Posto

  • PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.391, DATË 21.6.2006 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN


    Data e hyrjes ne fuqi: 01/24/2011


    Propozuar nga: Këshilli i Ministrave


    Data e miratimit: 12/22/2010


    Statusi i ligjit: Ne fuqi


    Data e ligjit: 12/22/2010


    Numri i fletores zyrtare: 185


    Data e fletores zyrtare: 01/24/2011


    Faqja e fletores zyrtare: 10289


    Numri i ligjit: 1064



    VENDIM
    Nr.1064, datë 22.12.2010
    PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.391, DATË 21.6.2006 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE NË SEKTORIN E PYJEVE DHE TË KULLOTAVE”


    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5 të nenit 17 të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, dhe të nenit 34 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe  shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave


    VENDOSI:
    I. Në vendimin nr.391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
    1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
    “1. Për shitjen e lëndës drusore në këmbë zbatohen tarifat bazë, sipas lidhjeve 1/a dhe 1/b, të shtojcës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Tarifat e materialit drusor të asortuar, që shitet në anë të rrugës, përcaktohen sipas çmimeve të
    tregut, por jo nën çmimin e kostos së prodhimit, e cila përllogaritet mbi tarifat bazë të shitjes së lëndës drusore në këmbë.
    Për shfrytëzimin e ngastrave pa rrugë autopyjore, në varësi të investimeve të kryera për 1 m3 material drusor në këmbë, tarifa e lëndës drusore në këmbë, korrektohet, si më poshtë vijon:
    a) Kur shpenzimet për ndërtimin e rrugës arrijnë deri në 200 lekë/m3, tarifa bazë e lëndës drusore në këmbë, e fituar sipas vlerës së ankandit, korrektohet me koeficientin 0.8;
    b) Kur shpenzimet për ndërtimin e rrugës arrijnë nga 201-300 lekë/m3, tarifa bazë e lëndës drusore në këmbë, e fituar sipas vlerës së ankandit, korrektohet me koeficientin 0.7;
    c) Kur shpenzimet për ndërtimin e rrugës arrijnë mbi 300 lekë/m3, tarifa bazë e lëndës drusore në këmbë, e fituar sipas vlerës së ankandit, korrektohet me koeficientin 0.6.”.
    2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: “2. Për përdorim sipërfaqesh të fondit pyjor e kullosor publik, zbatohen tarifat dysheme, që
    llogariten duke mbajtur parasysh përdorimin aktual të territorit dhe kohëzgjatjen e veprimtarisë së parashikuar, sipas lidhjes 2 të shtojcës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
    3. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
    “4. Për heqjen e miratuar të sipërfaqeve nga fondi pyjor dhe kullosor publik, zbatohen përllogaritjet sipas lidhjes 4 të shtojcës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
    II. Lidhjet 1/a, 1/b, 2 dhe 4, që i bashkëlidhen vendimit nr.391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave, zëvendësohen me lidhjet 1/a, 1/b, 2 dhe 4, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
    III. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe njësitë e qeverisjeve vendore për pyjet dhe kullotat komunale për zbatimin e këtij vendimi.


    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    KRYEMINISTRI
    Sali Berisha

