Back

PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË BURGJEVE

VENDIM
Nr.1061, datë 8.7.2010
PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË BURGJEVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1 të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, të ligjit nr.10 032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve” dhe të ligjit nr. 10 190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:
1. Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Burgjeve janë sipas lidhjes nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Burgjeve”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Paga bazë mujore për gradë (kolona 3) e lidhjes nr.1, është niveli i pagës së punonjësit, në përputhje me gradën që ka fituar.
3. Shtesa për natyrë të veçantë pune dhe shërbimi (kolonat 4, 5 e 6) të lidhjes nr.1, jepet sipas funksioneve të përcaktuara në këtë lidhje.
4. Punonjësi i Policisë së Burgjeve me grada, për kohën e qëndrimit në gradë, përfiton shtesë për vjetërsi në punë, në masën 1 për qind, pas çdo viti pune. Masa e shtesës për vjetërsi në punë të jetë deri në nivelin e pagës bazë të gradës pasardhëse.
Përllogaritja e shtesës për vjetërsi në punë të fillojë në çastin e marrjes së gradës së re, sipas ligjit nr.10 032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”.
5. Vendimi nr.366, datë 14.6.2006 i Këshillit të Ministrave “Për pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve”, të ndryshuar, shfuqizohet.
6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2010, do të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2010, për Policinë e Burgjeve.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1
korrik 2010.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

LIDHJA NR.1
STRUKTURA DHE NIVELET E PAGAVE PËR PUNONJËSIT E POLICISË SË BURGJEVE
Roli Grada
Paga bazë
për gradë
Shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi
Në funksion të policisë së
regjimeve të jashtme, në
institucionet e ekzekutimit
të vendimeve penale
Në funksion të policisë së regjimeve të
brendshme dhe transferim-shoqërimet në
institucionet e ekzekutimit të vendimeve
penale
Në funksion të policisë
në Drejtorinë e
Përgjithshme të
Burgjeve
1 2 3 4 5 6
Bazë Nëninspektor 34000 4000 8000
Inspektor 38000 4000 8000
Kryeinspektor 43000 4000 8000 2000
I mesëm Nënkomisar 52500 4000 8000 2000
Komisar 57000 4000 8000 2000
Kryekomisar 80000 4000 8000 2000
I lartë Drejtues 92000 6500
Drejtues i I-rë 95000 10000


Data postimit :29/01/2011
Ikub# :1101290134
Tags:
Lexuar :1,090 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:07/01/2011
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:07/08/2010
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:07/08/2010
Numri i fletores zyrtare:185
Data e fletores zyrtare:01/24/2011
Fushat e veprimit te aktit:Pagë
Faqja e fletores zyrtare:10284
Numri i ligjit:1061

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al