Back

Si te kujdesemi per floket dhe trupin tone?

Të kesh flokë dhe trup të shëndetshëm do të thotë një pamje e mrekullueshme, bukuri dhe harmoni me veten dhe të tjerët. Për këtë, flokëve dhe trupit u duhet dhënë rëndësia e nevojshme dhe e domososhme.

Floke

Flokët
Ka shumë shkaqe të dëmtimi t të flokëve. Si p.sh: smogu, shampot me përbërës jonatyralë të përdorura pa kriter, produktet kimike, nxehtësia, uji, era, dietat e ndryshme jo ushqyese dhe një faktor i rëndësishëm është dhe stresi. Për të ruajtur bukurinë e flokëve natyrale është e rëndësishme të përdoren produkte me bazë bimore dhe organike për ta sjellë flokun në një ekuilibër të saktë fiziologjik dhe  për të parandaluar prishjen e tij. 
Në stinën e verës flokët duhen mbrojtur nga dielli dhe nga uji i detit. Njerëzit me flokë të thatë bëjnë mirë ti evitojnë tharëset që e dëmtojnë flokun pas larjes dhe të thajnë flokun në mënyrë natyrale. Gjithashtu për këto flokë larja e shpeshtë nuk është e këshillueshme. Ndërkohë që për flokët me yndyrë larja nuk është e dëmshme nëse përdoren produktet ushqyese. Gjatë verës duhet të evitoni mashat, piastrat, bojërat, llakun apo shkumat e ndryshme. Gjatë stinës së verës floku duhet prerë një herë në muaj nga femrat, sepse në verë digjet nga dielli dhe prerja është e domosdoshme për rritjen e tij.
Për sa i përket rënies së flokëve duhet të mos alarmoheni nëse janë rënie normale. Një grua ka rreth 100 mijë fije floku dhe i bien rreth 100 fije duke u zëvendësuar me të reja.

Trupi

Trupi
Ka nevojë për shumë përkujdesje dhe trajtim. Duhet të fillojë me një dush, një automasazh të kompletuar dhe produkte të ndryshme ushqyese dhe tonifikuese. Për të patur një formë sa më të mirë mundohuni të kombinoni gjimnastikën, dietën ushqimore dhe mënyrat e relaksit. Një kujdes të veçantë duhet të tregoni kur jeni në plazh. Duhet të përdorni kremin e duhur. Një lëkure të bardhë i duhet 10 minuta për tu djegur, një lëkure normale 20 minuta  ndërsa lëkura me pigment 30 minuta.

Prerje flokesh

Prerjet e flokëve
Edhe këtë vit shkojnë prerjet asimetrike për flokët. Janë  shumë në modë ngjyrat e kuqe, veçanërisht ajo e qershisë,  që janë pak të vështira për tu arritur.  Sivjet shkojnë dhe ngjyrat e kafta, ngjyrat e tokës. Nuk bëjnë tendencë ekstremet e ngjyrave, por janë e kafja e hapur, me kontraste që duken dhe s’duken.

Kembet

Duart dhe këmbët
Duart dhe këmbët kanë nevojë të veçantë për përkujdesje. Për të mbajtur bukurinë e duarve duhen përdorur kremra zbutës dhe hidratant. Eshtë më mirë që kremrat të përdoren mbas dushit sepse atëherë lëkura është e aftë të thithë më shumë.
Çfarë duhet të bëjmë për këmbët?
1-Futini këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta. Shtojini 2 ose 3 lugë vaj soje për më shumë relaks.
2-Thajini këmbët dhe prisni thonjtë.
3-Lyeni këmbët me krem dhe aplikoni një masazh duke përdorur metodën e shtypjes në pjesët e ngritura. Kalojeni kremin dhe mes gishtave.
4-Përsëriteni këtë veprim 4 deri në 5 herë.
5-Shtrihuni duke i mbajtur këmbët në ajër. Kjo do ulë tensionin e këmbëve dhe ndihmon njerëzit që kanë probleme me venat.

 


Data postimit :11/08/2010
Ikub# :1008110090
Tags: FLOKE TRUPI
Lexuar :8,057 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Cfare ju duhet :Trajtim, kujdesje.
Keshilla dhe Kujdes! :Duart dhe këmbët kanë nevojë të veçantë për përkujdesje. Për të mbajtur bukurinë e duarve duhen përdorur kremra zbutës dhe hidratant. Eshtë më mirë që kremrat të përdoren mbas dushit sepse atëherë lëkura është e aftë të thithë më shumë.

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al