    SHTOJCA
    PËR TARIFAT NË SEKTORIN F PYJEVE DHE TË KULLOTAVE
    TARIFAT BAZË TË LËNDËS DRUSORE NË KËMBË
    Lidhja 1/a
    Nr.
    rendor
    Emërtimi Njësi matje
    Tarifa (lekë)
    E hollë deri 22 cm
    E mesme dhe e
    trashë mbi 22 cm
    I. Lëndë punimi në këmbë
    a) Halorë
    1 Pishë e zezë m3 2 500 3 500
    2 Pishë mesdhetare (pishë e butë, pishë e egër, pishë deti) m3 2 300 3 200
    3 Bredh m3 2 700 3 800
    b) Fletorë
    1 Ah m3 1 700 3 100
    2 Dushk m3 2 300 4 000
    II. Dru zjarri
    a) Të forta
    1 Dushk, ah, panjë, frashër, rrap, akacie, lofatë, gështenjë, mare, shkozë,
    mëllezë, bli, lajthi, thanë, mrete, bush.
    m3
    500
    b) Të buta m3
    1 Halorë, shelg, plep dhe vërri
    200
    TARIFË BAZË TË LËNDËS DRUSORE NË KËMBË, PËR LLOJET INDUSTRIALE
    Lidhja I/b
    Nr.
    rendor
    Emërtimi Njësia e matjes Tarifa (lekë)
    Lëndë druri në këmbë
    1 Arrë, gështenjë, panjë, vidh m3 6 700
    2 Carac, eukalipt, man, mëllezë, plep, rrap, shelg, shkozë m3 2 600
    3 Bli, frashër, gështenjë e egër, mështekën, vërri m3 5 000
    Shënime
    1. Tarifat e përcaktuara në lidhjet l/a dhe l/b shërbejnë si bazë për të përllogaritur koston e
    prodhimit për lëndën drusore të asortuar që trajtohet në pikën 1 të vendimit.
    2. Kur lënda e punimit dhe drutë e zjarrit janë nxjerrë nga sipërfaqe të djegura, por materiali
    drusor është i përdorshëm, tarifat për to do të jenë 40% më e të ulëta se tarifat bazë.
    LIDHJA NR.2
    TARIFAT DYSHEME PËR DHËNIEN NË PËRDORIM ME KONTRATË QIRAJE TË FONDIT
    PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARIVE
    1. Ngritje fidanishte pyjore, bazë didaktike dhe eksperimentale kërkimore-shkencore në fushën e pyjeve dhe kullotave
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1 vit 2-5 vjet 6-10 vjet
    1 Pyll, trungishte 4 500 4 250 4 000
    2 Pyll, cungishte 3 600 3 400 3 000
    3 Pyll, shkurre 3 600 3 400 3 000
    4 Kullotë 3 600 3 400 3 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 2 700 2 600 2 000
    2. Për mbarështimin e florës së egër dhe kultivimin e bimëve të ndryshme
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1 vit 2-5 vjet 6-10 vjet
    1 Pyll, trungishte 24 000 23 000 20 000
    2 Pyll, cungishte 21 600 20 700 18 000
    3 Pyll, shkurre 21 600 20 700 18 000
    4 Tokë me bimësi pyjore, djerr inproduktive 18 000 17 250 12 000
    10291
    3. Për mbarështimin e faunës së egër dhe gjahut
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1 vit 2-5 vjet 6-10 vjet
    1 Pyll, trungishte 36 000 34 000 30 000
    2 Pyll, cungishte 24 000 23 000 20 000
    3 Pyll, shkurre 24 000 23 000 20 000
    4 Kullota 24 000 23 000 20 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 18 000 17 000 15 000
    6 Inproduktive 18 000 17 000 15 000
    4. Agropylltari
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1 vit 2-5 vjet 6-10 vjet
    1 Tokë me bimësi pyjore, djerr 15 000 13 000 10 000
    5. Për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësore, shoqërore dhe për veprimtari turistike kampingje (kënde lodrash, mjedise sportive, shlodhëse etj.)
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1 vit 2-5 vjet 6-10 vjet
    1 Pyll trungishte 180 000 120 750 100 000
    2 Pyll cungishte 126 000 90 000 75 000
    3 Pyll shkurre 126 000 90 000 75 000
    4 Kullota 126 000 90 000 75 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 90 000 52 000 45 000
    6 Inproduktive 90 000 52 000 45 000
    6. Për nxjerrje, prodhim dhe depozitim materialesh inerte, direkt nga sipërfaqja (karrierë)
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1 vit 2-5 vjet 6-10 vjet
    1 Inproduktive 540 000 495 000 440 000
    7. Për vendosje antene të telefonisë fikse, të lëvizëshme, televizive, radio-komunikimit
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1-5 vjet 6-10 vjet
    1 Pyll trungishte 11 250 000 10 000 000
    2 Pyll cungishte 8 500 000 8 000 000
    3 Pyll shkurre 8 500 000 8 000 000
    4 Kullota 8 500 000 8 000 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 6 500 000 5 500 000
    6 Inproduktive 5 500 000 5 000 000
    8. Për ndërtim teleferik pasagjerësh ose linje të tensionit, aerogjeneratorë (stacionet, bazamentet dhe objektet përkatëse etj.).
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1 vit 2-5 vjet 6-10 vjet
