekim. Personat qe kane keto probleme mire eshte qe te drejtohen tek mjeku, qe te marrin trajtimin e duhur. Pra, cdo objekt i forte, si shkrepeset, celesat, karficat qe perdoren per te pastruar veshet, jane shume te demshme dhe e demtojne shume veshin.

 

Sa te demshme jane kufjet per veshet?

Kufjet kane nje problem, se sa adaptohen ato me kanalin e vesheve dhe shpesh here, ato mund te behen edhe problem per te ngacmuar kanalin e veshit, pasi ato shkaktojne nje demtim mekanik qe ne fillimin e futjes ne vesh. Pastaj, ka edhe probleme te tjera me degjimin, si dhe ekspozimin shume te shpeshte me tingujt qe kane frekuenca te ndryshme. Kufja e mban veshin gjithe kohes ne gjendje alarmi, ne nje gjendje pune dhe kjo nuk eshte pozitive, pasi veshi, si cdo organ tjeter, ka nevoje te pushoje. Perdorimi i kufjes, po u ekzagjerua, shkakton demtime. Por, se sa mund te arrije te demtoje kufja veshin kete nuk mund ta them, pasi nuk kam pare te jete bere ndonje studim dhe te kete te dhena per kete gje ne vendin tone.

 

Sa duhet ta kene nivelin maksimal kufjet kur i vendosim ne vesh?

Zhurmat maksimale qe pranohet nga veshi eshte deri ne 40 decibel. Ndersa po u kalua zhurma e mbipragut, sjell probleme te tjera, si demtimi i nervit.

 

Si duhet ta bejme pastrimin e vesheve?

Me kunjat e shprepeses, duke vendosur pambuk. Por, jo ne forme te ngurte, psi kur pastron veshin, objekti i forte nuk prek kanalin. pambuku ndikon qe mos te demtohet veshi.

 

Cfare shkakton daullja e veshit kur cahet?

Carja e daulles se veshit eshte demtimi me i rende qe mund te pesoje veshi. Kjo, per arsyen se daullja eshte organi i degjimit, pasi eshte ajo qe mbyll kanalin e degjimit dhe eshte muri i jashtem i veshit te mesem. Carja e daulles krijon problem te shumta, si, ai i degjimit, infeksione te ndryshme te veshit, etj. Pra, demtimi i daulles eshte nje nder demtimet me te renda.

 

Daullja e veshit mund te demtohet nga kunjat?

Sigurisht qe mund te demtohet dhe ka shume raste qe eshte demtuar nga pastrimi jo i pershtatshem per veshet. Kjo, nga pakujdesite qe tregohen kur behet pastrimi i vesheve. Daullja mund te demtohet edhe nga goditjet, nga ndonje shpulle e forte, nga perplasja e veshit me top, etj.

 

A mund te riparohet demtimi i carjes se veshit?

Jo, nuk riparohet, ajo mjekohet. Pastaj, ajo varet edhe nga siperfaqja e demtuar. Per te rregulluar disi kete demtim, vendosen disa objekte plastike te daullja e veshit, qe te ndihmojne ne degjim. Megjithate, ajo qe mund te themi eshte qe carja e daulles krijon shume probleme.

 

Uji me kripe a sjell probleme per veshet dhe nese po, cfare?

Uji me kripe nuk sjell probleme per veshet. Ndersa per njerezit qe jane me te ndjeshem ndaj infeksioneve te veshit dhe qe kane probleme me lekuren e kanalit te veshit, atehere uji me kripe e nxit me teper. Ky eshte me teper nje problem ne periudhen e veres, kur je ne plazh.

 

Si duhet te kujdesemi per veshet ne plazh?

Ne plazh, ne qofte se keni probleme me veshet, eshte e keshillueshme te perdoren disa tapa plastike, ose gome te buta dhe ne forme rrathesh, te cilat gjenden shume lehte. Keto lloj tapash duhet te vendosen edhe kur behet dush ne shtepi, per ata qe kane probleme me veshet.

 

Zhurmat e shumta cfare probleme sjellin me veshet?

Zhurmat e shumta dhe ekspozimi i veshit per nje kohe te gjate ne zhurma, pervecese krijojne stres, ato influencojne gjithmone mbi nervin e degjimit. Per shembull, personat qe punojne ne tekstile, punojne me zhurma te medha. Per ata eshte e keshillueshme qe te mbajne kufje, qe sherbejne si mase mbrojtese, per te mos u demtuar nervi i degjimit. Por, si rregull eshte qe ne ambientet e punes te matet zhurma. Ne ato vende ku ka akustike te larte, sigurisht duhet te merren masa mbrojtese per kete gje, sic jane edhe kufjet.

 

Zhurmat kane ndikime ne tru?

Po, zhurmat kane ndikime ne tru, psh, kur kalon nje mjet me shume zhurme, direkt nje person reagon. Por, po te keni gjithmone kete problem, atehere ai eshte nje problem shume i madh. Problem qe sjell edhe disa semundje, humbjen e vemendjes, behesh nevrik, etj.

 

Cilat grup-mosha vuajne me teper nga mosdegjimi?

Kryesisht personat qe punojne ne zhurma te medha, pastaj jane edhe moshat e medha, sepse bie funksioni i nervit te degjimit.

 

Mund te jete i riaprueshem te moshat e medha mosdegjimi?

Zakonisht renia e degjimit, sot nuk eshte e riparueshme, pasi nervi i degjimit cenohet. Me e mira eshte te mundohesh t'i frenosh me medikamente. Por, pergjithesisht jane te parikthyeshme.


Data postimit :09/03/2011
Ikub# :1103090146
Tags: SHENDETI VESHI
Lexuar :6,347 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al