• klinikaeuromedica
  • Kujdesi ndaj dhëmbëve, problemet më të mëdha te fëmijët


    Burimi: Klan



    Një studim i Autoritetit Rajonal Shëndetësor bërë në disa shkolla të Tiranës vë në dukje se fëmijët shkojnë tek dentisti atëherë kur dhimbjet e dhëmbëve kthehen në shqetësim. Ky studim thotë se 27% e fëmijëve në Shqipëri kanë të paktën një dhemb të hequr. Për më tepër problemet me dhëmbët në pjesën më të madhe vijnë si pasojë e mungesës së kujdesit që në moshë të hershme. Këto shqetësime bëhen më prezente rreth moshës 12 vjeçare prandaj mjekët stomatologë këshillojnë vizita më të shpeshta tek dentisti. Shkurti është muaji i sensibilizimit të kujdesit ndaj gojës dhe për këtë është ndërmarrë dhe një fushatë informuese në shkollat 9- vjeçare në Tiranë.

     





    Share:


    Postuar nga: mbalena

    Data: 14/02/2011

    ikub#: 1102140163

    Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJE,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2015 ikub.al