    1 Pyll trungishte 240 000 230 000 210 000
    2 Pyll cungishte 192 000 184 000 176 000
    3 Pyll shkurre 192 000 184 000 176 000
    4 Kullota 192 000 184 000 176 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 156 000 150 000 143 000
    6 Inproduktive 156 000 150 000 143 000
    9. Për kryerjen e operacioneve të kërkim-zbulimit hidrokarbure, gjeologjike e minerare, uji, vendosje objektesh të ndryshme ndihmëse në sipërfaqe
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1-5vjet 6-10 vjet
    1 Pyll trungishte 120 000 96 000
    2 Pyll cungishte 96 000 78 000
    3 Pyll shkurre 96 000 78 000
    4 Kullota 96 000 78 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 76 800 62 000
    6 Inproduktive 76 800 62 000
    10. Për ndërtime objekte bare restorante, karburante
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1-5vjet 6-10 vjet
    1 Pyll trungishte 7 500 000 7 125 000
    2 Pyll cungishte 7 125 000 5 000 000
    3 Pyll shkurre 7 125 000 5 000 000
    4 Kullota 7 125 000 5 000 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 5 000 000 4 000 000
    6 Inproduktive 5 000 000 4 000 000
    10292
    11. Për shtrirje tubacionesh dhe linjash në sipërfaqe, si dhe ndërtim kanalesh (uji, naftë, gazi, tensioni elektrik etj.)
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/km/vit
    1 vit 2-5 vjet 6-10 vjet
    1 Pyll trungishte 240 000 220 000 175 000
    2 Pyll cungishte 190 000 176 000 145 000
    3 Pyll shkurre 190 000 176 000 145 000
    4 Kullota 190 000 176 000 145 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 160 000 145 000 110 000
    6 Inproduktive 150 000 145 000 110 000
    12. Për ndërtim/përdorim rruge për lidhjen e sipërfaqes së dhënë në përdorim, me rrjetin rrugor ekzistues
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës për sipërfaqen e marrë në
    përdorim lek/km/vit
    1 Pyll trungishte 70 000
    2 Pyll cungishte 50 000
    3 Pyll shkurre 35 000
    4 Kullota 35 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 30 000
    6 Inproduktive 25 000
    13. Për ndërtim rezervuarësh për zhvillimin e akuakulturës
    Nr. Përdorimi i territorit
    Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1-5vjet 6-10 vjet
    1 Pyll trungishte 360 000 270 000
    2 Pyll cungishte 270 000 180 000
    3 Pyll shkurre 270 000 180 000
    4 Kullota 270 000 180 000
    5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 180 000 126 000
    6 Inproduktive 180 000 126 000
    14.Vendosje kaminash për prodhim qymyr druri dhe eshkës së kovaçit, furrë gëlqereje, sheshe për depozitimin e përkohshëm të materialeve të ndryshme
    (pika transiti) etj.
    Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit
    1 Tokë me bimësi pyjore, djerr 250 000
    2 Inproduktive 100 000
    15.Ndërtim linje të tensionit të lartë
    Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës km/vit
    1 Pyll trungishte 60 000
    2 Pyll cungishte 35 000
    3 Pyll shkurre 25 000
    LIDHJA 4
    Tarifat për pjesë të fondit pyjor dhe kullosor publik, që hiqen si pasojë e ushtrimit të
    veprimtarive të parashikuara sipas nenit 7 të ligjit nr.9791, datë 23.7.2007 “Për disa shtesa e ndryshime
    në ligjin nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” dhe në nenin 10 të ligjit nr.9693, datë
    19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, përllogariten duke mbajtur parasysh:
    a) investimet e kryera për pyllëzimin (ripyllëzimin), përmirësimin e kullotës, si dhe investimet e
    kryera gjatë periudhës së rritjes, për sipërfaqen që hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor kombëtar;
    b) të gjitha shpenzimet e tjera për mbrojtjen e tokës, për shfrytëzim të qëndrueshëm dhe
    produktiv;
    c) shpenzimet për ndërtimin e infrastrukturës përkatëse;
    d) vlerën e burimeve pyjore e jopyjore bashkëshoqëruese (lënda drusore, flora spontane, fauna e
    egër, kullota, etj.), si produkt i humbur;
    e) investimet që do të kryhen për pyllëzimin (ripyllëzimin), përmirësimin e kullotës, për
    sipërfaqen që do të zëvendësojë sipërfaqen e hequr nga fondi pyjor dhe kullosor kombëtar



    Share:



    Postuar nga: khoxha

    Data: 29/01/2011

    ikub#: 1101290136

    Shfleto artikuj te tjere per: TARIFAT,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al