Dhuna në familje, takim me studentët e gazetarisë

klinikaeuromedica

Qëllimi i takimit ishte ndërgjegjësimi i studentëve të Gazetarisë në pasqyrimin e çështjeve sociale në media, siç është dhuna në familje

Burimi: Klan

dhunes-stopNë kuadër të fushatës ndërgjegjësuese kundër dhunës në familje, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza drejtuar nga Iris Luarasi dhe Ministria e punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta organizuan sot një takim me studentët e Departamentit të Gazetarisë, në ambientet e Fakultetit Histori-Filologji Qëllimi i takimit ishte ndërgjegjësimi i studentëve të Gazetarisë në pasqyrimin e çështjeve sociale në media, siç është dhuna në familje. Në aktivitet merrte pjesë edhe zv. Ambasadorja Amerikane Znj. Debora Jones, e cila trajtoi rolin që ka një shtyp i pavarur dhe demokratik, në rastin e pasqyrimit të çështjeve sociale. Znj. Filloreta Kodra, foli për punën që po bën Ministria e Punës në luftën kundër dhunës në familje dhe rolin koordinues të ministrisë në këtë nismë. Në panel ishte edhe Ambasadori I UNICEF z. Detlef Palm, i cili u ndal në dhunën ndaj fëmijëve dhe atë cka po bën UNICEF në parandalimin e saj. Takimin e përshëndeti dhe zv. Dekania e Fakultetit Filologjik, znj. Valentina Duka. Gjatë ceremonisë u ndanë edhe çmimet e konkursit për esenë më të mirë, me titullin ““Dhuna është krim. Dhuna vret nëse ti hesht! Thuaj ndal dhunës në familje!”

Radika

Komente

Nuk ka asnje koment.




  • Emri:
     
    Email:
       
    Përmbajtja:
     
     








Postuar nga: mbalena
Data: 07/12/2010
ikub#: 1012070119
Shfleto artikuj te tjere per: FAMILJA, GAZETAR,
Reklame


Reklame
Raiffeisen

Reklame
Societe

Artikuj te ngjashem


Reklame
Ozdilek

Reklame

©2016 ikub.al