Back

Si te edukoni femijen tuaj ne varesi te moshes se tij?

Child - homeworkHapi I
Mundohuni te kuptoni stadin e zhvillimit te femijes tuaj. Eshte nje nder gjerat kryesore te arrish te kuptosh se ne c’faze ai eshte, cfare gjendje po kalon. Ka momente ndryshimi e zhvillimi ne jeten e cdo femije dhe eshte nje sfide per cdo prind te arrije ta perbaloje sa me mire nje stad te tille.

Hapi II
Silluni me femijen tuaj gjithmone ne baze te moshes qe ai ka:

Femijet nga lindja deri ne 2 vjec:
Ne kete moshe, pjesa me e madhe e trurit eshte ende ne zhvillim dhe aftesia e tij per te thithur impulse eshte zero.
    Ne periudhenkur femija juaj nuk ka bere ende nje vjec, nuk ka nje disipline te sakte per sjelljen e nje prindi ndaj tij.
1. Plotesojini deshirat e tij per te ngrene, per te pire, per te fjetur dhe mbani sa me mire higjenen e tij.
2. Kini sa me shume kujdes per te. Nga mosha 1-2 vjec, kur femija meson te ece, vemenjda ndaj tij duhet te jete maksimale. Nuk duhet lene kurre te ece vetem dhe nuk duhet lene te preke gjithcka. Mund te kete shume rreziqe perreth tij.

Femijet nga 2 deri ne 6 vjec:

Zhvillimi i trurit vazhdon dhe eshte periduhe kur femija fillon te shikoje dhe te mesoje sa me shume gjera.
1.  Teksa aftesite shikuese te femijes rriten, ju mund te filloni t’i mesoni atij sa me shume gjera. Eshte ajo periudhe ne te cilen femija fillon te fiksoje dhe te memorizoje sa me shume gjera qe shikon dhe degjon.
2. Mos harroni qe femijet nuk arrijne te kuptojne te gjithe fjalet qe ju mund t’i thoni. Perdorni me to fjale te thjeshta qe jane shpesh te degjuara ne jeten e perditshme.

Femijet nga 6 ne 12 vjec:
Zhvillimi fizik ngadaleson gjate kesaj periudhe. Ne eshte me aq i shpejte sa c’ishte ne vitet e para te jetes.
1. Mbani gjithmone konstante kerkesen e llogarise kundrejt femijes.
2. Shpjegojini femijes suaj se pse ju silleni ne kete menyre dhe se cfare prisni prej tyre.
3. Degjoni cfare kerkesash kane.
4. Lerini te sillen natyrshem ne shtepi, por vendosini dhe disa pergjegjesi.
5. Kufizojini perdorimet e TV, kompjuterit e shume privilegjeve te tjera qe ato mund te kene.
6. Mos e nenvleresoni. Qendrojini gjithmone mbi koke per ta kontolluar dhe per ta keshilluar gjithnje e me shume. Nese nuk e beni ne kete moshe, atehere do te keni shume probleme me te pasi kjo eshte pikerisht mosha kryesore e tij, ku ai fillon te kuptoje me mire gjerat dhe fillon hapat e pare te edukimit te tij si njeri.

Femijet nga 13 ne 18 vjec:
Ne kete moshe kemi zhvillim fizik dhe shoqeror te femijes. Jane te shumta ndryshimet qe ndodhin.
1. Tani femijet kane mundesi te bejne veprime personale dhe te shikojne dhe pasojat e tyre. Jane gati te behen pjese e jetes se te rriturve dhe te mbajne pergjegjesite e veprimeve te tyre eshte gjeja kryesore per ta. Ndikimi juaj tashme mund te jete me i vogel se ne vitet e meparshme.
 


Data postimit :29/07/2010
Ikub# :1007290043
Tags: FEMIJE
Lexuar :1,615 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al