Back

Alarm për mbetjet urbane dhe inertet në Tiranë

ndertim_mbetjeMbetjet urbane dhe ato inerte nga ndërtimet, janë problemet më shqetësuese për Tiranën. Nëse nuk do të ndërhyhet më një plan masash, situata do të jetë katastrofike. Kështu u shpreh ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjate prezantimit të projektit për menaxhmin e mbetjeve. Shqetësim sipas Mediut janë vendet e grumbullimit, në të cilat duhet të ndërhyhet pasi teknologjia është shumë e vjetër dhe nuk kanë kapacitete. Mbi 1 milione qytetarë në Tiranë shkaktojnë rreth 700 tone mbetje ne vit. “Tirana arriti që të rehabilitojë në depozitimin e Sharrës, që për shumë kohë ishte kategorizuar si një dnër spotet më të rrezikshme në vendin tonë. Megjithëse i rehabilituar ky vend depozitim nuk përmbush të gjitha standartet e kërkuara. Nuk mund të përballojë sasitë e gjeneruara të mbetjeve në Tiranë, nuk mund të krijojë mundësinë e një përpunimi dhe trajtimi të plotë të mbetjeve duke bërë të pashmangshme nevojën për një depozitim të ri apo një politikë të re”, tha Mediu. Problemet e ngritura janë mbështetur edhe nga përfaqësuesit e bashkisë së Tiranës, të cilët kanë kërkuar një kordinim mes strukturave përkatëse. “Bëj një thirrje këtu edhe për strutkurat e BE që në kuadër të integrimit drejt BE, drejt rajonalizimit të problemeve përqasjet nga poshtë- lart duhet të marrin një mbështetje të madhe duke përfshirë këtu një rol të rëndësishëm të qarkut në koordinimin e marrëdhënieve midis komunave dhe bashkive”, tha Majlinda Duka, specialiste në bashkinë e Tiranës. Tirana sipas përfaqësuesve të ministrisë së Mjedisit ka taksat më të ulëta për pastrim krahasur me bashkitë e tjera.
 

Data postimit :22/02/2011
Ikub# :1102220071
Tags: MBETJE TIRANA
Lexuar :1,934 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:Alsat

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al